Pyetje:
Doktor,
Jam një grua e re që kam dy vjet martuar. Jetoj vetëm me burrin te cilin e dua shumë. Por në marrëdhënien tonë ka një problem. Burri im gërhin në mënyrë të tmerrshme. Asnjë natë nuk fle që të ngrihem në mëngjes e çlodhur. Shkoj në punë dhe jam e papërqendruar, sepse jam e lodhur dhe e stresuar.
Vazhdimisht i kam kërkuar burrit që të flemë në dhoma të veçanta, por ai nuk e lejon këtë. Ai thotë se fjetja në dhoma të veçanta do të prishë kualitetin e marrëdhënies tonë në përgjithësi dhe atë seksuale në veçanti.
Të lutem, nëse keni ndonjë këshillë për situatën tonë, do ta prisja me shumë kënaqësi.
Faleminderit
Përgjigje
E besoj se ai gërhin aq fort, sa dhe qeni i komshiut leh! Në këto kushte ju e keni të pamundur të bëni gjumë të mirë natën. Ka edhe skenarë të tjerë që i përshkruajnë persona të ndryshëm. Një burrë para pak kohësh më shkruante se gruaja e tij është hiperaktive në gjumëdhe ndërkohë që ai është duke fjetur, ajo në mënyrë refleksive lëviz furishëm duart e këmbët dhe e godit atë në kokë ose në gjenitalet, sikur të stërvitet në një klub të karatesë.
Personin që u prish gjumin, padyshim, ju e doni dhe ai u do juve. Por ju, ashtu siç e tregoni në letrën tuaj, nuk mund të flini dhe kjo është çdo natë për vite të tëra. Sigurisht, po të rini pa gjumë çdo natë, ju do ta reflektoni këtë në punë dhe gjatë gjithë ditës nuk do të ndjeheni mirë.
Do të mundohem të të jap disa sugjerime, të mbështetura në studimet më të fundit lidhur me këtë shqetësim. Ti dhe burri, pasi t’i lexoni këto që do t’u shkruaj, vetë do të vendosni si do të veproni. Nuk ka një recetë që është e përshtatshme për të gjithë.
Humbja e gjumit ndodh në shumë mënyra dhe për shumë arsye. Ajo mund të jetë pasojë e stresit, e skenave konfliktuale dhe e shumë arsyeve të tjera. Fjetja me një partner që na shqetëson gjumin për periudha të gjata, është me pasoja shkatërruese për marrëdhënien, veçanërisht, për lidhjen seksuale që duhet të kemi.
Sot, më shumë se kurrë, ka çifte që zgjedhin të flenë veçmas. Këtë e bëjnë për të ruajtur marrëdhënien të fortë dhe të shëndetshme. Këtë trend të çifteve të sotme e kanë vërtetuar kërkimet e kryera nga National Sleep Foundation në Amerikë. Në një anketim që u krye në vitin 2001 me 1004 çifte të martuara, u zbulua se 12 përqind e tyre flinin të veçuar shumicën e kohës. I njëjti anketim me të njëjtin grup çiftesh, u krye në vitin 2005. Në këtë të fundit u gjet se numri i atyre që flinin veçuar ishte, thuajse, dyfishuar. Pas katër vjetësh, 23 përqind e çifteve të anketuara, raportuan se janë marrë vesh të flenë të veçuar nga njëri-tjetrit.
Numri i çifteve që flenë veç është edhe më i madh ne Britani, ku sipas Qendrës Kombëtare të Gjumit është dokumentuar se njëri në katër çifte (25%), kërkojnë gjumë të mirë e të rregullt natën dhe zgjedhin të flenë shumicën e netëve vetëm dhe në dhoma të veçanta,.
Lindin disa pyetje lidhur me këtë mënyrë jetese që sot po përhapet kudo.
- Çfarë ndikimi ka fjetja veçmas në jetën seksuale të çifteve?
- A sjell kjo mënyrë jetese shqetësime, veçanërisht, në të ardhmen e marrëdhënies?
- A e intensifikon dëshirën për seks dhe a e bën marrëdhënien më pasionante fjetja në dhoma të ndryshme?
Përgjigjet për këto pyetje varen, kryesisht, nga sa të forta i kemi lidhjet me partnerin, kur jemi jashtë dhomës së gjumit. Këshilluesi i martesave nga Minesota Ëillard Harley Jr., autor i Love Busters: Overcoming the Habits That Destroy Romantic Love, tregon se fjetja bashkë është një faktor me rëndësi, që na bën të ndjehemi më të integruar me partnerin. Krejt ndryshe, fjetja veçmas, mund të jetë shenjë e shqetësimeve të thella në marrëdhënie. Ajo shpesh tregon, se dy partnerët kërkojnë të gjejnë më shumë arsye (shfajësime), për të kaluar sa më shumë kohë larg nga njëri-tjetri.
Nuk duhet të harrojmë se fjetja herë-pas-here veçmas, mund të jetë edhe shenjë e shëndetshme e pavarësisë reciproke, që mund të forcojë marrëdhënien dhe ta bëjë seksin me partnerin më të kënaqshëm. Gjumi i pamjaftueshëm dhe pa kualitet, na bën të ndjehemi të lodhur dhe të stresuar dhe të mos e vlerësojmë partnerin aq sa e meriton E kundërta ndodh kur jemi të çlodhur dhe të pa stresuar. Fjetja veçmas mund të na inspirojmë për të krijuar “takime” për marrëdhënie intime. Qëllimi i këtyre marrëdhënieve, thjesht, do të jetë të kënaqim seksualisht njëri-tjetrin, pa e ndjerë këtë si një obligim rutinë.
Por ka edhe më, ashtu siç ndodh kur njëri partner shkon larg në një udhëtim biznesi, qenia në shtretër të ndryshëm ushqen zjarrin e imagjinatës dhe ndez dëshirën seksuale. Ne kërkojmë të jemi intimë me një person që e duam dhe dëshirojmë.
Shpresoj të gjeni në këto shënime ide për sjelljen tuaj të mëtejshme.
Paç fat e shëndet
Doktori.
New York Prill 19, 2013

Gërhitja është dridhje e strukturave të frymëmarrjes duke u bere shkak per te penguar levizjen e ajrit gjate frymemarrjes ne gjume.
. Në disa raste zhurma qe krijohet mundte jete e bute, por në raste të tjera, ajo mund të jetë me zë të lartë dhe pakëndshme. Gërhitja gjatë gjumit mund të jetë një shenjë, ose alarmi i parë i apnese se gjumit qe mund te kthehet ne nje crregullim te rende.
Ketu ka rendesi ne radhe te pare te ndihmohet ai qe ka gerhitjen per arsye se gerhihitja ka dhe pasoja shendetesore. dhe gerhitja ndryshon sipas fazave te gjumit. ne kohen kur ajo eshte maximale keshillohet qe personi te ngacmomohet per te ndryshuar pozicionin e fjetjes.ne kete rast behet e domosdoshme fjetja e perbashket.ka dhe mjete te tjera dhe program qe mund ta kuroje gerhitjen.zbatimi me durim dhe korektesi i tyre ka dhene rezultat.Ne te njejten kohe duhet bere dhe vizita mjekesore perte zbuluar ndonje shkaqe fizike.
I nderuari doktor Harxhi ,
Kur frymarrja , ne gjume , te ndalet per me shume se 10 sekonda , kjo e perseritur disa dere ne nje ore quhet ne Greqishten e lashte απνοια.
Si pasoje e ndaljes se frymarrjes , kur nuk kane mish te huaj ne hunde psh , athere nuk eshte gerhitja ajo qe duhet ti shqetesoje partneret por dicka me shume
Me vjen keq se nuk e perkthej dot ne shqip emrin e fenomenit por po e spjegoj qe njerezit qe u mbahet frymarrja per 10 sekonda ose me shume 5/6 here ne ore quhen raste te lehta e skane nevoje per kurim.
nese ndalesa pej 10 sekondash ose me shume eshte 10/20 here ne ore atehere jane raste te mesme dhe duhen kuruar , 21/30 here ne nje ore jane rastet e renda dhe ndalohet qe keta persona te ngasin dhe makinen pasi mund ti zeje gjumi .
Pacientet me kete lloj simptome mund te flene me nje aparat naten i cili vedoset ne hunde dhe te mundeson frymarrjen gjithe naten nepermjet hundes. Njerezit qe perdorin kete aparat nuk gerhasin me por cfare eshte me e rendesishme eshte qe ata nuk demtojne zemren dhe kapilaret pasi nese nuk perdorin keta aparat atehere sforcojne zemren dhe nuk mbushen me oksigjen mjaftueshem gjate nates. Zemra nuk ka pushimin e nevojshem pasi sa here qe njerzit nuk mbushen me oksigjen gjate nates zemres i duhet te ´zgjohet´ per te mbushur trupin me oksigjen qe ta pompoje ne tru per te mos e lene ata pa oksigjen qe do te thote te sjell gjendjen koma. Keta persona qe nuk perdorin kete aparat dhe ´gerhasin´ gjithe naten jane te lodhur diten e neserme pasi nuk kane bere gjume te rehatshem dhe kane lodhur zemren ne menyre konstante qe do tu sjelle pasoja te parikuperueshme nese e bejne per 10 vjet ose me shume.
PS , kuroni semundjen , seksualiteti mund te jete ne topform para dhe pas vendosjes se aparatit . Te flesh ne dhomen tjeter dmth qe nje partner flen i qete dhe tjetri po i afron diten e vdekjes vetes