Nga Arben Haveri
Nga korpusi i veprave të atyre që e lexojne dhe atyre që vetëm e dëgjojnë e ndjekin në skenë “Jul Çèsare” është vepra më e duhur në rrokadën e sistemeve politike që njëri pas tjetrit zënë vend në këtë tokë.
Kjo vepër, përkthyer nga Noli nuk i doli para syve në kohën e lirë, por ndërsa hynte në sistemin politik. “Jul Çèsare” është manual politik. Mban në subjekt dy sisteme politike. Përfaqësuar nga më të lartët politikanë në historinë e Romës. Përkthen dhe ”Hamletin” e “Makbetin”. Dy veprat pasuese janë thellësisht me karakter monarkik. Kanë fabula me përmbysje kurorash mbretërore por jo për t’u zëvëndësuar me republikë, për t’u zëvëndësuar me kurora më humane, me mbretër që në themele të shtetit kanë të drejtën.
Dramaturgjia Angleze e shek. 17 -të iu drejtua këtij fenomeni që mbizotëroi të gjithë plejadën e autorëve që nga Benjamin Jonson, Kristopher Marlowe, Edward de Vere e deri te emri i një endacaku që ndërsa ruante kuajt jashtë dyerve të teatrit shkruante edhe drama me një rrëfim e stil aq të lartë.
Në atë kohë pa gazeta e televizione pa radio e internet, teatri përfshinte komunikimin më të rëndësishëm publik, ashtu si sot, asnjë teknologji nuk zbeh radhët e gjata të spektatoreve për të ndjekur në skenë, në teatër këto vepra.
Paradoks !
Historia me dëshmi e fakte nuk ka ndriçuar racionalisht dhe me arsye të pranueshme që një i paditur, i pashkolluar, i pa lexuar të ndërtojë, jo një e dy, po një korpus të tërë e të arrijë një pozitë kulturore që akoma nuk ka të dytë.
Sot ka më shumë arsye që të sjellim faktet e debatit “Shekspiri është autori” ?
(Në Tiranë sot qarkullojnë ekspertë e diplomatë me reforma e platforma shtetformuese pa C.v. të përligjura)
Me aq dëshmi e fakte sa na janë vënë në dispozicion mund të mos ketë interes për autorin Shekspir, pasi vepra na tërheq, me a pa këtë emër.
Sofokliu është pararendësi ku u mbështet e tërë krijimtaria e dramës angleze të shek 17-të, natyrisht , burime të tjera janë të shumta e të rëndësishme aq më tepër kur flitet për pjesën më të ndritshme të kulturës europiane, dramaturgjinë Angleze të shek.17-të.
Xhejmsi i parë, mbret i Anglisë çoi deri në fund proçesin e nisur nga Henri VIII-të dhe Elizabeta I.
Ndarjen e Anglisë, konstituimin sovrane, pa varësi politike, fetare e ekonomike nga qëndra europiane e kohës që udhëhiqej nga Roma. (sot ka përsëri në proçes të njëjtën gjë, daljen nga europa me qëndër Brukselin-brexit, – të qartësohemi, jo dalje për t’i kthyer krahët europës e religjionit e përkatësisë kulturore europiane)…
..Për fat kishte dy përparësi.
E para, Gjermania kishte krijuar pak kohë më parë një strukturë të pavarur shtetërore . ..të udhëhequr nga Martin Luteri.
E dyta, zotëronte potenciale ekonomike që shtriheshin deri në New England, sot Amerikë e Veriut ose Sh.A.Ba. -të
Ndërsa në gadishullin Ilirik pjesa më e madhe mbetej besnike e qendrës, e Romës. Bënte luftra në krah dhe në mbështetje të saj.
Qëndrueshmëria e shtetit monarkik Anglez, që ngërthehej here nga absolutizmi e parlamentarizmi por në rrënjë mbretëri, i atribuohet mbretërve të anglisë që deshën : shtet të Ligjeve.
Ky qëllim nuk ishte trill, pëlqim, që mjafton ta kesh dhe u bë.
Për këtë Xhejmsi i parë u la dorë të lirë intelektualeve në angazhim të traditës e filozofisë por më kryesorja u përdor lënda juridike.
Sofokliu dhe korpusi i dramaturgjisë së shek.17-të, kanë një venë të përbashkët, një lënde, një materie; lëndën juridike, materien e qëndrueshmërisë së shtetit.
Asgjë më shumë se shkencë juridike nuk ka vepra “Jul Çèsare”
Kurorë apo Republikë ?
Eshtë thelb e themel i përplasjes, cili nga sistemet do duhet të zërë rrënjë për të ndërtuar shtetin.
Republika nuk e duron kurorën.
E kurora është divine.
Si zoti. I cili i ka të gjitha në një dorë. Ashtu si zoti është një dhe sundon e mban nën kontroll gjithësinë dhe monarku kështu u konceptua, u përfytyrua, ushtron pushtetin mbi njerëzit, i vetëm
Republika ofron zhbërjen e divinitetit që mbart kurora.
Sofokliu e ushqen si një mëndeshë e shëndetshme korpusin e dramës Angleze, mbretër të ardhur në pushtet me zanafillë mëkatesh si Edipi , gjen dhe te Klaudi në “Hamleti”; “Antigona” me subjekt shkeljen e marrëveshjes sikur tek “Jul Çèsare” që tinëz shkel marrëveshjen janë në të njëjtën linjë juridike të dhunimit të ligjit.
A fsheh kjo dramturgji nën shkëlqim poetik, subjekte të mendimit e debate madhore ?
Dramaturgjia Angleze e shek 17 -të e bën këtë.
Na “fsheh” burimet filozofike e juridike.
Pasi nuk u mbrujt si dramë por si poezi. E si poezi e një klasi që s’ka të bëjë as me odet e as me epikat poetike. Por me një ligjësi unike.
Shkëlqen prej poezise. Kjo mbërthen të lexuar, e të palexuar, rregjisore e aktore, politikanë e intelektuale.
Përfshin filozofi, shkencë e jurisprudence në poezi.
Nuk qe model i ri, i panjohur.
Që nga Euklidi ishte në përdorim të shprehurit e dijeve të shkencës e filozofisë, në vargje.
Autorët Anglezë përfituan nga kjo kulturë mijëra vjecare. E dalluan, e veçuan dhe e përdoren magjishëm, sikur dhe disa poetë latine para tyre.
Nuk kishte filozof të pranuar si të tillë pa dije të shkencës.
Nuk kishte jurist të spikatur pa dije të filozofisë e të lëndëve që synonin zbulimin e botës natyrore e njerëzore.
Ndërsa poezia, në stil, elegance, në thellësi emocioni e mendimi kishte përfituar aq shumë nga zbutja e çensurës falë një periudhe relativisht të gjatë, gati 100 vjeçare të kalimit nga monarki me një qëndër të vetme në një monarki sovrane.
“Jul Çèsare” ështe përfaqësuesi tipik i kinse republikanit.
Nuk ishte despot. Nuk ishte Tiran, në mendësi, formin e shpirt.
Jul Çèsare përfaqësoi në senat përballje juridike e u bë ndër avokatët më të shquar të kohës. I bindej Ligjit. Refuzoi me vite pushtetin edhe pse admirimi i popullit ndaj tij qe eksitues.U tregua gjakftohtë në rrethana e situata që dukeshin në anën e tij.
Shkeli Ligjin ndërsa kapërceu Rubikonin. U mposht nga hakmarrja primitive. E tepërt të thuhet u mposht paligjshmërisht. Senatore, zotërues të ligjit e mposhtën primitivisht, barbarisht.
Nuk duket që fabula është e denjë për një vepër dramaturgjike. E tillë është.
Duhet ta shkruajë një fabul të tillë, një personalitet i dijes apo një “endacak” që punon tërë ditën për ca “penny” dhe në orët e marra hua gjumit ripërtëritës shkruan “Jul Çèsare”, “Makbet”, “Mbreti Lir” të cilat minimalisht kërkojnë faqe të tëra, të paktën historie, për t’u lexuar….
Vendosja e këtij personazhi që nuk i mungon asgjë në krah a përballë karakteresh si Bruti e Kasi është panorama më elitare e dy rrymave që përshkonin Romën e asaj kohe.
Republikë apo monarki…
Titulli mund të lihet mënjanë por monologu i Mark Antonit kurrsesi. Edhe pse është i një besniku me shumë se i një filozofi, i një shoku që s’ka të dytë, e jo përfaqësues racional në debatin juridik, republikë a monarki…
Edhe Tek Bruti pinjoll republikan që në gjenezë të familjes tij, dallon turbullimin mes fatit të njeriut që e çmonin dhe përkatësisë republikane në ndeshjen me Jul Çesarin.. Akoma më e ndjeshme është turbullira tek Kasi. Ka fshirë pa u bërë më i fortë çdo ndjenjë për Çesarin, për kauzën republikane fituese ndaj monarkisë.
Të gjithë konspiratorët janë të fortë, burra të sprovuar në darën e betejave me shpatë, ballë përballë me kundërshtarin. Nuk i tremb ndeshja, nuk ua turbullon shpirtin e lëkund guximin dyluftimi.
Po çfarë …
Këtë vepra e “fsheh” përmes subjektit që “dredhon” herë në raporte njerëzore e herë në raporte intime. Here me festa, e herë në misteret e kobshme e parashikimet me sharte hyjnore.
Na “fsheh” njerëzoren tek kauzat. I bën bashkë, i ndan, u mvesh pasione e paragjykime….
Për të mbërritur tek betimi.
Do bëjm republikë ?
Edhe në shkelje të ligjit ?
Do përligjim mjetet për të bërë shtet ?
Pa u ftohur, pa i dhënë përgjigje.
Veprojnë.
E ndërsa dalin e u shpjegojnë njerëzve konspiracionin që ua humbi Çesarin.. nuk ia dalin të jenë të besueshëm.
Çèsare nuk ishte Tiran.
I kishte sjellë Romës aq shumë….
Ç’është kjo dilemë që vepra nuk e zgjidh…..
Jul Çèsare ishte aq plotë, aq i pa përshkueshëm, për t’u ndarë në tiran a njerëzor, sa me të drejtë :
Në se duhet të vendosësh një kurorë, në se pranon monarkinë si sistem politik duhet – ose Çesar o hiç..
Këta njerëz janë tmerrësisht të rrallë.
Eshtë njerëzore që njerëzve të arësyeshëm t’u mbetet ndofta me shekuj kurora në dorë.
Alternativa Republikane vigjëlon e u rri afër. Duket se nuk synon kurorën. Por kolegjialitetin. De jure po. De fakto…. ua rrëmben njerëzve të irrituar nga monarkia, aq hijshëm në hile e demagogji, sa mjafton të përmendet revolucioni i frëngjve, që përmbysi një ndër përvojat më mbresëlënëse dhe sot, për tu turrur me gijotina e tmerre mbi Bastijen, metaforikisht nyja e të keqes së sistemit monarkik.
Shtjellimi që sjell vepra “Jul Çèsare” dilemën e kthen në debat mes dy sistemeve.
Por në Shqipëri e kemi hequr debatin e akoma më keq e kemi hequr monarkinë dhe nga arketipi juridik, e filozofik. E më keq akoma, pranojmë përbetimet nga çdo cep i botës, për politikën e sistemin tonë politik.
E kemi parë të arsyeshme të përparojmë modelin Republikan pa iu sjellë dhe parë dobësitë e sistemeve të tjera. Pa alternativa krahasuese.
I jemi nënshtruar dogmës gënjeshtare që e fsheh monarkun nën ngazëllimin : S’ka monark e s’mund të ketë, mjafton të ulërasim, mjafton ta shkruajmë në Kushtetute , jemi vend me strukture politike – Republikane ! Ajme !
Dhe në vepër Jul Çesare e refuzon tre herë kurorën.
“Jul Çesare” u botua heret por nuk u njoh deri në vitet e pas luftës së dytë botërore.
Shqipëria nuk pat kohë objektive për debat.
Debat në diktaturë!
Pas ’ 90 –es, Shqipëria u vendos nën monitorim të ndërkombëtarëve.
Reformat e tyre të nisura në ’90 -ën e deri në 2016 – ën, sollën rezultatin, që 400 gjyqtarët e sotëm ua dëmtuan projektet e tyre për shtet ligjor.
Tradita juridike shqiptare me mbretëritë Ilire e deri tek konstelacionet juridike të statuteve e kanuneve zakonore u përçmuan si bezdisëse, veçanërisht, makabriteti i neneve të gjakmarrjes që na ishin më mizorë se gijotinat e europës që zgjaten deri në shek e 19-të.
Edhe në shfaqjen “Jul Çèsare” ishte gjetje e drejtë që subjekti të zhvillohej në ambient të hapur. Si një agora antike, në shesh. E ne spektatorët që pritëm ndeshjen republike a monarki, dëshiruam ngjeshjen rreth këtij debati.
Skenat edhe pse s’ke ç’u thua, të realizuara e të arritura artistikisht, të festës, të situatave me dramacitet, të densitetit, të të papriturës, të tendosjes, të efekteve me tinguj të kitares e të pianos, mbase i prenë rrugën debatit e ngjeshjes dramatike. Aktorëve u duhej të prisnin jo pak….
E që “ Jul Çèsare” erdhi përsëri në skenën e Shqipeve , ringjall megjithatë debatin :
Kush është i rrejshëm : republikanizmi me kinse përjashtim të monarkut, monarkia apo modelet verbuese me retorikë – drejtësinë për ju Shqiptarët e bëjmë Ne, ndërkombëtarët…
Vepra çmohet se është e gjithkohëshme, teatri na afron ta ndjekim….

ore si ka mundësi që nuk ka asnjë Ë nëkëtë artikull!!
kaq dembelë jeni??
mirë ky lali që e ka shkruar nuk di si ti kombinojë tastierat për të shkruajtur Ë,po ju çfar bëni??
kopy paste dhe merr rrogën??
Kontradiktor. Autori ka një mall virtual për monarkinë dhe këtë mall ia ushqen personaliteti prej të drejti e të ndershmi i Jul Qezarit, a thua se monarkët nuk kanë mundësi tjetër antropologjike përveçse të jenë personalitete të fuqishëm, të drejtë e të ndershëm. Mall, dëshirë e mirë mbytur në naivitet; ngazëllim romantik nga drama poetike “Jul Qesare”.
Arben Haveri
ka shikim me kënd të ngushtë,ka me kënd të gjërë ka dhe me hapsirë që thuhet 720 gradë!!
pra sferë!!
ti ke parë atë tëden,të ngushtë,me kënd shumë të ngushtë!gjë që normalisht të bën të shohësh larg por të humb tërë pjesën tjetër të sferës!!
më e keqja tek ti është e ti jo vetëm ke kënd të ngushtë,por dhe okularin e dylbisë e ke të ndotur!!kështu që humb edhe më shumë në vështirmin tënd!!
“Kush eshte i rrejshem: Republikanizmi me kinse perjashtim te monarkut, monarkia apo modelet verbuese me retorike- drejtesine per ju Shqiptaret e bejme Ne, nderkombetaret…”!
e para,fillohet nga fundi,nuk janë ndërkombëtarët ata që duan të të bëjnë drejtësinë!!
aspak o Haveri!
ti disa gjëra i merr për të qëna dhe të pandryshueshme,dhe se duhet të jenë vetëm ashtu si ti i ke të ngulura në kokë!!
kemi një relacion pas 1990ës!
një shqipëri e dalë nga një katastrofë gati humanitare dhe një europë,në një gjëndje shumë të mirë ekonomike!një shqipëri ku rregull dhe ligj ishin asgjesuar si në hiroshimë dhe një europë në punën e saj!!
një shqipëri që kërkonte “shoqërinë” e europës,jo vetëm për kënaqsi,por dh epër mbijetesë!një europë që me a pa shqipëri,më shumë pa se me,ishte në rrugën e saj!!
kështu o Haveri,nëse ti kërkon miqsinë e dikujt,nëse ti kërkon ndihmën e dikujt,nëse ti shtrin dorën dhe i lyp dikujt,ndryshojnë kushtet!!
këtu fillon e vihet në peshore tjetri dhe ti!!
kush është më i rëndë ai vendos kushtet!!jo më llafazani,por ai që ka peshë!
sepse ai që ka peshën!?
bën pa ty!ti nuk bën dot pa të!
perëndimi,ose bota demokratike,nuk është IDEALJA e qeverisjes!!
nuk është ajo “IDEALE” që ti je “përpjekur ta shprehësh” me “Ë” pa pika tërë kohën(ke bërë një lëmsh që duhet të bëht kurs për ta kuptuar)por të paktën është më e mira që kemi!!hë për hë nuk kemi më të mirë!!
ti shi shqipëri,po i kërkon ti afrohesh sofrës së këaj europe është si është,kërkon të ulesh në tavolinën e saj,kërkon të shkosh ashtu si do ti,kërkon që pasi të jesh ulur në atë tavolinë edhe të drejtosh??
zotëriiiiiii!
kur kërkon të ulesh me dikë duhet dhe të përmbushësh kërkesat e tij!
duhet të jesh po aq i pastër sa ai!nuk mund të shkosh zhul e era mut!
duhet të çosh dhe diçka në atë tavolinë që kërkon të ulesh dhe jo vetëm të hash!
duhet të kesh dhe edukatë dhe jo të sillesh si kafshë!!
me një fjalë duhet të mbash rregullat e tavolinës dhe jo ta kërcënosh se nëse nuk më pranoni unë mund ta përmbys tavolinën!!
ne si shtet,i mbështetur nga copa idiotësh si ti,si spiropalesha,si xhoz studentesha,jo vetëm që nuk pranojmë ti ubatojmë rregullat e kësaj tavoline,por fillojmë e japim dhe mëndje të zotërve të tavolinës!!
europa ka interesat e saj,ashtu si ka dhe humanitetin e saj!!
ajo me gjithë këtë muthane që bëjmë ne si popull, duke zgjedhur e mbajtur në këmbë mostra që vetëm qeveritarë nuk janë,me gjithë këtë muthane që bëjnë këta kafshë të “zgjedhur” nga ne,ajo prapë na mban me bukë na mban me këshilla,na mban me të mirë!?
kurse ti e debila si ti vijnë e thonë se ata na detyrojmë tu bindemi “ligjeve të tyre”??
mor copë mishi!
kur të kanë thënë ndonjë gjë që nuk shkon??mos vallë po të thonë vidh e prit sa te¨kesh mundësi?shkatërro shtetin tënd shtëpinë tënde??
jo mor hajvan po të thonë mbaje,mbroje shtetin nga hajdutët nga kriminelët,mos kultivo e mos përdor droga,lufto kriminalietetin!
këto ti thonë me mirsjellje pa të ushtruar asnjë lloj dhune!megjithës e kanë fuqinë për tëta bërë!!
e ti çfar thua??
jo e kanë gabim unë dua të vetshkatërrohem e ata nuk duhe të flasin!!
or debil,harrove 50 vite që ta vunë rrethin dhe asqë ju hëngri fare palla??nuk deshe të ishe si ta dhe të rrethuan e të thanë ha mutin tënd??
si përfundoi o debil??
u shkatërrua europa e përparove ti??
he çna mbytën fillozofët budallenj!!
në do të ulesh në tavolinën europiane bëhu si europa!
në jo??
shko e lëpi bythën e erdoganit a të putinit!!
mugaben e ke më në jug!!
sa për kinezët mos u mundo!!
asqë të pjerdhin fare sepse me siguri kanë njohur boll si ti!!
Lemsh per te cilin duhet kurs…kjo me ka shembur..se qeshuri, nuk e kam indin e humorit te cilin e pelqej shume..ne shkoder njoh jo pak dhe ne tirane…
Nje komande perfundimtare e pa realizuar qe korrekton tere materialin nuk eshte realizuar, me pas e kam derguar me bindjen se eshte i korrektuar, nuk besoj se ka demtuar kuptimin. Neser ne versionin print kjo do korigjohet ne shkalle me te mire…
Nuk shtirem, ne menyre te ndersjellte qe humbe kohe dhe une humba per te te lexuar…te tjerat jane ne lirine e nje realiteti qe na shtrengon te perdorim dhe terma te skajshem… nuk na arrijne ..agolli ka nje poezi, per sharjen ne shqip……
Nuk di se jemi lypes te cilado kulture, kemi gjithcka, dhe ne tryezat europiane jane dhe traditat iliro arberore, e shumcka tjeter qe nuk le 1913 te duket. c’duhet lypur …kujt keshtu…..
Jane sot te medha … ashtu te jene …
Autori ka shume detyra perpara deri tek Dramaturgjia.Jane si 9 pikat qe i vuri detyre Gjermania Rames.E para,jane brekushet e Haxhi Qomilit,e dyta jane atletet e bardha Adidas.
Nga Haxhi baba tek Shekspiri rruga eshte e gjate.