Pavarësisht deklaratës së Departamentit amerikan të Shtetit, Partia Aleanca prë Ardhmërinë e Kosovës thotë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ka probleme të shumta.
Partia në fjalë nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e DASH, me pretendimin se nuk e ka studiuar ende atë.
“Pavarësisht prej kësaj, ka një numër jo të vogël të ekspertëve të kësaj fushe, që nuk janë përsona partiakë, që kanë gjetur parregullsi të mëdha në shënjimin e kufirit me Malin e zi. Për më tepër edhe vetë Mali i zi, në disa raste e ka shprehur gatishmërinë që të korrigjohen gabimet që janë bërë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Është pikërisht kjo parti politike në opozitë, e cila ka kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
“Askush nuk duhet të frikësohet nga përsëritja e një procesi të detajuar të demarkacionit me Malin e zi, sepse gabimet gjithmonë janë të mundshme dhe në rastin konkret, është evidente se ato janë bërë”, thuhet në deklaratën e AAK-së. /Dita/
