A u votua në 25 prill për ‘letra të bardha’ apo për veprimin e Reformës në Drejtësi mbi të pandëshkuarit e politikës? Kur u bë “çun i mirë” ministri i brendshëm i 21 Janarit dhe ministri i jashtëm i ‘Detit’?

redaktor

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Shefi i Grupit Parlamentar të së majtës, që është shumicë e tanishme në Kuvend, por që do të jetë edhe pas shtatorit, Taulant Balla, bëri një deklaratë të pritur deri diku, pasi, edhe vetë shefi i tij e kishte deklamuar disa herë, duke i vërë vend edhe në Metingun e Fitores pas 25 prillit.

Balla deklaroi se , “Rama i ka çuar një letër të bardhë Bashës, ku i thotë shkruaj çfarë do dhe bujrum të ulemi në tavolinë ta negociojmë”.

Që Edi Rama e ka dëshirën e uljes në një tryezë me Lulzim Bashën, kjo dihet tashmë, ashtu si askush nuk e ka të qartë se për çfarë marrëveshje është fjala. Në fare pak ditë, që nga parazgjedhjet, kur ishte fjala për një “bashkëpunim pozitë-opozitë” si mjet për koordinimin e hapave integrues drejt Bashkimit Europian, e më tej, në studion e TV Klanit, për zhdukjen e vijave të kuqe, çka nënkuptonte më shumë se sa bashkërendim normal, tani, sipas Ballës, është kaluar në një letër të bardhë, kur opozita mund të shkruajë çfarë të dëshirojë me “hajde bujrum të ulemi në tavolinë dhe të negociojmë”.

Ka disa enigma në të gjithë këtë zallamahi dhe vrapim politik për të vendosur rregulla të tjera mes kufirit që ndan pozitën dhe opozitën, ose, edhe më tej, duke e hequr krejtësisht këtë kufi. Letra e bardhë e Ramës për Bashën, ku, ky i fundit mund të shkuajë çfarë të dëshirojë, gjithnjë sipas shefit të grupit parlamentar, i cili është edhe figura e dytë e së majtës, tani merr një përmasë tjetër.

Çfarë do të thotë “pa kufi”? Kufijtë i ka vënë vota e 25 prillit. Bujrum për çfarë? Qeveri me bazë të gjërë mes shumicës dhe opozitës? Deri ku do të shtrihet ky i ashtuquajtur koalicion? Do të jetë një përngjasim i majit të vitit 2017, ku titullarët e deleguar nga Basha nuk e takuan asnjëherë shefin e qeverisë, si dy linja paralele qeverisëse, apo, në mendimin e Edi Ramës është diçka krejt tjetër?

Ky i fundit, në 25 prill, ishte lideri i fushatës, por, ndryshe nga 4 apo 8 vite më parë, këtë rradhe ai nuk e drejtoi gjithë “tepsinë” krejt i vetëm. Më shumë se për qeverisjen e tij 8 vjeçare, e cila nuk ishte as e shkëlqyer dhe as në gjysmën e premtimeve të lëshuara, njerëzit besuan dhe votuan të majtën, si mendim për një qeverisje më tolerante, më të besuar, dhe në fund të fundit, nuk besuan eksperimentet që donte të bënte Basha.

Ndryshe nga katër vite më parë, në 25 prill fitorja ishte më shumë e së majtës, se sa e liderit të saj. Vetë kushtet e zhvillimit të saj, kur më tepër vlerë kishin takimet e ngushta dhe përcjellja e mesazhit të besimit, Edi Rama, duke u kthyer te socialistët dhe distancim nga Rilindja e tij, e deshi mesazhin e shumicës, më tepër se sa mesazhet e tij.

750 mijë votues nuk besoj se votuan që dhjetë ditë pas votimit, shefi i qeverisë t’i drejtojë një “letër të bardhë” drejtuesit të opozitës, duke pritur kushtet e tij. Sado arrigant të jetë një drejtues partiak, ai nuk mund të kalojë kufijtë e së mundshmes dhe të marrë me kokën e tij dhe në çastin e tij, vendime të tilla. Aq më tepër që “çuni i mirë” për të cilin po flasim ishte ministri i brendshëm i 21 janarit dhe ministri i jashtëm i Marrëveshjes së Detit, ku, në të parën, vetë Rama e cilësoi ashtu si ishte, vrasje e qëllimshme politike, dhe, të dytën, “tradhti kombëtare”.

Faqja e parë DITA, 06 maj 2021

Kaq lehtë është të hidhen poshtë 750 mijë vota për të pasur një letër të bardhë për drejtuesin e opozitës, i cili, jo vetëm që nuk i ka njohur ende zgjedhjet dhe as nuk ka ndër mend t’i njohë?

Në këtë bashkërenditje a bashkëqeverisje si do të trajtohet reforma në drejtësi dhe deri ku do t’u zgjatet dora atyre që haptas deklaruan se do e mposhtin atë, duke i kthyer gjërat përmbys? Nëse bashkëpunim presupozon edhe shkatërrimin e vlerave për hir të qetësisë së qeverisjes, a nuk do të ishte pikërisht kjo “qetësi” guri i vënë në ecjen e demokracisë dhe kontrollit të institucioneve qeverisëse?

Këto “letra të bardha” mbyllin sytë ndaj mëkateve milionëshe dhe Edi Rama nuk e ka marrë mandatin nga verdikti i 25 prillit, as të bëjë eksperimente as të gjejë një rrugë të qetë drejt autokracisë.

Pas fasadës se ja, njerëzit e politikës po na gjejnë rrugën e bashkërendimit, në fakt, është çimentimi i një shumice oligarkie politike, që pashmangshëm të çon drejt forcimit të oligarkisë financiare.

Rama, edhe pa letrën e bardhë, është ftuar nga populli të vazhdojë qeverisjen e tij, sipas përcaktimeve konkrete që ka bërë, e po ashtu, Basha është lënë në boshllëkun e tij opozitar, me apo pa skifterët e politikës agresive, Meta-Berisha.

Nga ana tjetër, reforma e thelluar në drejtësi do të ishte e mangët nëse nuk do të bëjë vetingun financiar të klasës politike, të atyre që ishin pjesë e saj dhe të këtyre që vazhdojnë të jenë. Nëse kjo nuk do të bëhet , atëherë do të vazhdojmë të kemi sundimin e politikës mbi ligjin dhe rikrijimin e klanizimit të drejtësisë. Një bashkëqeverisje apo bashkërendim mbi një Letër të Bardhë do të mund të jetë mburoja e politikës nga abuzimet e bëra, të cilat janë disproporcionale me fitimet zyrtare.

Një bashkërenditje e bashkëpunim për të pasur “ngjala” të reja, të pandëshkuar dhe reabilitim të urdhërdhënsve të 21 janarit apo Gërdecit, nuk i duhet as dreqit e as të birit. Është rrëshqitje drejt një honi, në të cilin duket se po ngjitesh, por bie gjithnjë e më thellë.

Rama, e askush tjetër, nuk ka të drejtën të lexojë prapsht verdiktin qeverisës, që i dha mandat një force politike, e cila, duhet pranuar, nuk është safi e pastër dhe as deri në fund këmbëngulëse. Thyerja e verdiktit do të sjellë në pak çaste, nëse kjo ndodh, një relativizim të qeverisjes, por problemet do të ishin shumë më të mëdha, sapo të hiqeshin fare pak petët e lakrorit që gatuhet me letra të bardha.

Në kampin opozitar zërat kryengritës janë ende të pakët, por shprehës. Nëse Basha po synon të grumbullojë ujrat e zemërimit në kanalet e tij politik, kjo është çështje e brendshme e vetë opozitës.

Ne jemi në një stad zhvillimi ku ndikimi i liderëve politikë është rritur tej normales, po rritet dhe duhet zvogëluar. Kjo fillon kur liderët të mësohen të mos vendosin sipas zgjimit të mëngjesit apo pagjumësisë së natës.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
23 Comments
  • Sakte logjika.
    Nuk mund te kete edhe “bashkepunim” edhe vijim te Reformes ne Drejtesi.
    Fundja per ke u beka kjo Reforma me kaq shune kosto per kete popull te tradhtuar kaq sh here??

  • Pse beni sikur nuk e kuptoni qe Edi Rama ka qene dhe eshte DIKTATOR?
    Pse habiteni sikur nuk e dini,qe per 30 vjet ligjin ketu e ka bere NJESHI dhe jo institucionet?
    Si nuk e dini qe per cdo gje qe ben Rama nuk ka institucion qe ta ndaloje?
    Se fundi,pse beni sikur nuk e kuptoni,qe sot ne Shqiperi nuk ekziston demokracia dhe shteti ligjor,por diktati i Edi Rames?
    Pse keni heshtur ju media te analizoni se pse e sajoi Rama te ashtuquajturen “Bashkeqeverisje me qytetaret”,qe ne fakt ishte ligjerimi i rrenimit te demokracise,shtetit ligjor dhe nxjerrjes jashte loje te funksionimit te administrates qendrore dhe vendore?
    Mjaft me shkrime lojra fjalesh dhe aludime te pergjithshme kur problemet jane konkrete e te shikuara nga te gjithe!
    Hapeni gazeten per qytetaret,qe te japin gjykimet e tyre per qeverisjen,per demokracine etj dhe mos mbushni gazeten me sofizmat e filozofeve,qe shkruajne per vete e jo per popullin!
    Mos censuroni shkrimet qe jane kritike edhe per punen tuaj,sic ka bere shpesh here moderatori i juaj,me siguri jo nga koka e tij.
    Ne se doni t’i sherbeni demokracise ne Shqiperi,behuni opozite e vertete ne mbeshtetje te interesave te demokracise dhe popullit shqiptar!

  • Mos ngaterro politiken me drejtesine.
    Rama eshte votuar per te udhehequr politiken e jo proceset gjyqesore.

    • Rama eshte me shume se gjyqtar dhe prokuror. Eshte ligjvenes.
      Kur do Rama te denon dhe per nje fatur elektriku.
      Nuk i leverdis te merret me Saliun dhe te tjeret, ndryshe duhet te haoi krahun dhe vet, eshte sh e kuptushme

    • Po ti “drejtesia” a e di se te gjitha hallkat e reformes ne drejtesi u krijuan nga politika?
      Filloje nga organet e vetingut KPK,KPA etj a nuk u caktuan nga politika?
      Po antaret e vetingut si KPK dhe KPA etj a nuk u caktuan nga politika?
      A nuk e ke pare se Rama me Meten u hengren si qente per emerimet ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese?
      E cfa do me shume ti,qe te mos thuash se drejtesia nuk ka lidhje me politiken?
      E fundit fare:
      -A e ke kuptuar deklaraten e Rames ne Konferencen Antikorrupsion se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”?
      A nuk ishte kjo nje AMNISTI POLITIKE,qe Rama u beri Berishes dhe deri tek vetja per korrupsionin gjigand te tyre?
      A nuk ishte kjo deklarate edhe nje kercenim qe Rama u beri gjyqtareve dhe prokuroreve te mbetur qe te mos guxojne te merren me politikanet e korruptuar,por me njeri tjetrin?

  • edvin drama talli menderin ne te ashtuquajturin tubim per fitoren ne sheshin skenderbej (pavaresisht se ligji i ndalonte keto grumbullime por per prijesin ligj nuk ka) me perkrahesit e rilindjes teksa te gjithe prisnin te vazhdonte linjen per te cilen ai u votua ai fliste per bashkim me lulushin.. Tani ose edvini e di qe ka vjedhur ose e ben kete aleance per te vjedhur sebashku me lulushin. Kush ja jep ketij te drejten me ate vote qe mori qe te kerkoje aleance me saliun dhe lulushin ? Kjo do te thote se te gjijthe aty ne ps dhe militantet ai i trajton si skllever te tij

  • Si thua Bedri, e hengre dhe kesaj rradhe, apo ben sikur ke parime?
    Si.ka mundesi te futet Basha ne burg e Ramuti te ngelet jashte? Shkaktari i 21 Janarit dhe ekzekutori. Shitesi i Detit dhe shitesi i Shqiperise ne Hage. Nje monedhe, dy fytyra. Bedriu shikon vetem njeren. Tjetren e mban ngjitur nen pellembe.

  • Ky eshte mentaliteti shqiptar! Jemi armiq te betuar kunder njeri tjetrit! Dhe Bedriu dhe Gazeta Dita e tregojne qarte! ” Nuk ka paqe nen ullinj” ishte titulli i nje filmi Italian, vite te shkuara! Behet fjale, qe te mos e shohim veten si armiq,nje praktike e mentalitetit Vicidolas te Saliut! Duhet te punojme per Shqiperine dhe jo per Saline! A eshte Lulzimja njeriu i duhur? Mundet qe jo! Por kete brume kemi! Me mire te ndahet Saliu dhe Likja nga jeta politike dhe pastaj te shohim! Nuk behet fjale per bashkeqeverisje! Behet fjale per stabilitetin e SHqiperise dhe futja e vendit ne Europe, qe e kundershton dhe lufton Saliu dhe klani i tij edhe neper Bote.

  • PS-ja ashtu si PD-ja jane 2 parti te vdekura qe menaxhohen vetem nga 2 veta, ramuti dhe saliu, qe te 2 punojne per interesat e turkut.

  • Shqiperia eshte vend pa zot qe nga 1990.
    Komanden e bejne te huajt.
    Tanet jane per hajdutllik personal dhe gjela maj plehut.
    Ka ende popull naiv qe u shkon pas, nuk ke ci ben.
    Ceshtje zhvillimi

  • Po pse mo shoku Bedri budalla eshte Rama te coje Bashen ne burg . Po jo ore se i duhet , nese ka ndonje merite qe Rama ka fituar zgjedhjet eshte se perballe kishte Bashen . Po nese hyn Basha ne burg atehere do i vihen kundra cunat problematik “Tomka dhe shoket e tij (ushtaret e Qifes , Rrahman Rrahja , Cyrbja dhe Ndraci , Koka e vk). Pa keta Edi nuk e ka te sigurte postin e Kryeministrit dhe ata po presin shperblimin nga thesi i buxhetit te parave qe kane shpenzuar per fushate. Keshtu qe po prite reformen ne drejtesi ne Shqiperi i bie ti kesh thene trurit ik pirdhu.

  • Populli foli qarte. Bashkeqeverisja 3 mujore e Pd me Ps ne 2017 ka qene periudha me e keqe e qeverisjes.
    Sa here i luteni opozites per bashkepunim, ajo e merr kete per dobesi dhe behet edhe me shume agresive.
    I dhate postin presidentit Meta meqe ishte afer opozites dhe jemi ketu ku jemi.Njesoj si kur ishte Meta kryeparlamentar qe na benit te mbyllim tv kur kishte seanca parlamentare.
    Dhe hiqeni ate nen qe kryetari i opozites te flasi njesoj ne fund, se kush e degjon lulin te flasi 1 ore per kriminele e banda.
    Sa here i behen koncensione opozites, aq me shume kemi regres dhe kthim mbrapa ne rrugen e shtetformimit.
    Bashkeqeverisja me te do te thote me shume shkopinj nen rrota dhe me shume babale.
    Mjaft me me eksperimente ne kurriz te Shqiperise!
    Na lodhet!
    Socialistet duhet te marrin pergjegjesite qe iu dha populli dhe te qeverisin vetem.

  • Përshëndetje Bedri.Të lutem se je burr me mëndë!Çfar lidhje ka drejtësia me qeverin?Në se duam të bëjmë Shtet.Mos helmoni njerzit!

  • Bravo, Bedri Islami. I ke thene te gjitha, pavaresisht nga porosia:”Mos i fol shoferit”!!!

  • LEXOVA ME VEMENDJE SHKRIMIN E ZOTIT B.ISLAMI DHE E GJEJE ME VEND TE THEME SE BASHKEQEVERISJA QE JU KERKONI ME OPOZITEN,NUK ESHTE E DREJTA JUAJ PER TA KERKUAR.POPULLI JU KA DHENE TE DREJTEN PER TE MENAXHUAR PARAT ESHTETIT NE MNYRE EKONOMIKE DHE TE DREJTE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK TE SHQIPRIS DHE PARALELISHTE PER RRITJEN E MIREQENIS SE TIJE E CILA KA ARDHUR KOHA QE KETO DY KERKESA TE SHKOJNE PARALEL DHE PA DIFERENCIME ,NE SE DO TE KISHTE DUHET ME PA TJETER TE SHKOJNE NE INTERES TE RRITJES MIRQENIS DUKE RRITUR RROGAT DHE PENSIONET. TE HABITE FAKTI QE JU KERKONI BASHKE QEVERISJE ,A MOS VALL ESHTE ME MIRE AI KATER VJECARI I PARE KUR BASHKEQEVERISET ME LSI,KUR CDO GJE SHKOJ RRUMPALLE.ISHIT JU QE NE KATERVJECARIN E DYTE KERKUAT TEPSIN DHE POPULLI JU ADHA DUKE MENDUAR SE DUKE QENE VETEM DO TE REALIZONIT ME MIRE DETYRAT TUAJA.A MOS VALLE PO KERKON TANI BASHKE QEVERISJEN ME QELLIME TE ERRTA PER TE MBULUAR KORRUPSIONIN QE EDHE NE MANDATIN E TEPSIS DYTE NE NJE FARE MNYRE SHKELQEU. SI TE DUKET QE TE UAZA E RE NJE KILOMETER RRUGE ME 20 MILION EURO.JU ANULLUAT PROJEKTIN E PARE DHE PO BENI KETE TE DYTIN JO AQ EFEKTIV SA AI I PARI.POPULLI I NJEHE SHUME MIRE VEPRIMET DHE ARSYETON.NUK TE MJAFTOJNE TELASHET QE PATE KETE MANDAT DUKE PASUR PRESIDENT NJE KRYETAR PARTIJE TJETER.KAQ SHPEJTE PO I HARRON APO KANE KALUAR TRE DITE QE KUR POPULLI JU DHA MAANDATIN E TRETEKY KATER VJECARE NUK KA VEND PER BASHKEQEVERISJE ,POPULLI JU DHA VOTEN PER TI VENE GJOKSIN LUFTES KUNDER NKORRUPSIONIT QE EDHE NE ADMINISTRATEN E JUAJ ESHTE NE NIVELE TE LARTA.VEMENDJA E JUAJ GJATE KETIJ KATER VJECARI DUHET TE PERQENDROHET TEK AJO QE KONTROLLI I SHTETIT TE MOS GJEJE QOFTE DHE NJE LEK SHPERDORIM E VEPRIME PA STUDIME TE THELLA TE TENDERAVE. AMUNDET TE VAZHDOHET AKOMA ME VEPRIMET E DERSOTEME KUR PUNA E ZBATIMIT TE PROJEKTEV KONTROLLOHET NGA SUPERVIZOR QE I CAKTOJNE VET FITUESIT E TENDERAVE,QE NE NJE MNYRE APO NJE TJETER LEJON VEPRIME KORRUPTIVE QE MBUSHIN XHEPAT E SEKSERVE QE PUNOJNE NE EMER TE TE SHEFAVE PER TE MBUSHUR XHEPAT E TYRE.KY KATER VJECARE KERKON QE JU TE MOBILIZOHENI QE NE FUND TE TIJ MOS TA PSONI SI PD QE SKA PER TA MARRE KURR VEHTEN PO SU RIFORMATUAN ME NJEREZ TE RINJE DHE TE ZOT. DUHET TE SHIKOHEN MIRE KETO GJERA SE POPULLI TE PERMEND PUNEN NE KETE KATER VJECARE DHE I HARRON ATO DY TE KALUARIT.

  • E per çfar ju ka pyetur Rama ju qe do ju pyeska kete radhe me ke dhe si do ti beje marreveshjet ? Ju jeni thjeshte per ti dhene votat dhe per te ofenduar me komentet e juaja te fameshme ata qe s’jane dakort me Ramen, pune qe i beni shkelqyer.

  • Rama eshte lodhur nga te lehurat e papushimta te qenit qe leh jashte. Po kerkon marreveshje qe te lihet i qete per te “kryer” ate mision qe duket se ia ka vene vetes detyre. Padyshim qe kjo eshte dobesi e Rames. Rama do vetem te punoje, por i duhet edhe te luftoje. Duhet te luftoje kunder nje hordhie qe i ka shkelur me kembe shqiptaret ne shume raste. Por …ka nje zgjidhje tjeter me te llogjikshme dhe te pranueshme. Ne vend te letrave te bardha duhet te “shperndaje pushtet” me te tijet. Kjo behet permes ushtrimit te demokracise dhe jo nepermjet autokracise. Kjo e fundit perben linjen dalluese te Rames si eshte dhe si duhet te jete.

  • Vetem ate, “Detin” mos e ze ne goje or ti Bedriu se bo autogol! Se vertet dikush deshi ta shiste, por doli dikush tjeter dhe e fali ate…”Detin” pra!
    Per sa kam shkruar ke nje fakt – Parlamenti grek e falenderoi “bamiresin” para pak kohe.

  • Kr.M. Rama: mos ndoshta dhenja e votes nga populli do te thote per ju rritje e autoritarizmit pra shkelje e besimit qe ju dha ky popull? Ne gjykojme se ju lehte eksperimentoni teorema dhe se dyti si guxoni te bashkpunoni me nji ish min. i mbrenshem me demken e vrasesit kur populli pret qe ai te burgoset por jo te krekoset ?thirrini mendjes !

  • Kr.M. Rama: mos ndoshta dhenja e votes nga populli do te thote per ju rritje e autoritarizmit pra shkelje e besimit qe ju dha ky popull? Ne gjykojme se ju lehte eksperimentoni teorema dhe se dyti si guxoni te bashkpunoni me nji ish min. i mbrenshem me demken e vrasesit kur populli pret qe ai te burgoset por jo te krekoset ?thirrini mendjes ! Aha io kapito…… cenzura vazhdon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *