Çmimet e biletave të transportit ajror në vend janë të larta, duke qenë se i vetmi operator shqiptar që ofron këtë shërbim është kompania ajrore “Belle Air”. Qytetarët e kanë ngritur here pas here këtë shqetësim për tarifat e “kripura” që kjo kompani aplikon. Këtë fakt e konfirmon edhe drejtori Ekzekutiv i Aviacionit Civil, Halil Hyseni, i cili shprehet se po ndërmerren studime dhe po zhvillohen takime për uljen e çmimit të biletave që ofrohen për qytetarët. Halili shprehet se pak ditë më parë ka pasur një takim me kompaninë “Belle Air”, ku ndër të tjera i është kërkuar të ulë çmimet. Aktualisht, “Belle Air” ka monopolin e tregut të transportit ajror, pasi është e vetmja kompani shqiptare dhe mbulon rreth 70 për qind të këtij tregu. Halili shprehet se futja e operatorëve të tjerë në këtë treg është e mirëpritur pasi nxit konkurrencën, rrit sigurinë dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët. Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë kërkesë zyrtare të kompanive të interesuara. Ndërsa lidhur me rifutjen në treg të kompanisë ajrore, “Albania Airlines”, e cila është pezulluar në Nëntor të vitit 2011 për shkak të mungesës së sigurisë, Hyseni thotë se çështja është në gjykatë, pasi kjo kompani ka bërë padi ndaj Autoritetit të Aviacionit Civil. Sipas tij, pa përfunduar çështja në organet e drejtësisë nuk mund të merret asnjë vendim për këtë operator, duke e lënë ende të hapur mundësinë e vijimit në treg me këto cmime biletash, e me pasiguri fluturimi.
po kush fluturon me me kete kompani hajdute ?
o njerez mblidhni mendte e kokes se do ikni budallenj nga kjo bote.