A zgjidhet nëse bie Putini? Apo problemi i Rusisë me fqinjët dhe me Perëndimin shkon përtej kësaj? Ç’na mëson historia!

redaktor

Kur sheh në TV fytyrën e bullafepsur të Vladimir Putinit dhe dëgjon retorikën e tij gjithnjë e më të pambrojtshme, është tërheqëse të supozohet se konflikti aktual në Ukrainë ka të bëjë vetëm me të.

Veprimet dhe kërcënimet e tij po e kthejnë Evropën në vitet 1930 apo 1860 në luftërat gjakftohta që zhvillonte Bismarku, apo në vitet 1740 kur Frederiku i Madh aneksoi haptazi rajonin polak të Silezisë dhe i vuri flakën Evropës.

Duke sulmuar një vend sovran dhe paqësor, Putini i është rikthyer një sjelljeje që daton shumë kohë përpara miratimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara, madje para vitit 1815, kur shtetet e lodhura nga lufta ku mposhtën Napoleon Bonapartin krijuan të ashtuquajturin “Koncerti i Evropës për të ruajtur paqen, me Rusinë cariste që ishte një nga garantet e atij pakti.

Njerëz të moderuar shpresojnë në largimin e mundshëm të Putinit nga pushteti, dhe në këtë mënyrë do të zgjidhen problemet tona. Ndoshta. Por problemi i vërtetë mund të jetë vetë Rusia. Nuk e kam fjalën për rusët. Nuk po sugjeroj se jemi përballë një psiqike kombëtare të errët.

Rusia si një entitet politik dhe gjeografik, është një përzierje e paqëndrueshme e forcës dhe dobësisë. Për shkak të madhësisë dhe popullsisë së saj, ajo i ka trembur ndër shekuj fqinjët e saj. Por për shkak  prapambetjes së saj të madhe në krahasim me Perëndimin –  një prapambetje relative që mbetet konstante sundimtarët e saj autokratë janë vazhdimisht të frikësuar nga cënueshmëria e tyre dhe të fiksuar pas prestigjit.

Rezultati është retorika kërcënuese dhe agresioni i shpeshtë ndaj shteteve  kufi me të. Dobësia e rusëve është politike po aq sa edhe ushtarake, sa duhet të jesh po aq i çmendur sa Napoleoni apo Hitleri  të guxosh ta pushtosh këtë vend me një shtrirje gjeografike kaq të madhe.

Është diktatura, ajo që e bën Rusinë të rrezikshme për fqinjët por edhe për veten e saj.

Agresiviteti është një çështje e kujtesës historike. Të gjitha shtetet e fuqishme përdorin ndonjëherë forcën. Britania dhe Amerika nuk kanë bërë përjashtim. Megjithatë, historia e Rusisë e 3 shekujve të fundit e konflikteve të vazhdueshme në kufijtë e saj është e habitshme.

Kundër Suedisë dhe Turqisë në shekujt XVIII-XIX. Kundër Polonisë në mënyrë të përsëritur për mbi 300 vjet. Kundër Gjermanisë, që duhet pranuar se ka qenë po aq fajtore. Dhe më së afërmi kundër Finlandës, Hungarisë, Çekosllovakisë, Afganistanit, Gjeorgjisë, Çeçenisë, Sirisë dhe tani Ukrainës.

Një nga faktorët që e shpjegon këtë sjellë është pasiguria që ka Rusia mbi atë se sa e fortë apo e dobët është në të vërtetë. Një pasiguri që ekziston si midis sundimtarëve të saj, po ashtu edhe midis fqinjëve të Rusisë.

Fuqia e Rusisë, në dukje e pamasë, ka rënë në mënyrë të përsëritur kur është testuar seriozisht. Ky është modeli i dy shekujve të fundit. Ushtritë ruse arritën në Paris në vitin 1814, përparimi i tyre më i madh i shënuar ndonjëherë. Bota u impresionua nga gjiganti i ri. Por ajo që pasoi ishte një sagë e besimit të tepruar.

Rusia u përball me Francën dhe Britaninë në Krime në vitin 1853 dhe humbi. Numri i madh i trupave ruse nuk ishte aspak i dobishëm, pasi disa prej tyre as nuk arritën dot në front para përfundimit të luftës. Pesëdhjetë vite më vonë erdhi poshtërimi përballë japonezëve.

Në vitin 1914, “ruli rus supozohej të shtypte gjithçka që ndeshte përpara, por u ndalua nga gjermanët brenda disa javësh. Polakët goditën fort në vitin 1920, dhe finlandezët gati bënë të njëjtën gjë  vitin 1940.

Ne jemi rritur me legjendën e Ushtrisë së Kuqe të pamposhtur që e dërrmoi Wehrmacht-in gjerman. Por triumfi i saj varej nga Britania dhe Amerika të cilat e mbanin të furnizuar, duke i detyruan gjermanët të angazhonin në Perëndim pjesën më të madhe të burimeve të tyre.

Sot po përsëriten të njëjtat probleme: distancë, logjistikë e dështuar, prapambetje teknologjike, një numër i lartë viktimash dhe një motivim i dobët që buron nga një sistem ushtarak brutal që u shërben regjimeve të ashpra autokratike.

Pikërisht lufta solli kërcënimin e shpërthimit të revolucionit në vitet 1820, 1850, 1905, 1917, 1989. Po tani në vitin 2022?

Sido që të shkojë, shpresat për liri u shkatërruan pa mëshirë. Kjo është edhe arsyeja e problemit tjetër që ka Rusia, si në raport me fqinjët ashtu edhe me vetveten: pamundësia për të krijuar një demokraci liberale.

Rusia ka pasur prej shekujsh një elitë të sofistikuar në aspektin kulturor. Shumë prej tyre të fundit kanë adoptuar sjelljet perëndimore. Por elita ishte e vogël në numër, dhe kishte shumë për të humbur: hendeku midis të pasurve dhe të varfërve në Rusi ka qenë gjithmonë i madh, madje edhe nën komunizëm.

Autokratët rusë i kanë kthyer vazhdimisht masat kundër liberalëve, që janë akuzuar për dashuri të tepruar ndaj vendeve  huaja. Kështu, rusët e kultivuar ishin të frikësuar si nga sundimtarët e tyre, po ashtu edhe nga shtresat më inferiore, të cilët deri në vitin 1861 ishin bujkrobër, dhe që nuk qenë asnjëherë të lirë deri në vitet 1980.

Thuhet shpesh se Rusia është kaq e madhe dhe e larmishme sa ka nevojë për një diktaturë. Por në analizë të fundit diktatura, është ajo që e bën Rusinë të rrezikshme për fqinjët, por edhe për veten e saj.

Vetëm diktatura mund të mbajë një buxhet të madh ushtarak në një vend relativisht  varfër, siç ka bërë për shekuj me radhëVolta e Sipërme me raketa ishte batuta që thuhej shpesh për Bashkimin Sovjetik.

Por vetëm një Rusi vërtet demokratike mund të jetë një fqinj i mirë, dhe është  interesin tonë jetik – ashtu si gjatë epokës sovjetike – që të mbështesim demokratët rusë (dhe jo më një elitë të vogël)dhe të sigurohemi që të gjithë rusët ta dinë që ne u duam më të mirën. Putin dëshiron  tajë Ukrainën, Rusi. Bota ka nevojë që Rusia të bëhet një Ukrainë.

—-

Autori Robert Tombs është profesor histori në Universitetin e Kembrixhit, Britani e Madhe.

Share This Article
5 Comments
  • sa qenka lodh byth fshirsi i madherise se saj
    per te paraqite viktimen fajtor .
    nderkoh ajo (rusia) ka vuajte nga mongolet, tartaret turqit napoleoni bismarku, hitleri dhe mga lukunia e
    e oligarkise financiare kapitaliste te vendeve perendimore sot .

  • Artikull terheqes! Me duket se kish harruar venien perpara te ushtrise ruse nga ajo japoneze ne 1904, (ne mos gaboj per vitin, se u ben kaq dekada nga mbarimi i shkolles).

  • Une jam historian dhe di qe Silezia, emri origjinal i se ciles
    eshte Schlessien, ka qene per dhekuj me radhe nje principate gjermane dhe gjermanishtfolese me vetm 4-5% polake. Deri ne Luftene e Pare Boterore ajo ishte zona e dyte me e madhe Evropes kontinentale, pas Ruhr-it.
    Pas luftes I boterore ne traktatin e Versajes, per te krijuar nje ekuiiber te ri te forcave ne Evrope i a dhane ate Polonise si dhe krahinen e sudeteve qe ia dhane Cekise.

  • Une jam historian dhe di qe Silezia, emri origjinal i se ciles
    eshte Schlessien, ka qene per dhekuj me radhe nje principate gjermane dhe gjermanishtfolese me vetm 4-5% polake. Deri ne Luftene e Pare Boterore ajo ishte zona e dyte me e madhe industriale e Evropes kontinentale, pas Ruhr-it.
    Pas luftes I boterore ne traktatin e Versajes, per te krijuar nje ekuiiber te ri te forcave ne Evrope i a dhane ate Polonise si dhe krahinen e sudeteve qe ia dhane Cekise.

  • Tavarish vjer ! Vzaidjot ana /plenitelva shcastia ,/Rasia. stanjet ot osna/_———–/za. Mir ,za shcastia i svoboda!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *