“As komunizëm, as anti-komunizëm”/ Fatos Nano
Me gjithë konsideratën e pakët që kam për ish-kryeministrin Fatos Nano, më duhet të them se thënia e tij e sipërcituar mbetet nga të paktat mendime të vlefshme të shprehur nga politikanët tanë zhurmëshumë e punëpakë të këtij çerekshekulli.
E konsideroj mendim të vlefshëm pasi kjo periudhë na ka provuar se antikomunizmi pa komunizëm, jo vetëm është lojë dhe dyfytyrësi (hipokrizi), por ka prodhuar dhe prodhon tension, ndasi dhe përdoret si perde prapa së cilës fshihen shumë nga paudhësitë e sotme.
Antikomunizmi i 1990 ishte i pritshëm, i arsyeshëm dhe i nevojshëm, por ky i sotmi është kundërhistorik, i dëmshëm dhe çoroditës. Pa përfshirë tufën jo të vogël të injorantëve të cilët mund të jenë çfarëdo sepse nuk janë asgjë, antikomunistët e sotëm mund të ndahen në tri kategori.
E para, përmbledh të gjithë individët që vetë apo familjarët e tyre e patën pësuar, me ose pa të drejtë, nga regjimi komunist. Deri në njëfarë mase qëndrimet e tyre mbeten të përligjura, megjithëse sjelljet që demonstrojnë disa prej tyre nuk shprehin dinjitet dhe as sjellin mbrothësi për ta, sepse është e dëmshme ta jetosh gjithë jetën me pasione.
Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë një numër fare i vogël individësh të cilët janë bartës të një mendimi dhe filozofie që bie ndesh me ideologjinë dhe, sidomos, me praktikën komuniste.
Kategorinë e tretë, që është më e madhja, e përbëjnë rrufjanët politikë dhe gjithfarë horrash, të cilët e kanë përdorur antikomunizmin një çerek shekulli si mjet për të arritur pozita politike dhe ekonomike, kryesisht nëpërmjet krimeve dhe tërësisht kundër interesave të popullit shqiptar.
Duke vërejtur sjelljet dhe qëndrimet e antikomunistëve të kategorisë së tretë nuk është e vështirë të pikasësh të përbashkëtat e tyre, si: mungesa e ideve; mungesa e çdo ideali; mohimi i çdo gjëje të së kaluarës; mashtrimet pa fund rreth të shkuarës, por edhe të së sotmes; paaftësia për të administruar dhe lemeria e kaosit qeverisës; ankandi i sistemit të drejtësisë dhe degradimi moral me ndikim të fortë mbi mbarë shoqërinë; zhurmë pa fund dhe punë pa perspektivë shoqërore apo kombëtare; agresivitet ndaj cilitdo bashkatdhetar që i bëhet pengesë të arrijë përmbushjen e interesave të tij, të familjes dhe klanit të tij dhe njëkohësisht lajkatarë servilë e të nënshtruar ndaj përfaqësuesve të shteteve të huajve, të gatshëm të sakrifikojnë interesat shoqërore dhe kombëtare në shkëmbim të përkrahjes së të huajve për të sunduar.
Të anatemosh, me të drejtë, regjimin komunist për zhvillimin e luftës së klasave dhe, nga ana tjetër, të ngrihesh sot, pas 75 viteve, të përkujtosh një ngjarje, një konflikt civil, siç ishte Kryengritja e Postribës, do të thotë se ke ndërruar kostumin por jo mentalitetin.
Megjithëse kryengritja e Postribës dhe revoltat studentore të 1990 nuk mund të krahasohen në asgjë, më duhet të them se e përbashkëta e tyre është se asnjëra nuk udhëhiqej nga idealet. Idealet janë vlera shumë të larta për t’ua ngarkuar në shpinë individëve që frymëzohen, inatosen (qoftë dhe me të drejtë) dhe reagojnë për motive krejtësisht personale.
Kryengritja e Postribës, me pak fjalë, ka qenë produkt i manipulimit që i bënë popullit, të dërrmuar nga skamja, analfabetizmi dhe mentaliteti mesjetar, disa kriminelë të Luftës së Dytë Botërore, të cilët, të vetëdijshëm për krimet e kryera ndaj popullit, besuan, me mendjen e tyre të vogël, se do të përmbysnin një regjim mbarëkombëtar me një kryengritje lokale.
Këtë të vërtetë e ilustron shumë mirë rasti i një fshatari të mashtruar i cili, pasi ishte fshehur në shpellë dhe forcat qeveritare i bënë thirrje të dorëzohej sepse “E ke gabim!”, u përgjigj: “E di se e kam gabim por i kam dhënë fjalën Dreqit dhe me Dreqin dua të vdes”.
Hakërrimet e opozitës së djathtë sa herë shohin ndonjë fotografi të E.Hoxhës nëpër përvjetorë të Luftës Nacionalçlirimtare dhe etiketimet për të si “armiku më i madh i shqiptarëve” etj., e deri tek pohimet e pavërteta të ish-puthadorësit të tij, sharlatanit plak Sali Berisha se “Ai (Hoxha – V.M ) vendosi në fshatin shqiptar sistemin e tmerrshëm të skllavërisë së vërtetë në të cilin vdiqën nga uria kronike, sëmundjet shoqëruese të saj qindra mijëra burra, gra, fëmijë e të moshuar…”, janë dëshmi e qartë e dyfytyrësisë, kalbëzimit moral dhe shterpësisë politike të kategorisë së tretë të antikomunistëve tanë.
Vetëm injorantët dhe maskarenjtë besojnë dhe përpiqen të gjejnë shpëtim e të fitojnë lavdi tek mallkimi i përditshëm i të vdekurve. Kur, me vepra, nuk mund të tregojnë epërsi qeverisëse, shtetformuese, popullshërbyese dhe atdhembrojtëse, atëherë vërsulen me të gjitha llojet e armëve duke zbrazur batare mashtrimesh, fyerjesh e kërcënimesh ndaj kujtdo që guxon të thotë të vërtetën, sepse e kuptojnë se e vërteta është aq e rëndë sa do t’i kërruste e shtypte si tanku barin e thatë.
Figura të diskredituara kombëtare, individë që shumica e popullit shqiptar i konsideron kriminelë, bëjnë çmos që vlerësimet e tyre për të djeshmen dhe të sotmen, të nxitura nga interesa personale, t’i shesin si gjykime popullore. Bëjnë sikur flasin në emër të parimeve, drejtësisë, demokracisë etj. dhe, nga ana tjetër, kanë qenë vazhdimisht avokatë dhe bashkëfajtorë në shumë krime të pushteteve politikë prej të cilëve kanë nxjerrë fitime pafund.
Zemërimin “antikomunist” nuk ua shkaktojnë as parimet, as idealet, as morali, pasi iu mungojnë të gjitha. Zemra e tyre rreh për pushtet dhe fitime personale dhe jo për të mirën e popullit e të atdheut.
Kur shikon dhe dëgjon që zotërinj si Daut Gumeni, që ka bërë 22 vjet burg politik, dhe dhjetëra burra të tjerë fisnikë që e kanë kaluar kalvarin e burgimit, nuk ua ka dëgjuar kush zërin qaraman dhe, nga ana tjetër, shikon dhe dëgjon që nuk lodhen së hungërituri prej 25 vjetësh Sali Berishën, i cili ka qenë vullnetarisht anëtar pasionant i PPSH për 22 vjet, dhe një tufë paloqesh me pamje prej buratini, të cilët viti 1990 i gjeti familjarisht me një duzinë teserash të asaj partie dhe pseudonime të shërbimeve sekrete; kur dëgjon e shikon të gjithë këta palaço të vjen të thuash: Këta duhet të ketë pasur në mendje Mark Twain kur thoshte: “Sa më shumë njoh njerëzit, aq më shumë dua qenin tim”.
Nëse antikomunizmi i Berishës dhe bandës që e rrethon shfaqet në formë banditeske, dyfaqësie dhe përçarëse, antikomunizmi i demonstruar nga kryeministri aktual, Edi Rama, paraqitet kllounesk dhe aspak i vlefshëm. Përpjekjet e bëra prej tij për t’ia shitur popullit shqiptar tunelet e mbrojtjes në rast lufte apo “shtëpinë me gjethe” si diçka monstruoze dhe të paparë gjetkë, janë antihistorike edhe qesharake. Pavarësisht teprimeve, tunele të mbrojtjes kundërajrore apo bërthamore gjenden në të gjitha vendet perëndimore. Shtëpi të përgjimeve inteligjente, me apo pa gjethe, ka në gjithë botën perëndimore. Nuk e di a e ka marrë vesh kryeministri se shërbimet inteligjente perëndimore, edhe sot, përgjojnë, jo vetëm shtetasit e vet, por edhe udhëheqësit e vendeve aleate perëndimore deri edhe Papën e Romës.
Sjelljet dhe veprat e qeverisjeve duhen gjykuar në raport me rrethanat e kohës dhe jo me dëshirat ekzibicioniste të mëvonshme. Tunelet dhe bunkerët e Shqipërisë ndërtoheshin kur sulmohej e pushtohej Vietnami, Hungaria, Çekosllovakia etj. dhe madje, në tryezat politiko-ushtarake diskutohej edhe përdorimi i armëve bërthamore si opsion ushtarak.
Ne, me të drejtë, kemi stigmatizuar ndërtimin e kloneve me tela në disa zona kufitare, por sot po shohim se edhe vende si SHBA kanë ndërtuar mure dhe gardhe mijëra kilometër të gjatë me vendet fqinjë apo të tjera gardhe po ndërtohen sot nga vendet e Evropës Perëndimore. Ndërtimi i një bunkeri-simbol në qendër të Tiranës sot tregon se rrëmbimet emocionale djaloshare të vitit 1990 flenë ende brenda kryeministrit aktual.
Kur shoh demonstrimet e kota antikomuniste të Ramës dhe Bashës, i përfytyroj të dy të zhveshur cullak, si dy Don Kishotë, të hipur mbi kuajt gërdallë, që vringëllijnë shpatat e marrëzisë në një livadh kundër një grumbulli mizash që iu ngjajnë me batalione ushtarake komuniste.
90% e popullit shqiptar nuk ka qenë as i persekutuar dhe as i privilegjuar, prandaj preokupimi kryesor është e sotmja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Ne nuk duam të na mbrojnë nga e kaluara e arshivuar por nga e sotmja e bastarduar dhe shkaktarët e këtij bastardimi. Ne nuk kemi frikë nga ujqërit e ngordhur por nga çakejtë e gjallë që po na shqyejnë sistematikisht, përditë.
Balsami antikomunist nuk na i pakëson dhimbjet dhe as na e shton respektin për përdoruesit e balsamit. Shterpësia politike e këtyre viteve nuk mund të mbulohet me propagandë antikomuniste. Fatmirësisht, por edhe fatkeqësisht, krahasuar me rrethanat dhe mundësitë, regjimi komunist i solli shumicës së shqiptarëve shumë më tepër shërbime arsimore, kulturore, mjekësore dhe civilizuese sesa Berisha, Rama dhe Basha së bashku.
A doni të mos kujtohet kush për regjimin e para 1990? Sigurojini popullit shqiptar punë, rend, drejtësi dhe shërbime mjekësore e sociale të domosdoshme, pa korrupsion dhe pa dallime të bazuara në renditjen pronësore e politike dhe atëherë nuk do të keni nevojë të shpenzoni për propagandën antikomuniste.
Pse jo më komunizëm?
Së pari, sepse për të arritur disa synime dhe qëllime humane, të moralshme dhe të dobishme, regjimi përdori mjete dhe metoda të gabuara, të dëmshme, të papranueshme dhe kriminale. Së dyti, sepse ekonomia kolektive nuk siguroi dhe as mund të sigurojë ritme dhe rendiment prodhimi e zhvillimi sa ekonomia e bazuar në pronën dhe iniciativën private, për aq kohë sa ndërgjegjja e njerëzimit është larg nivelit që kërkon trajtimi i pronës kolektive.
Pse jo më antikomunizëm, si ky që na ka mbirë në sy e në vesh?
Së pari, sepse nuk ekziston kurrfarë mundësie që ai sistem të kthehet. Ai nuk ishte një fenomen thjesht shqiptar, por Shqipëria ishte pjesë e një procesi mbarëbotëror. Edhe sikur tre milion shqiptarë të përpiqen sot ta rivendosin do ta kishin të pamundur. Sistemet politiko-shoqërore vijnë dhe shkojnë në kushte dhe rrethana të caktuara kombëtare e ndërkombëtare dhe jo kur do t’i teket dikujt.
Së dyti, sepse një pjesë e madhe e klasës së sotme politike e ka përdorur dhe po e përdor antikomunizmin si mjet për të tërhequr vëmendjen nga dështimet e saj dhe si maskë për të fshehur qëndrimet dhe veprimet që mban e kryen në dëm të popullit dhe të atdheut.
Së treti, sepse antikomunizmi pa komunizëm nuk drejtohet kundër sistemit, por kundër individëve. Madje, kundër pjesës më të pastër të administratës partiake dhe qeverisëse të së kaluarës, kundër qindra mijëra individëve të cilët, me ideale, devotshmëri dhe patriotizëm sakrifikuan gjithë jetën ose një pjesë të madhe të jetës së tyre duke i shërbyer popullit shqiptar në zonat më të vështira, pa pasur kurrfarë përfitimesh materiale të veçanta.
Kjo shumësi e pamatë njerëzish atdhetarë ka një çerek shekulli që përgojohet, përçmohet, tallet, diferencohet dhe madje persekutohet. Dhe, nga kush? Nga një tufë horrash dhe gangsterësh të paskrupuj, hajna të klasit të parë, mashtrues të nivelit më të lartë, kontrabandistë dhe atdheshitës, specialistë të korrupsionit dhe bartës të të gjitha veseve dhe interpretues të lloj-lloj perversiteteve.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Te lumte qe u heq masken palacove.Si Saliu dhe Edvini Jo vetem Po e varferojne kete vend por me demagogji antikomuniste jane kthyer ne kryetare te bandave mafioze
zoti viktor shkruan mire por..nuk kap thelbin e problemit sot:
ky cerek shekulli qe kaloi quhet shkaterrimi total I shtetit shqiptar dhe perdhosje kombetare.
ne keto vite eshte zbatuar nje lloj sistemi qe mund ta quajme berishizem qe eshte dicka midis talebanizmit,fashizmit dhe komunizmit.
pa u denuar kjo praktike antishqiptare qe per fat te keq ka nje prapavije nderkombetare ai vend nuk rregullohet
berishizmi eshte me I keq se fashizmi dhe komunizmi te marra se bashku…
mallkuar qofte berishizmi dhe kushdo qe e mbron apo ka frike ta luftoje…
Si perkthehet ne shqip fjala “communist”?
Dua ti themi kti gazetaruci politik se ne kohen kur Fatos Nano vuante denimin per vjedhje,jam i sigurt se ju keni shkuar e takuar ne burgun e Bences ne Tepelene.Persa i perket per cfar ke shkruar,ne te gjitha vendet ish komuniste ka probleme nga me te ndryshmet kurse ne Shqiperi nuk ka sipas servilizmit tuaj.Pra ta dish se per aq kohe qe zgjati okupimi komunist aq do kaloj per tu hequr era e keqe e tyre o ish sekretar partie fshati.
Mark uk o anusi i kuzhines shqupit. O vemje vucidoliste qe ne vend te trurit ke nje cope muti dhe ne vend te gojes ke nje te care qe ngjason shume me te caren vetikale qe njerezit normale e kane mbrapa.
Po ta dije realisht sa i paditur dhe i palare qe je duhet te kishe vrare veten more qyqar qe te perdorin si leter higjenike zuzaret PDH-iste dhe te vervisin neper blogje qe te ndotesh me erren e qelbur te atij qe ska pare as uje as sapun ndonjehere.YYYTTTT fare mutiiiiiiiii
Per ty Mark Uk.
Nuk permirsohet dhe ase nuk mundet, nje sistem qe u permbys me lufte kunder komunizmit.
Sistemi qe u permbys mundet vetem me zhvillim ekonomik.
Ne qofte se ky sistem nderton 8001 vepra te medha sa kishte ber ai sitem athere e ke mundur sistemin qe e ke permbysur.Pore ne fakte nuk kan ndertuar ase nje hale Berisha sa ishte ne pushtet.
Pra sistemt munden vetem me zhvillim ekonomik e jo me propagande.
Cdo rende ekonomiko shoqeror eshte mundur me perparime ekonomike e jo me propagande.
A ke degjuar ndonje vende ne bote se per tu zhvilluar ekonomikishte duhet ta shkatrrojsh vendin deri ne nivelin zero! Ky ishta vizioni i Sali Berishes qe i shkatrroi vendit8000 vepra te medha industriale e bujqesore nga ku punonin mbi 1 milion puntore.
Sote 1 milion puntore i ke ne boten e jashtem se nuk kan ku te punojne ne shqiperi..
Pra ja kush e ka drejtuar kete vend qe sote ai eshte nen Grato, dhe do zoti dhe vihet para drejtesise dhe te shofe e gjith bote sa c`fare te zezash beri ky kalibal ne shqiperi.
Prandaj kure te hyush per te shkruar mendo thell se ai sistem deshtoi, pore ne ase per 100 vjet nuk kemi per ta arrritur ate zhvillim qe kishte ai sistem.!
Komunistat pa ideal dhe hajduta krijuan antikomunizmin per ta mbajte pushtetin gjithmone horrat .
VDEKJE SIGURIMIT TE SHTETIT
VDEKJE KUISLINGEVE SI PUNA JOTE O ARBEN BYTHA
Se për pak harrova sllavo-komunist beogradi
Eshte per tu lavderuar shkrimi tuaj ne pergjithesi me vrejtjen qe: Ne shtetet me potencial ekonomik me te avancuar se Shqiperia jane detyruar te ndertojen rrethime me tela nga dydndjet e emigracionit ekonomik e vendeve me te varfera duke i detyruar keto shtete te ndertojen”Klon” per te penguar migrantet te hyjne pa dokumente nuk e kuptoni qe ne keto shtete qe kane vene keto tela flutrojne me mijra aeroplane dite e nate per lirine e udhetimeve te qytetarve te gjith botes perfshire edhe juve?Te neve ndodhi e kunderta u ndertuan Klone per te mos lene popullin te migroje per nje jete me te mire duke e kthyer Shiperine ne nji burg te pergjithshem. mos hidh hi te njerzit me diturine tuaj shkruaj te verteten si gazetar se politikiht ti kendon nje kenge qe perpiqet ti mbushish mendjen popullit se ne kemi qene dakort te jetonim ne mizerje. nuk na tregon per cilin hajdut, matrapz poitik dhe gangster keni votuar zoteria tuaj? .this is bullshit my friend.
Nuk e ke lexuar me vëmendje shkrimin e Malajt. Ja se çfarë thotë autori:Pse jo më komunizëm?
Së pari, “sepse për të arritur disa synime dhe qëllime humane, të moralshme dhe të dobishme, regjimi përdori mjete dhe metoda të gabuara, të dëmshme, të papranueshme dhe kriminale”.
Një nga këto metoda kriminale ishte edhe mbyllja e vendit. Mos harro se vendet perendimore kanë qênë gjithmonë 300 vjet para Shqipërisë.
Esenca e shkrimit ka të bëjë me komunistêt antikomunistë qê e shkatërruan, vodhën, plaçkitën dhe e grabitën totalisht këtê vend. Komunizmi enverian ështê çështje e mbyllur. As 5 përqind e popullsisë nuk do tê pranonte të kthehej në atê sistem shtypës.
Shume shkrim realist https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
Si Tos Nano atehere ” As komunist, as antikomunist “, jane sot keta qe qeverisin neper Europe. Fatosi paska qene pararendesi i tyre. Keshtu jane sot Merkel, Holond, Renci etj. As mish, as peshk. Por jane pa perjashtim, antinacionaliste ( Antikombetare, shqip ). Dhe kete po e tregojne perdite me globalizmin e tyre te deshtuar qe eshte vecse nje internacionalizem idiot me keq se komunizmi.
shkuan 25 vjet, mundime per demokraci e sakrifica pershqiptaret, te cilet edhe sot si ne 91, po largohen nga politika sklaveruese e varferuese.
Palcove po ju vjen fundi me dekriminalizimin,ku po ju nxjerr ne shesh falcivitetitn,si antikomuniste dhe diktature si komunistet e sistemit tashme te rene,por qe akoa undohn keta horra me shpenzime te medha te sinboleve komuniste,te spostojne veprimet kriminale
me korrupsion,droge,informalitet,dhe bejne demagogun me kostiume te shtrenjta sikur vijne nga planete te zbuluara sot, e prallosin,kur diktatura, antishteti i tyre,eshte po njesoj,
nano eshte lideri me deokrat , pasi dha shembullin, dha dorheqjen, reformoji ps,por rilindja solii
prape krimin e vjeter Ruci dhe te rinj,qe blejne vota per pushtt ,nuk bejne shtet e kerkojne tendera ne shtet.
une jam fatos nano,
mbrapa me vjen historia.
ai ndjek situaten,dhe e kuptoji se ps nuk rilindi, por rilindi pasuria e tyre qe nuk mund ta merrnin ne 8 vjetet e berisha-metes.
filozofi reale.koha po vjen per shprese per shqiptaret.
kjo duket te puna kembengulese dhee vazhdueshme e diplomateve te SH,BA, te cilet po na ngjallin shpresen per demokraci , shtet ligjor,te barabarte para ligjit
shkuan 25 vjet, mundime per demokraci e sakrifica pershqiptaret, te cilet edhe sot si ne 91, po largohen nga politika sklaveruese e varferuese.
Palcove po ju vjen fundi me dekriminalizimin,ku po ju nxjerr ne shesh falcivitetitn,si antikomuniste dhe diktature si komunistet e sistemit tashme te rene,por qe akoma mundohen keta horra me shpenzime te medha te sinboleve komuniste,te spostojne veprimet kriminale
me korrupsion,droge,informalitet,dhe bejne demagogun me kostume te shtrenjta sikur vijne nga planete te zbuluara sot, e prallosin,kur diktatura, antishteti i tyre,eshte po njesoj,
nano eshte lideri me deokrat , pasi dha shembullin, dha dorheqjen, reformoji ps,por rilindja solii
prape krimin e vjeter Ruci dhe te rinj,qe blejne vota per pushtt ,nuk bejne shtet e kerkojne tendera ne shtet.
une jam fatos nano,
mbrapa me vjen historia.
ai ndjek situaten,dhe e kuptoji se ps nuk rilindi, por rilindi pasuria e tyre qe nuk mund ta merrnin ne 8 vjetet e berisha-metes.
filozofi reale.koha po vjen per shprese per shqiptaret.
kjo duket te puna kembengulese dhee vazhdueshme e diplomateve te SH,BA, te cilet po na ngjallin shpresen per demokraci , shtet ligjor,te barabarte para ligjit
shkuan 25 vjet, mundime per demokraci e sakrifica pershqiptaret, te cilet edhe sot si ne 91, po largohen nga politika sklaveruese e varferuese.
Palcove po ju vjen fundi me dekriminalizimin,ku po ju nxjerr ne shesh falcivitetitn,si antikomuniste dhe diktature si komunistet e sistemit tashme te rene,por qe akoma mundohen keta horra me shpenzime te medha te sinboleve komuniste,te spostojne veprimet kriminale
me korrupsion,droge,informalitet,dhe bejne demagogun me kostume te shtrenjta sikur vijne nga planete te zbuluara sot, e prallosin,kur diktatura, antishteti i tyre,eshte po njesoj,
nano eshte lideri me demokrat , pasi dha shembullin, dha dorheqjen, reformoji ps,por rilindja solii
prape krimin e vjeter Ruci dhe te rinj,qe blejne vota per pushtt ,nuk bejne shtet e kerkojne tendera ne shtet.
une jam fatos nano,
mbrapa me vjen historia.
ai ndjek situaten,dhe e kuptoji se ps nuk rilindi, por rilindi pasuria e tyre qe nuk mund ta merrnin ne 8 vjetet e berisha-metes.
filozofi reale.koha po vjen per shprese per shqiptaret.
kjo duket te puna kembengulese dhee vazhdueshme e diplomateve te SH,BA, te cilet po na ngjallin shpresen per demokraci , shtet ligjor,te barabarte para ligjit
Si funsionar i lart i sigurimit te shtetit,dihet se te tilla gjera do shkruash o Mala
Bravo, Viktor Malaj, kompliment për shkrimin, i saktë, sharlatanët e postkomunizmit, që vuri Jagua i PPSHse, me Nexhin , e morën qafë, atë popull, e atë vend .
ka njerez qe friksohen nga lajmet e verteta, se jane pjese e krimit, mbeshtes te krimit apo te shperblyer mga krimi. dhe aq me teper kur analizat flasin se si mund te shkohet perpara,kundra krimit, e per shtet ligjor, te cilen e kerkon gjithe diplomacia e vecanerisht ajo amerikane,
ne komenetet e markut gjithmone ka mendime kundra shkrimit per te shkuar para, dhe pro atyre qe destabilizojne vendin.
pse o MARK, emer i shenjte dhe behesh Uk, qe do te thot nuk kupton apo shtiresh si ujk
sado ta lyesh kemben me miell, prap do te dallohesh, qe nuk je me perparimin e vendit tend por kapesh ne dege te thata dhe do keputen e do te mbetet shenje……………destruktiv ose servil i tyre
Shkrim teper objektiv dhe stigmatizues si per Ramen edhe per Berishen e Bashen. Me hapur nuk ka si flitet, dhe i lutem autorit te mos ua vere veshin ca Mark.Uk (ujku), duket qe nga emri qe ka vetem logjike ujku. Le te bejne Marku, Nano, Rama, Berisha, Basha e meta ato qe beri Enveri per popullin dhe atehere ne do t’u ngreme monumente.Pema qe ka kokrra, ajo goditet me gurre. Rama, Nano, Meta, Berisha e Basha e godasin me gure ato arritje te atehershme, sepse nuk jane ne gjendje te bejne as edhe nje te mijten e atyre arritjeve qe siguroi populli. Por te lumte o z. Viktor e mos u ligeshto na ca bakallaro.
Te lumte Viktor Malaj , por si do te bejme qe ti zhdukim nga politika keta palaco ( Berisha ,Basha , Meta ,Rama etj ) dhe te gjykohen per cfare i kane bere dhe po i bejne ketij populli ?
Doni mendimin tim : Te krijohet nje force e re politike dhe jam i sigurte qe populli do votoje masivisht per kete force .Mereni inisiativen Ju te gazetes DITA , popullin e keni me vete .
Nje bravo kozmike ! Zoti Viktor Malaj …..!!!!
Kur bejn komente edhe tipa te tille qe u pelqen te emertohen si kafsh,po ama shtepiake si mama dhija.
Kristua: Dua te ju pyes se ne cilen klas ke hyre qe nuk e dini se cfar perfaqsojn germat U. K. Nuk ju fajsoj se do i mesosh kur te hysh ne klasen e katert.
Artikull i shkelqyer. Por per ke shkruhet? Shqiptaret votuan perseri me 23 Qershor PS, PD,LSI. Dhe perseri do te votojne…. Ashtu sic e quan vehten komentuesi “socialisti bythpambuk” jemi te gjithe….
Me vjen keq qe shume njerez e futin Ramen ne nje thes me Berishen,Meten,Nanon etj.Kush nuk i sheh ndyshimet dhe nuk dallon dot Ramen nga te tjeret,i placin e i dalcin syte nga vendi.Une nuk mund te them qe Rama s ka asnje te mete,por mendohuni njehere para se te shani Ramen dhe ta futni ne nje thes me Berishen.Mos u beni kaq te pa cipe,se Rames nuk i ka plasur Gerdeci ,nuk nuk ika shitur nafte sllobodanit,nuk ka vrare me 21 janar njerez me duar ne xhepa nuk ka shitur atdheun,sic beri Berisha me detin,djali i Rames nuk eshte si Xeni qeni i berishes,shqiptaret nuk e njohin djalin e Rames,kurse Xeni me Argiten kane lene nam.Berisha na solli edhe ate fortqelbesiren e tij Arallatus Janusqetullas,Berisha mbledh te gjithe klanin e tij serb dhe zhvillon ORGJI me parate e shqiptareve,prandaj Rames i takon qe Berishen ,familjen dhe klanin e tij ti fute ne burg,ti sekuestroje deri ne palce dhe parate e vjedhura ti ktheje ne buxhetin e shtetit.Ta nxjerre para drejtesise per vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha ,Kosta Trebicka,Bashkim Gazidede,Safet Zhulali e plot te tjere,se ai ka nje liste te gjate krimesh,si djegia e gazetes ”KOHA JONE” etj,Me sjelljen e tij te deritanishme,Rama po ben shtet.Natyrisht qe i mbetet edhe shume,shume per te bere.Shpresojme qe te ndjeke rrugen qe ka nisur dhe i urojme pune te mbare.
Bravo Petrika, doli sufllaqja dhe nje gote dhalle edhe per sot.
Dhe une them te placin te dy syte ty petraqi qe nuk sheh se Ramuti eshte e njejta kerme si Berisha, te dalcin nga vendi e ngordhc e mos u befsh me i gjalle
VDEKJE e gjithè KLASÈS POLITIKE 31 Vjeçare , PA PËRJASHTIM !! !! Politikanèt PIDH MOTRA dhe KRIMINELË të kètyre 31 VITEVE duhet të VAREN prej GJUHE tek SHESHI SKËNDËRBEJ dhe tek SHESHI i FLAMURIT në VLORË !!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
Kèta DOBIÇA dhe PROSTITUTA Politikanë tè kètyre 31 VITEVE janë AQ , KRIMINELË , TRADHTARË , HAJDUTË , GRABITQARË , VRASËSA të URRYER , saqë ENVER ❤ HOXHA ❤ LEGJRNDAR ❤ na duket sikur ka qenë PERËNDIA në TOKË dhe SHQIPTARI ❤ më i MIRË dhe mè i SHKËLQYER i gjithë GLOBIT ❤ !!! ⚖⚖⚖⚖
I PAHARRUAR QOFTË përjetë ❤ KUJTIMI ❤ i LEGJENDËS ❤ së PAHARRUAR ❤ ENVER ❤ HOXHA ❤
Cdo te thote “ta pesosh me të drejtë në regjimin komunist”?! (kur i referoheni kategorise se pare)
Po na cudisni me ketë Drejtesinë e nje regjimi.
Sa perqind te votave do merrte Enver Hoxha me partine e tij, nqs javen tjeter do kishim zgjedhje te parakohshme ne Shqiperi ?
Do tê thotë psh që i ke dhuruar kurorën e Skënderbeut mbretit të Italisê. Apo ke shërbyer si milic i qeverisë kuislinge të asaj kohe.. Apo ke vrerê, ke vjedhur, ke përdhunuar gjatë kohës së komunizmit.
Katarakti je tamam qorr nga mendja si e ke edhe emrin.
Ne gjithe Europen u bene gjyqe per bashkepunetoret e pushtuesit kurse dikush qe vjedh dhe denohet eshte thjesht vjedhes dhe nuk eshte i denuar politik si antikomunist.
75 vjetori i Kryengritjes Antikomuniste te Postribes e gjen Shqiperine prej 30 vitesh te qeverisur prej baltovinave te Ramiz Alise se Dhjetorit-90 dhe me Parlament qe ja hap seancen nje plakushe enveriste e thekur qe akoma loton per Enver Hoxhe.
Shtresa e mesme eshte, e ndergjegjeshme ose jo , e majte, socialiste, ose me tej komuniste. Shtetin, gjithperfsish, e krijon vetm e majta. Eshte fakt historik.
Viktor Malaj ,para 1990 na drejtuan Eterit kriminel (bota po denon krimet e komunizmit,shqiperia JO) Pas 1990 po drejtojne Bijte kriminel (shiko mbiemrat e drejtuseve) Ti ben pjes ne te dyja kategorit ,je nje komunist fanatik me aftesine ilustrive qe krimet e komunizmit ti zvogelosh deri ne piken e se pranushmes,legjitimes .Njeres te kategoris tende, me te rezikshem jane per brezin qe nuk e jetoi sketeren komuniste
Kryengritja e Malesise,Postribe,Kelmend,Vermosh,
eshte GULC.
Eshte Gulci i malsoreve te Lire,qe ruajten jete nder e fe,n`ato male,kur bandat sllavo komuniste ju verviten me terror,,e pabesi te papapare ne bashkepunim me cetniket malazes,qe u rane prapashpine.
Eshte nje perpjekje e pabarabarte per te mbrojtur nderin (jo jeten)nga atrocitetet ,perdhunimet,turpet mbi gra e femije te kafsheve vampire,toger baba e mehmet shehu.
Haku i atyre burrave kamikaze qe u hodhen ne zjarr per familjet e tyre ,,te rente ne koke o viktor malaj,,
Ty dhe familjen tende.
Pesofshin atrocitetet e toger babes,,
Atehere do te vijne mente.
Turp te pergojosh ofshet e Malsise.
Ata malesore te genjyer nga bajraktaret e tyre
luftuan te mbronin feudalizmin e thelle ku kishte mbetur Shqiperia, qe jetonte si Evropa perendimore ne vitet 1300, a me keq. Eshte ky feudalizem qe e ka lene mbrapa Shqiperine.
Regjimin e 45-90 e lavderojne se beri kete apo ate. Jo! Ajo qe beri regjimi komunist, ajo qe te gjithe e harrojne, ishte shkaterrimi pa nam e nishan i feudalizmit. Ndersa vendeve perendimore ju deshen 3-400 vjet te hiqnin qafe feudalizmin, Shqiperia e hoqi qafe, per disa vite. Kete vetem komunistet mund ta benin. Ne 90 Shqiperia ishte gati per kapitalizem! Nje zhvillim marramendes! Te ndryshosh rendin shoqeror brenda 45 vjeteve, nuk eshte pak.
Ata malesoret e Postribes luftonin per te keqen e vet. Ishin dumbabishte, apo haxhiqamilse.
Levizje “haxhiqamilse” per te kthyer mbrapa feudalizmin, ka patur edhe ne Angli, France, etj.
Komunistet bene ne Shqiperi ate qe beri Napoleoni ne France: permbysi aristokracine dhe i hapi rruge kapitalizmit!
Cfar pune ke bere ne ate regjim ti Istor Jani? Viktori thote se 90% e popullit shqiptar nuk ka qene as i persekutuar dhe as i privilegjuar kurse per mendimin tim 10%kane qene te privilegjuar (ku mund te besh pjese dhe ti me Viktorin) kurse 90%te persekutuar.Ne ishim te persekutuar ne ç’do pike te jetes.
O Demo halldupi. Me çetnikët serbë ishin bashkuar qurreshërit e Kryengritjes së Postribës, Prenk Cali me gomerët e tij. Lexo histori o halldup. Prek Cali, gjatë Luftës ishte bashkëpunëtor i ngushtë i çetnikëve, me qëllim goditjen e partizanëve. U bashkua me kriminelët serbë, kundër vëllezërve të tij të një gjaku. Ptuuuu, rracë e ndyrë lakejsh, ju mbuloftë m*ti përjetë!!!
demo ballisti filolog i madh
Mire se ti Viktor Malaj me kete shkrim zhgarravine po hiqesh si gjygjtar i historise, por un nuk kuptoj se si ta publikon kete shkrim gazeta DITA.
Ti mor shok, o zotni qe s’je fare, shtrembnon komplet historine e ngjarjeve ne trojet shqiptare. Asht e kote me harxhu kohe per te ba nji analize te gjitha falsifikimeve qe ti ba. Dhe ti i ban keto falsifikime sepse keto qe te lexojne ty shumica jane te moshave te reja ose mesatare, pra te reja ne lidhje me kohen e ngjarjeve qe ti falsifikon.
Vetem nji fjale du me te thane: JE I NEVERITSHEM.
Tedeschin eshte vpozitive qe je trembur nga nje shkrim mbi historine te ketij Malaj se tregon qe e verteta ju tremb kurse Viktori nuk trembet nga genjeshtrat mbi hoistorine 24×24 qe shperndani me ane te nje aparati propagandistik prej qindrash televizionesh radiosh gazetash rrjetesh sociale
Litari litari litari litari litari litari litari litari litari
Për sllavo-komunistët shqipëtar me qëndër në beograd
NJE ANALIZE VIKTORIANE
As vet Vaclav Haveli nuk do ta kishte qare kaq mire e sakte…:
“ Nuk ka komunist me te rrezikshem se komunistin antikomunist” pat deklaruar ai .
Viktor Malaj sjell fakte te pakundershtueshme ne mbeshtetje te kesaj te vertete te pakundershtueshme !
Lavdi Sigurimit tè Shtetit,qe shpartalloi gjithe bandat e diversanteve ,dhe armiqte e Republikes Popullore .
Plumbi kokës për sllavo-komunistët shqipëtar me qëndër në beograd
Ajo thenia e Tos Nanos “As komunizem, as anti-komunizem” do kishte vlere ne 1944, por jo kurrsesi pas nje kalvari 47 vjecar komunist qe perdhosi lirine e dinjitetin dhe e tregoi pasojen ne ikjet masive te shqiptareve ne eksode sikur iknin nga Murtaja.
Hamdi Dega,te lumte!
Me ne fund arrita te lexoj tre rreshtat e fundit
te Romanit tend botuar me seri tek gazeta Dita:
Kur Lindi Partia,Lindi Drita jone.
Sa te kete malsore si ti e ardhmja eshte e sigurte.
Ti ne New-York,Dhimitri ne Toronto na duheni ketu,per te derguar fjalen e Partise ne shkrepat me te larget te Atdheut.
Cdo perpjekje per ta kundershtuar Viktor Malajn, per ato qe trajton ne kete shkrim, do te ishte kundershtim i fakteve historike , prandaj do te ishte pa vlere e pa besushme ,nji perpjekje e”tifozeris antikomuniste”dhe shfajsim i barbaris te shkaterrimeve e grabitjeve te pasurise kombetare qe vazhdon qysh prej 30vitesh! “..90%e Shqiptareve nuk kane qene as te perndjekur politik ,as te privilegjuar te pushtetit..”Kjo thenie lapidar duhet ta detyroje qeverine qe te rishikoje pafundesine e “listavet me emrat e te perndjekurve e persekutuarve ” qe vazhdojne te marrin shperblime edhe pse ne burgje kane qene per shkaqe nga me ordineret ; si vjedhje , zenka ,imoralitete e te tjera krime ,por meqenese jane kryer ne kohen e ”diktatures” dhe denimet jane dhene ne ate kohe ,ata gezojne statusin e “te persekutuarit”! Viktor Malaj meriton pergezime per kete guxim e qartesi mendimi ,per te pergenjeshtruar klasen politike , e cila vazdon edhe sot te “trrullose” mendjet e njerzve me gogolin Komunist”!
Fatmiro a e ke akoma teseren e PPSH?
Lexoava me vemendje shkrimin e allias Viktor Malaj (dhe gjithe komentet) dhe sigurisht qe ndaj tij kam shume objeksione, sipas meje konstruktive, por per te mos i hyre asaj pune, ku në kete forum mund të të atribuohen, si jo rralle here, epitete nga me monstruozet, po e bëj kete duke i rekomanduar V. Malajt, por edhe cdo komentuese si keta me siper ashtu dhe lexues te tjere që e lexojne shkrimin e Malajt, te lexojne dhe shkrimin e E Fatos Lubonjes, “E verteta qe dhemb e Kryengritjes se Postribes”, botuar sot në Gazeten Liberale. Sigurisht ai që do ta kuptoje më mire ate shkrim me siguri do te jete vete Viktor Malaj, pavaresisht se puna ia do, (ashtu si çdo here kur behet fjale per tema qe lidhen me regjimin komunist dhe bemat e tij), te shkruaj si ne artikullin e sotem të tij. Të kuptohemi fjalen e kam për të vertetat e “komunizmit” enverist (ato që Lubonja i quan narrativa komuniste) dhe jo per çfare shkruan Malaj, per “antikomunizmin” e shpifur të modelit berishist, per të cilat ndaj te njejtin mendim me të.
Kelyshat e komunisteve bejne komente per deokraci, per liri! Beni komente per krimet e familjareve tuaj dhe zhdukuni nga politika dhe detyrat shtetrore. Race e ndyre! Plehera keni qene dhe keni mbetur!!
Familjeve tona ju ha mutin ti, bushter e ndyre.
Familjet tona nuk i lyen duart me gjak.
Ju balliste te ndyre te poshter vrate njerez dhe ekzekutuat bijte e nenave, yy qelbesira te ndyra.
Dhe Hamit Matjani kur zbarkoi vrau fshatare qe punonin arave. Ndyresira kriminele.
Duheshit zhdukur te gjithe me rrace, plera
Ashtu eshte mirela, familjet tuaja tere diten i binin me dore dhe qiheshin ne bythe. Nuk behet fjale per gjak. Po ndizni qiri per dite Sali Berishes, qe per mision kishte mbrojtjen e komunistave, se sot do t;ju ishte zhdukur fara, mor hale e mutit, mor rraca me e poshter qe ka pare faqja e dheut, ju genjeshtare, demagoge, vrases qe vec jetoni mbi budallallekun e atyre qe besojne se do te hane pa punuar.
Si gjithmone Viktor Malaj nuk zhgenjen me skuthllekun karakteristik. Se qe thua ti or zoteri ne e analizuam, e ndeshkuam dhe e zhdukem te keqen me te madhe qe zuri kombin shqiptar “KOMUNIZMIN”, i denuam te gjithe kreret dhe fajtoret per pitsirat qe hoqi populli shqiptar per 50 vjet rresht dhe nuk na mbetet gje tjeter vecse te anatemojme ANTIKOMUNIZMIN si nje e keqe e madhe qe na ka zene e nuk po shpetojme dot. Per mua jo Kina, po tere bota ua shkerdhefte rrobt e me cfare u mban pragu komunisteve, fares me te keqe qe ka mbire ndonje here ne shoqerine njerezore, pastaj po mbeti ndonje gje edhe per atnikomunistet e dores se pare, te dyte, apo te trete nuk prish pune po e pranojme. Me llogjiken e Viktorit nuk duhet share semundja po mjeku qe e ve ne dukje, sepse eshte i pasjellshem, e ofendon semundjen dhe kete per te perfituar per vete. O Viktor edhe ti ne mos ke shkuar ne shkollen e Partise V.I.Lenin i ke lexuar leksionet nga shoket e ngushte.
Komunizmi nuk ishte e keqja më e madhe për kombin shqiptar. Madje do të thoja se ai ishte i domosdoshëm për atë kohë. Ai sistem e zhvilloi Shqipërinë në mënyrë të paparê. Siç e kam thënë edhe herë tê tjera Shqipëria ka qënë gjithmonë 300 vjet prapa botës. Një Kandahar në Europë. Por pas 45 vjet komunizëm ajo mbeti veçse 50 vjet pas botës. Pa dyshim që sistemi komunist ishte një regjim gjakatar dhe kriminal. Qê Enver Hoxha ishte një tiran dhe vrasës serial i paparë. Por ke parë ti që gjatë diktaturës vendet përparojnë më shumë se gjatê tê ashtuquajturave demokraci! Gjatë diktaturês së Hitlerit Gjermania u kthye në njê superfuqi. Po ashtu Bashkimi Sovjetik në kohên e Stalinit. Sot Kina po përbên një kërcënim për botën me fuqinë e saj.
Problemi dhe tragjedia më e madhe ishte se ne nuk ditëm të kalonim nga diktatura në demokraci, por ramë në anarshi dhe shkatërrim. Por ata qê kanê mbaruar shkollat e Milotit nuk i marrin vesh dot këto gjëra. Do duhen shekuj që neandertalët të kthehen në njerëz dhe të fillojnë tê arsyetojnë dhe të kuptojnë ndonjë gjë.
si si komunizmi eshte po aq gjakatar sa eshte demokracia(qe nuk egziston ne asnje vend te botes,sepse eshte nje utopi),biles komunizmi u krijua me revolucionin rus me leninin e famshem,agjent dhe infltuar ne revolten e urise qe mbante ne shpine si kolkozisti por edhe proletari i çekiçt automatik me 1917.
Dhe eshte çudi ose me sakte koiçidence qe mbas 12 vjetesh te revolucionit Leninian,amerika kalon ne krizen me te madhe te depresionit(ekonomike),nga ku rastesia(me sakte kalkulimi i manipulimi) beri qe njeri regjim u krijua per ti thene proletarit Amerikan qe proletari rus eshte armiku yt,pra komunizmi eshte vampiri yt,kur dihet qe marksizmi lindi ne Angli,kurr dihet qe pjesa mee madhe e emigrimit anglofon ne amerike jane fillim vitet e shekullit te njezet.Kur nderkohe ne lindjie eksperimetohej barazia,ne pjesn jug perindemore(USA) trumbetohej ruga e FLORIRIT,pra etjia per perfitim dhe pasurimit mbi kurizin e me te voglit(shperngulia e autoktoneve,indianet)drejte veriut ose neper koloni(kampe perqendrimi entinike) kolkozi made in amerika.
Pra perte justifikuar,kamufluar dhe deformuar ekspasionin kapitalist,kleptokracia amerikane nxorri moton:Ste pelqen e drejta e pasurimit nen sistemin kapitalist,rrugen e ke te hapur te shkosh e te kerkosh pasuri ne krahun tjeter,ne ate te barazise komunist.
Domethene komunizmi u krijua per te justifikuar barbarine e kampit demokratik-kapitalist.neqoftese ne kapitalizmin gllaberues ka demokraci dihet qe ne ate komunist i frymezuar nga dominimi i pakices kapitaliste,krijoi po te njejtin sistem qeverisjie dhe komunizmi;pakica aparatçike perr dominimin dhe perdorimin e popullit si burimin me kryesor perfitues,kur nderkohe kapitalizmi e trajtonte popullin ne po te njejten menyra barbarie.Pra xhaketa me dy ane u pre dhe u qendis me dy ane kapitaliste-komuniste kur sa here shihej qe demokracia kapitaliste ishte nje ender e deshtuar perdorte deshtimin e saj duke treguar me gisht komunizmin qe me emrin e popullit promovonte madheshtine e tij mbi deshtimin e kapitalizmit ne luften e tij armikut imagjinar komunizmi;Per ta mbyllur nje krah na ishte ujku dhe ne tjetrin ishte po ujku,njeri i siberise dhe tjetri arktik,pra ujku kundra ujkut,kur uritej njeri i kercenohej tjetrit dhe anasjelltas.Ste perlqen diktatura kapitaliste shko e provo ate komuniste,ste pelqen shfrytezimi komunist shko e provo ate kapitalist,ja moto e kesaj bote bipolare.Fatmirsisht perjetova skllaverine komuniste dhe nen emrin e “demoktacise”po perjetoj skllaverine kapitaliste.E jam aq i çoroditur sa s’arrij me te bej dallim midis barbarise komuniste me ate kapitaliste.Si komunizmi ishte barbar por jo me pak se sa ai i anes tjeter te xhaketes,qe sjane gje tjeter veçse xhaketa.Kur flitet flitet te pakten me pak realitet dhe vertetesi,sepse vertetesine me V te madhe askush se njeh dhe as e di se çfare bluhet dhe krijohet nen bodrumet e erreta te klasave dominuese,psh BIDELBERG,COP 21 apo COP 23,pa lene menjane mondilizimin gllaberues.Mjafton te hedhesh nje sy kritike te qarte epokes komuniste dhe postkomuniste ne shoqerine e tranzicionit demokratik ne ALBANI.
Per te korigjuar dobesine e shikimit korigjimi i behet syrit me syze qe katarakti te kete mundesin e realizmit.Mbaresi e miresi katarakti.
Demokracia eshte nje enderr dhe komunizmi eshte nje perralle enderre.
O pordhacooooooooo, qe qeke frikacak duket qarte, dhe qe te heqesh friken ia futke me bar, e me raki dhe e boke boten dyst fare. Po si mer si? Komunizmin e krijoi kapitalizmi qe kur te deshtonte vete te tregonte me gisht nje deshtim edhe me te madh. O Pordho, a e merr vesh edhe vete cfare flet, apo lesho pordha deri sa te friksohen te gjithe e te behen te gjithe si ty, edhe pordhace edhe frikacake. Me fal, po nofka me e pershtashme per ty do te ishte DEBIL I HUTUAR ME KEMBENGULJE IDIOTE.
Dhe ti qe i merrke vesh keto gjera, na thuaj pak e ke me inteligjence natyrale, apo ke bere noi shkolle speciale. Dhe me fal, cilet jane neandertalet? Pozicioni jot arrogant shvlereson direkt edhe ndonje te vertete qe ke thene si psh qe Hitleri ishte burre i mire etj. kesisoj budallalleqesh.
Hoqe nje paralele me thenien e Mark Tuein:
“Sa me shum i njof njerezit, aq me shume e dua qenin tim….”
Ja pra Viktor sado i majt qe ishte Tuein ngelet nhe gjigand..
Thenia e tije nuk ka nevoj te prek emra, as mendime te kunderta…
Me kater fjale permbysi gjithcka..
Menyra se ai shkruan, te krijon idene se e merr cdo gje personale.
Nuk shkrove njehere qet o zoteri.
Vetem rrotullon fjalet.Shoqeria nuk eshte sot ne krize. Kur Europa pranoi supremacine e Amerikes mbaroi gjithcka.
Edi Rama ne vitet ’90 ishte i vertet, sot te hap barkun medemek do te ruaj balancat.
Nuk ka me ideal dhe as idealista.
Vetem adoleshenca dhe rinia mund te kene shperthime te tilla..por se rinia sot do hashash dhe bythe…
E kam then edhe njehere Viktor pa te merzitur- mos e kthe me koken mbrapa se vetem ate ben me shkrimet e tua..
Per vete si “idealist”nuk ndenje ne Shqiperi.
E gjete veten diku tjeter…
Mos shkruaj me se i trazon njetezit..
Esht e vertete se duhet shikuar para e jo prapa, por pa njohur te shkuaren nuk mund te qendrosh ne drejtimin e duhur per te mos shkare aty ku shpesh e ne menyre te perseritu, kemi “rreshqitur” si komb e si shtet ne veçanti.
Por te shkruash se “Ne, me të drejtë, kemi stigmatizuar ndërtimin e kloneve me tela në disa zona kufitare, por sot po shohim se edhe vende si SHBA kanë ndërtuar mure dhe gardhe mijëra kilometër të gjatë me vendet fqinjë apo të tjera gardhe po ndërtohen sot nga vendet e Evropës Perëndimore”, eshte jo vetem e pasakte dhe e pasinqerte, por edhe çoroditese. Regjimi komunist ngriti klon e vendosi tela me gjemba midis trojeve e popullit Shqiptar, ndermjet vedit. Mos valle autori i shkrimit aludon per ekzistencen e kombit “kosovar”?
Mes trojeve shqitpare te Camerise dhe Shqiperise e ke fjalen, apo midis Shqiperise dhe Kosoves, qe e kishte Serbia?
Si thua ti, qen bir qeni, tja hapte kufirin Greqise dhe Serbise?
Zoteri..e kaluara kolektive nuk mund te harrohet nga brezat qe e kan jetuar..
Per hisorianet ajo do zej ndoshta nje paragraf..
Viktori e tjerr te kaluaren thua se eshte audit.
Ai ka menyren e tije per te ber lek, ajo nuk do shum mend..
Jeta ecen shum shpejt dhe duhet jetuar ndoshta dhe pa e kthyer koken mbrapa.
Politika eshte profesion adhtu si gazetaria e Viktorit…
Shkrimi thote disa te verteta qe per disa jane jo te pelqyeshme.Sistemi i pare”komunist” pati si cdo sistem te mira e te keqia.Renia e sistemit nuk erdhi nga disa disidente por nga perballia me sistemin kapitalist nuk arriti ato qe kishin propaganduarNe ate sistem pati edhe shume bema qe nuk lane vend per permiresime.Denimet pas luftes u bene si ne gjithe shtetet e tjera,por ndersa atje pas ndeshkimit njerezit kaluan ne jeten normale.Tek ne armiqte qe ju bashkuan pushtuesve “prodhuan armiq”Mbeti armik gjyshi,armik babai,armik femija e armik nipi.Gje shume absurde.Sa per “antikomunistet” e sotem,qe jane bijte bastard te komunisteve te vjeter nuk mund te thuash asgje vec ti neverisesh.Keta “antikomuniste” jo vetem nuk ndertuan gje pasi prishen cfar kishim por nuk lane gje pa grabitur. Populli duhet ta kuptoj se nuk ka zgjedhje te perhereshme.Ne momentin qe nuk plotesohen ne mase dermuese premtimet duhet ti rrezoj nga pushteti.Sa me i shpejte rotacioni ,aq me shume dobi ka populli.
hallall plako, vijo programin me festen e formimit te ndonje çete apo batalioni komunist se eshte mjaft e rendesishme per te poshteruar ballistet dhe zogistet. Postriba ishte mesazhi se po te fitonte ne vitin 1946, nuk do prisnim dhe humbnin kohen me idiotesite e enverave deri ne vitin 1990.
Mos kerkoni gjilpere ne kashte.
Shtepia po nuk u pastrua nga mbeturinat Osmane dhe Katolike e Papes te vetequajture Skiptare qe kane Kombesi dhe Identitet te pushtuesit eshte e kote te flasim per “Atdhe”.
Historia eshte e shkruar.
Kastrioti ishte Greke Orthodhokse,por ne fact kishte per Simbol ate te Zeusit I Ati I Perendive se Sofise (Dijes) Athinase.
Por ndryshoi Identitet dhe u be “Katolike” sipas “historianit” Xhufi per aresye Strategike.
Por nuk na thote qe cfare u be me Beselidhjen Greke te Ilisus (sot Lezhe).
Te gjithe u bene “Katolike” dhe spiune te Papes per aresye “Strategike”?
Nuk eshte I mjaftueshem facti qe me krijimin e Mesonjetores se Pare Shqipe kishte rreth 1460 Skolio Greke ne Vorio Epir,Kisha Greke Orthodhokse me qindra dhe rreth 960 turke?
Si mund te mashtrohet ky popull Ilyre me periudha qindvjecare Helenistike gjoja fliste nje Gluhe tjeter nga ano Grekja?
Dikur popull heronjsh dhe te civilizuar me qender Dhodhonin e Zeusit dhe me vone Kostantinopolis?
Eshte krim imadh historike ky popull Martire i Imperialisteve Angloamerikane qe nuk kuptojne se kush kane qene,jane dhe cfare kerkojne.
Kur ky Pashallek turk I quajture Albania por ka per “Hero” nje Vorio Epirote do thonim sot te ndare nga Fuqite e Medha Imperialiste atehere per cfare “Kombit” flasim.
Historia e ketij Pashalleku fillon me Perandorine Osmane por “pretendon” se eshte nje “popull i lashte” i shkeputur Identikisht,shpirterisht,ndergjegjerisht nga Greqia,tregon fare qarte fallsitetin dhe hipokrizine e Osmaneve,AntiOsmaneve,Komunisteve,Antikomunisteve.
Emertimet e Topo-Onomatos (toponimet) GrekoIlyre,shkrimet ne Gluhen (Glosan) Greke te Vorio Epirit,Polis te ndertuara nga Ilyret qe flisnin nje Gluhe Greke dhe jo Italishte dhe armiqesia qe tregon ky Pashallek per Vellezerit e tyre qe nuk u tur-qizuan apo u italianizuan eshte Pabesia me e Madhe.
Ketu luftohen ata qe nuk u tur-qizuan,nuk ndryshuan Identitetin Greke Epirote dhe Ilyre dhe flasim per “Harmoni dhe Bashkejetese”?Si mund te mohoen Figura Perandoresh Ilyre qe krijuam nje Perandori si Megas Kostantinos?
Perandori Ilyre Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D dhe tradhetari dhe Servili Rama,Berisha,Meta etj po mbajne Marredhenie “Ekonomike” me Turqine?
Mbi gjithcka eshte Ardheu dhe Ai eshte Vorio Epiri I Kastriotit qe nuk fillon me Osmanet Genitsere te turqizuar me dhune,me crashed,me prerje kokash por i ndare nga Fuqite Imperialiste qe kane mbushur Museumet e tyre me Veprat tona Greko Ilyre.
Qe nga Berlini me kater kuajt
prej floriri, Parthenonin e xhvature nga Angleset,Bustet e Perendive Greko Ilyre ne Museumet e Frances.os te kujtoje dikush qe ky Pashallek do mbijetoje me keto themele.
Ik o k@r, merr shpejt ilaçet!!
k@ri te hyfte ne b4the, me keq nga c’te ka hyre.