Abaz Aliu, legjenda dhe e vërteta e martirit të Qerbelasë

DITA Online

 

Origjina, bëmat dhe humanizmi i heroit të Qerbelasë që nderohet në mënyrë të veçantë nga shqiptarët. Si erdhi deri këtu legjenda 1400-vjeçare e Abaz Aliut dhe si u përjetësua miti i tij?   

Xhevdet Shehu

Pelegrinazhi i përvitshëm pesë-ditor në malin e Tomorrit, atje ku ndodhet objekti i kultit kushtuar Abaz Aliut, mblidhen qindra mijë njerëz çdo vit. Është një nga kremtimet më të çuditshme dhe më impresionuese që bëjnë shqiptarët për një personalitet që i përket një historie më se 1400 vjeçare të lashtë dhe për më tepër që nuk ka qenë shqiptar.

Mirëpo në lajmet që jepen në shtyp apo në TV shpesh, nga mosdija jepen informacione të pasakta. Për shembull, thuhet vazhdimisht se atje në teqenë e Kulmakut është varri i Abaz Aliut etj., për të vazhduar me gojëdhëna që nuk janë të vërteta deri edhe me gafa. Për shembull, një nga oratorët në pelegrinazhin e sivjetshëm tha se Abaz Aliu ka luftuar për demokraci (?!).

Mirëpo rituali i përvitshëm i ngjitjes në Tomorr dhe nderimi që i bëhet një heroi të huaj e ka një arsye…

Si erdhi deri këtu legjenda e Abaz Aliut dhe si u përjetësua miti i tij? Pse e bëjnë shqiptarët dhe sidomos komuniteti i bektashinjve këtë nderim? Cili është shqiptari i parë që shkoi në Qerbela dhe e solli emrin dhe bëmat e Abaz Aliut në Shqipëri dhe ngriti kultin e tij në një mal madhështor si Tomorri?

Ka shumë argumente dhe hamendësime që do të përpiqem t’i shtjelloj në vijim, mbështetur në një nga librat e rrallë kushtuar Abaz Aliut dhe bëmave të tij.

Abaz Aliu ka qenë një person real dhe një martir i besimit të tij. Varri i tij ndodhet në Qerbela të Irakut, atje ku ka ndodhur një nga konfliktet më të përgjakshme 14 shekuj më parë dhe ku Abaz Aliu u kthye në një hero. Naim Frashëri, poeti ynë kombëtar, i ka kushtuar një poemë madhështore betejës së Qerbelasë dhe heroit më të njohur të saj.

Një nga arsyet pse shqiptarët e zgjodhën dhe himnizuan figurën e tij mund të shpjegohet me nevojën e madhe që kishin ata për një hero të tillë dhe se u duhej një figurë e tillë humaniste dhe vetësakrifikuese në një rrugëtim me të përpjeta shumë të rrezikshme të historisë. Largësia kohore dhe gjeografike e Abaz Aliut në këtë rast nuk prishte asnjë punë. Ai ishte i imunizuar nga sulmet, nga mohimet dhe përbaltjet. Lavdërimet për figurën e këtij martiri nuk mund t’i kontestonte askush. Për të u fol vetëm me lëvdata ndaj dhe u shndërrua në një hero i adhurueshëm dhe i pa të metë për shqiptarët. Pavarësisht nga besimet. Prandaj dhe në Tomorr ngjiten çdo vit, jo vetëm bektashinjtë, por edhe shumë të tjerë. Lartësia ku ata ngjiten është magjepsëse…

***

Nga trojet e një letërsie të papërsëritshme me përmasa botërore, nga një prej vatrave të qytetërimeve më të lashta dhe më të qenësishme të njerëzimit, nga Irani pra, nga mëmëdheu i Fiduesiut, Saadi Shirazit, Omar Khajamit dhe Xhelaledin Rumiut, ka ardhur në Shqipëri dhjetë vjet më parë një libër për Abaz Aliun. Kryegjyshata Botërore Bektashiane mundësoi botimin në gjuhën shqipe të kësaj vepre në 1400 vjetorin lindjes së këtij personaliteti të shquar. Sepse libri aq sa është një dëshmi kulturore, është edhe një monument përjetësie dhe një urë e patjetërsueshme e miqësisë midis popujve.

Me kulturën iraniane ne kemi lidhje të hershme dhe të qëndrueshme për shkak të koniunkturave të kohëve. Ka patur midis shqiptarëve një parapëlqim të habitshëm sidomos ndaj poezisë së autorëve të famshëm persianë, të cilët kanë ushtruar një ndikim të dukshëm në kulturën tonë kombëtare. Fakti që rilindësit tanë të mëdhenj ditën të përzgjedhin nga kultura persiane sumumin e saj, mendoj se ka qenë përcaktues në zhvillimin dhe pasurimin e letërsisë sonë.

 

1.

Abaz Aliu ka hyrë dhe mbetur në kujtesën shqiptare si një personalitet i jashtëzakonshëm dhe mrekullibërës. Besimtarët myslimanë në përgjithësi, por në veçanti komuniteti bektashian shqiptar dhe botëror, e kanë Abaz Aliun një figurë emblematike tej mase të adhuruar.

Por unë doja të shtoja këtu se Abaz Aliu është një hero përtej kohërave dhe komuniteteve. Ai është një figurë emblematike e humanizmit. Rrallëkush personalitet tjetër i historisë njerëzore ka mundur t’u mbijetojë kohërave dhe të përkujtohet me kaq veneracion pas 1400 vjetësh. Mbase është i mjaftueshëm ky fakt për ta quajtur atë një hero të mbikohshëm, një hero të përjetshëm, një hero të idealeve më të larta njerëzore.

Por duhet ta pranojmë se më së shumti deri më sot Abaz Aliu është konsideruar një hero mitik, një legjendë, dhe më pak një hero real i një epoke të caktuar. Ai ishte mbështjellë natyrshëm dhe pashmangshëm nga mjegullat e kohëve të rreth 14 shekujve dhe shumë pak dihej për jetën dhe bëmat e tij.

Është pikërisht një autor bashkëkohor, Bedri Shahini, që zhdaravit mjegullat e kohëve dhe na e sjell Abaz Aliun në ditët tona si një hero të gjallë, sa tokësor aq dhe të pavdekshëm, sa legjendar aq edhe të prekshëm.

Libri i Bedri Shahinit sjell kështu në botën shqiptare një prej heronjve më simpatikë dhe më frymëzues të njerëzimit – Abaz Aliun.

2.

Ky libër është botuar rreth 20 vjet më parë në Iran duke u përkthyer më së pari në një gjuhë të përbotshme si anglishtja. Për botimin në gjuhën shqipe është përdorur versioni anglisht, falë vëmendjes dhe përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran.

Dua të theksoj këtu se përkthimi në gjuhën shqipe është ndër të parët që i bëhet këtij libri për Abaz Aliun.

Autori i librit na kumton në parathënien e tij për vështirësitë që ka ndeshur në përpilimin e kësaj vepre. Kur i hyri punës për hartimin e kësaj vepre, autori pa se, pavarësisht nga popullariteti i jashtëzakonshëm i Abaz Aliut në botën myslimane, ishin mjaft të kursyera dokumentet dhe materialet autentike për heroin legjendar të Qerbelasë dhe se nuk kishte një libër të mirëfilltë për të. Kështu që autorit i është dashur të bëjë një punë të stërmundimshme studiuese dhe hulumtuese duke rrëmuar nëpër arkiva dhe biblioteka për formësimin e portretit të Abaz Aliut, për t’i bërë atij një portret sa më të besueshëm dhe sa më afër përfytyrimit të krijuar për të. Abaz Aliu vërtet është personazhi qendror i kësaj vepre, por në sfondin e saj është një epokë e tërë, janë fillimet e besimit islam, konfliktet që lindën dhe që përfunduan në beteja të përgjakshme si ajo e Qerbelasë në vitin 61 Hixhri.

Për të kuptuar punën e lavdërueshme që ka bërë autori për këtë vepër mjafton t’u hedhim një sy shënimeve bibliografike në fund të librit, ku janë 143 referime veprash dhe autorësh që japin dëshmitë e tyre për Abaz Aliun. Autorit Bedri Shahin i është dashur të bëjë një punë të mirëfilltë shkencore për të siguruar suksesin e veprës së tij, e cila në të ardhmen vetëm mund të pasurohet, por jo të tjetërsohet. Fjala vjen, në versionin shqip të këtij libri ne menduam dhe ndërfutëm poezinë e mrekullueshme të Naim Frashërit për Abaz Aliun. Po ta kishte ditur këtë fakt autori me siguri do të kishte futur dhe në botimin origjinal.

Por autori duhet të themi se ka bërë edhe një punë të mirëfilltë artistike në kompozimin e veprës. Duke i shtuar dhe dashurinë që ushqen autori për heroin e tij, vepra ka fragmente dhe pasazhe të tëra poetike, me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme nga një masë e madhe lexuesish. Në mënyrë të veçantë përshkrimi i betejës së Qerbelasë është nga më të bukurit dhe më të argumentuarit në këtë vepër.

3.

Abaz Aliu është një hero shumëpërmasor.

Në radhë të parë, në libër lëvdohet devotshmëria dhe besnikëria deri në vetëmohim e Abaz Aliut në udhën që hapi Profeti Muhamed për njerëzimin. Në këtë besnikëri dhe devotshmëri nuk ka të bëjë aq shumë fakti se Abaz Aliu ishte bir i Imam Aliut dhe nip i Profetit Muhamed, por ajo që te mësimet e Profetit Abaz Aliu pikasi me zgjuarsi çeljen e një epoke që do t’i sillte vlera dhe progres shoqërisë njerëzore. Ndaj dhe ai u radhit vendosmërisht në krahun e Profetit dhe të mbrojtësve të mësimeve të Kuranit të madhërishëm, kundër deformuesve dhe armiqve të tij. Ky është dhe thelbi i personalitetit të Abaz Aliut, te besnikëria në idealet humaniste të Profetit, duke e manifestuar këtë besnikëri në çdo hap të jetës së tij deri në martirizim.

Në radhë të dytë, në libër theksohet dashuria e jashtëzakonshme e Abaz Aliut për vëllezërit e tij, Imamët e lavdishëm Hysenin dhe Hasanin si dhe për të gjithë të afërmit e tjerë të tij. Vetvetiu këtu shfaqet një vlerë e pazëvendësueshme njerëzore dhe e pavyshkur në asnjë rrethanë. Po ta përshtatnim në kohën tonë këtë dashuri të Abaz Aliut, do të thoshnim pikërisht këto fjalë: Janë hipokritët më të mëdhenj ata që gjoja betohen për ideale partish dhe për mëmëdheun dhe nga ana tjetër mohojnë prindërit, vëllezërit e motrat, pra njerëzit më të afërm të tyre.

Këto janë dhe tiparet më të spikatura që na e bëjnë tërheqës dhe të dashur portretin e këtij heroi.

4.

Në emër të këtyre idealeve Abaz Aliu u sakrifikua në Qerbela kur ishte 36 vjeç. Dhe fitoi përjetësinë. Është provuar tashmë dhe është shprehur qartë nga filozofët dhe shkrimtarët se sakrifikimi për idealet më të mëdha njerëzore është në të vërtetë vetë përjetësia. Në Qerbela ai ka tre varre ku janë ngritur tre objekte kulti: atje ku i prenë dorën e majtë, atje ku i prenë dorën e djathtë dhe atje ku dha shpirt pasi i prenë kokën.

Qerbelaja ishte kulmi i konfliktit që kishte filluar të shfaqeje gjithnjë e më qartë, pasi Profeti ndërroi jetë.

Në librin për Abaz Aliun jepet momenti tronditës i vrasjes pabesisht të Imam Aliut, dhëndrrit të Profetit. Kjo ka ndodhur në natën e 19-të të muajit të shenjtë të Ramazanit. Imam Aliu shkoi në xhami për të udhëhequr faljen kolektive Fajr. Kur ai ngriti kokën pas uljes në gjunjë, i pabesi e goditi në kokë me shpatë. Sapo Imami ndjeu goditjen, buzëqeshi dhe tha:

“Për Zotin e Qabesë, unë kam fituar!”

Dhe Imami i lavdishëm fitoi, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale dhe kujtohet me admirim brez pas brezi, ndërsa të pabesit nuk i kujtohet as emri.

Unë do të shtoj dhe një argument tjetër, më së shumti folklorik, por gjithsesi të vërtetë dhe të pamohueshëm për drejtësinë e idealit për të cilin u flijuan Imam Aliu, por edhe imamët e tjerë dhe vetë Abaz Aliu. Ka edhe sot pas rreth 14 shekujsh që hedhin teza pro dhe kundra, kush kishte të drejtë dhe kush jo, por ka një fakt mjaft kuptimplotë dhe të pakundërshtueshëm: Emri i Profetit, i Imamëve të lavdishëm dhe i Abaz Aliut që mbrojtën me jetën dhe gjakun e tyre mësimet e Profetit dhe Kuranin e Madhërishëm janë tej mase të përhapur në botën myslimane, ndërsa emrat e kundërshtarëve të tyre thuajse janë shuar. Jezidi dhe Mavijeja që udhëhoqën fushatat ushtarake kundër besimtarëve të devotshëm dhe që shkaktuan gjithë atë gjakderdhje kujtohen me përbuzje dhe janë bërë sinonim i ligësisë, poshtërsisë, pabesisë dhe i të pafeve. Ne nuk kemi dëgjuar deri më sot ndonjëherë që ndokush të mbajë emrin Jezid apo Mavije. Mendoj se ky është një fakt mjaft kuptimplotë i qëndrimit që mban shoqëria njerëzore ndaj të paudhëve dhe paudhësive. Është në fund të fundit ndëshkimi i paevitueshëm i historisë për njerëzit e ligj dhe pa ideale në jetën e tyre.

Me fjalë të tjera, nga distanca e 14 shekujve Abaz Aliu na kujton se atdheu dhe idealet zënë fill te familja, te njerëzit më të dashur që na rrethojnë.

Kur u flijua Abaz Aliu, Imam Hyseni shpërtheu në të qara dhe klithi:

“Oi, Oi! Ne të humbëm ty dhe i humbëm të gjitha, o Abaz Ali!”

Kjo është dhe fraza që përmbyll librin. Një frazë tepër tronditëse që paralajmëronte rrebeshet e mëvonshme që nuk do të kishin të sosur, madje edhe sot e kësaj dite…

5.

Martirizimi i Abaz Aliut është as më pak dhe as më shumë ndërgjegjësimi në shkallën sipërore për sakrifikimin dhe vetëmohimin për një ideal të madh dhe të ndritur më së pari njerëzor. Në emër të këtij ideali janë martirizuar mandej të gjithë idealistët e mëdhenj që me vdekjen e tyre i kanë dhënë shtysa të fuqishme përpara shoqërisë njerëzore.

Në vitet ’30 të shekullit të kaluar një nga publicistët më të mirë dhe një nga njerëzit më përparimtarë të kohës, Ismet Toto, një orë para se ta varnin në litar në burgun e Gjirokastrës, shkroi një skicë poetike që mund të konsiderohet edhe si himn njerëzor. Skica e Ismet Totos mbyllet me fjalët amanet:

“Sa je gjallë digju dhe nëpër ato djegie lësho dritë dhe ngrohtësi. Bota nuk është e atyre që ngrohen. Bota është e atyre që digjen”.

Ne jemi mësuar midis nesh ta quajmë heroin e këtij libri “Abaz Aliu i Tomorrit” për shkak të portretizimit dhe përshkrimit të mrekullueshëm që i ka bërë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri.

Abas Aliu zu’ Tomorë,

Erdhi afër nesh,

Shqipërija s’mbet e gjorë,

Se Zoti e desh.

Kështu thotë Naimi në një nga krijimet më të bukura të tij që është poema “Qerbelaja”.

6.

Kohërat vijnë e shkojnë, ndërrohen qeveritë dhe sistemet, por Qerbelaja mbetet, nuk ka se si të harrohet. Ky është perceptimi shqiptar për një ngjarje epokale, por i parë më me vëmendje është mjaft më i gjerë. Rreth 1400 vjet më parë ndodhi Qerbelaja, për të cilën ne shqiptarët si rrallë komb tjetër në botë kemi fatin të kemi një vepër artistike, një poemë të shkruar nga një prej poetëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Shqipërisë, Naim Frashërit.

E, Qerbelaja prandaj dhe është mjaft e njohur midis ne shqiptarëve. Kur duam të përshkruajmë ndonjë situatë apokaliptike dhe me përmasa të jashtëzakonshme, ne themi: U bë si në Qerbela! Kjo do të thotë se ne kemi njohuritë e mjaftueshme për atë ç’ka ngjau këtu e 14 shekuj më parë. Dimë shumë a pak përse ndodhi ajo betejë, përse ngjau ajo kasaphanë, kush ishin shkaktarët e tragjedisë, domethënë përgjegjësit që duhet t’i ndëshkojë historia njerëzore dhe heronjtë e vërtetë të saj.

Ne e përkujtojmë dhe e nderojmë Abaz Aliun sepse te portreti i tij shohim shëmbëlltyrën e heroit të admiruar nga të gjithë dhe në të gjitha kohërat: një trim të rrallë, një humanist të jashtëzakonshëm, një adhurues të paqes e mbrothësisë, një ikonë të papërsëritshme të vlerave më të qenësishme njerëzore.

 

Share This Article
38 Comments
  • Per saktesi, Abas Aliu ka lindur ne Arabine Saudite.
    Per mua si shqiptar eshte e pakuptueshme propaganda hiçe qe i behet nje personazhi i cili 1400 vjet me pare, ne troje shume po shum larga nga ne, ka dhene jeten per nje kauze pa kuptim fare. Do te thote qe te gjithe bektashinjte qe jetojne ne Shqiperi e kane prejardhjen nga Arabia Saudite apo Iraku, kjo vertetohet edhe me faktin qe keto nderime e perkujtime, nuk i behen edhe heroit tone te madh te pa arritshem Gjergj Kastriotit, i cili eshte edhe nje nga herojte me te medhej te njerezimit mbare.

    • xhevdeti si i arsimuar që është i bën hyzmet zanatit!!i kanë dhënë një dor paresh dhe ka shkruar sikur të ishte dervish ose vetë baba mondi!!
      njëlloj shkruan dhe për komunizmin,njëlloj po ta kishte paguar dhe berisha!
      gazekaria shqiptare nuk ka principe or flori!!gazekaria do të jetojë sa më mirë!!
      lëre rehat xhevdetin se është bërë për ti VK,në një krah shkruan për komunizmin si ateist,në krahun tjetër si besimtar i thekur me bithën përpjetë!!
      pale kur shkruan”Kur ai ngriti kokën pas uljes në gjunjë, i pabesi e goditi në kokë me shpatë. Sapo Imami ndjeu goditjen, buzëqeshi dhe tha:
      “Për Zotin e Qabesë, unë kam fituar!””
      ja kalon dhe filmave të kinostudios ose të hollivudit kur shikonim se “heroi i hedhur në erë me bombë atomike,kishte kohë të thoshte ndonjë gjë të zgjuar që duheshin vite ta mendonte!!
      përralla me abas ali a me çfar të duash mund ti quash!!
      e rëndësishme është që xhota ka marrë paret dhe ka shtruar ndonjë dakrë,të devotshmit e abas aliut janë të kënaqur,dh ekështu me rradhë!!
      bërllog hesapi!!

    • Pse njerezit ketu, qe besojne ne budizem, kane prejardhje nga India???
      Eshte per te ardhur keq kur sheh shumicen e komenteve, a thua se feja i prish punet ketu ne Shqiperi!!!

  • o Xhevdet ti je Sheh dhe ai Ali a nuk merrni leckat e shkoni nga ai mal i shenje Tomorr ne Qelb-ela .Edhe ai Frashelli nuk ka qene me i mire nga ty qe i thuri vargje dhe harroi se ai mal eshte i shenjte qe kur u formua njerezia.Ate qe beri Frasheri ti dhe bubush Mondi eshte ti falesh historine e lashte Grekerve

  • “`C,eshte ai qe vjen kaluar? eshta Abas Aliu me dy tre foshnja ne duar iken si veriu. Keshtu i kedonin abas Aliut neper dasma ne Kurvelesh.

  • The shrine of Abbas Karbala, Karbala Governorate, Iraq
    Born Sha’ban 4, 26 AH[1]:39–40
    ≈ May 15, 647
    Medina, Hejaz (now in Saudi Arabia)[1]:39–40
    Died Muharram 10, 61 AH
    ≈ October 10, 680 (aged 33)
    Karbala, Umayyad Empire (now in Iraq)
    Cause of death Martyrdom during the Battle of Karbala by Yazid I’s men while bringing some water from Euphrates river for the family of Muhammad
    Budallalleqe myslimane, i vrare per te mbrojtur rolin e kalimit te karvaneve te tregtareve ne Qerbela.
    Al Abbas Mosque, Shrine Karbala.jpg

  • Zoti. Xh.Shehu , duket se ka dashe te thote dicka ketu , por ne te vertete nuk thote asgje , pervec perkushtimit te verber , sikurse ben çdo besimtar per kultin e tij !
    Me vjen keq per kohen qe humba me te !

  • zoterinj antienverista mos ju ngelet hatri !
    dhe une jam me ju por per punen e feve jam me Enverin.
    .
    Jam me Enverin qe kur prune kolonelin janullatosin mu kujtua UDHA E SHKRONJAVE.
    .
    Jam me Enverin se kur erdhi nje president turk eshte hequr busti i Skenderbeut nga salloni i pritjeve shteterore
    .
    Jam me Enverin se nje pjese e konisderueshme e prifterinjeve katolike qe bashkpunuan hapur me fashizmin dhe me vone me diversantet jane dekoruar
    .
    Jam me Enverin kur shikoj sumat e myslymeve para permendore gjergj kastrioti apo nene terzes.
    .
    Jam me Enverin kur nje pjese jo e vogel e femrave shqiptare perdorin fercen e zeze..carrcafet e gjate dhe ulurimat e hoxhallareve ne minarete.
    ++++++++++++++
    .

    .
    ………………….
    A DUHEJ PRITUR ERDOGANI SI SHENJTOR DHE TI KUSHTOHEJ KJO POEZI PIKERISHT NE NJA KALATE E GJERGJ KASTRIOTIT
    LEXONI DHE RRENQETHUNI !
    Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.

    “Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
    Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte
    Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve
    Ketu jane pa ze minaret
    Vendin qe eshte bere mysliman, mos e ler pa mysliman o allah
    Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah
    Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah
    Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im
    Te dime te dalim kunder armiqeve
    Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
    Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im
    Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o allahu im
    Vendin qe eshte pjekur me myslimane, mos e ler pa myslimane o allahu im”
    18 maj 2015, 16:54
    Vajza që përloti Erdogan: Ishte rrëqethës ai moment!

    Blendina Dibra, nxënësja 16- vjeçare e Medresesë së Shkodrës, recitoi në përurimin e Xhamisë së Prezës, duke bërë që Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan të shpërthente në lot.
    ===
    Po kur lexova dhe kete artikull te paguar (ose xhevdetin e kane lene ment) per Abaz Aliun edhe pse dhe vete jam me prinder bektashinj po frike mund te them; cohu enver nga varri se ai vend jo vetem u shkaterrua ekonomikisht dhe moralisht por dhe psiqikisht
    .
    te rroni vete zoti Xhevo !

    • Keto poezira i beri berisha dhe ja la ti lexoje vajzes se Vogel ;; BERISHA ESHTE PJELLA E ENVERIT .. QE E NDERRONTE XHAKETEN SA HERE QE …. EDHE ENVERI E PASKA HEQUR BUSTIN E SKENDERBEUT H HA HA HA CFARE MUTI … SKENDERBEU LUFOI PE SHQIPTARET DHE LE TE FLASIN CFARE TE DUAN TURQIT NDERS TI KOQJA QENKA ME ENVERIN SE NA LA NE MIZERABLE NE BOTE . DHE SKE 2 GRAM TRU .. DHE UNE TE KUPTOJ ..SE VETEM LOPET DHE KERRICAT JANE ME ENVERIN… DHE JU BENI PJESE …MERCI KERRIC… …

      • zoti ELIOT…enver hoxha analfabetet si puna jote i zhduku ne 1946…ndersa mjekerrcjeperit ne 1967..
        .
        Me duket se po kthehet rrota historise thote ku anglezi

        .Këngëtari dhe poeti britanik John Baine deklaroi para pak vitesh
        “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”,
        dhe ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
        Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
        Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.

        Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
        Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
        “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
        Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
        Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
        E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
        Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
        Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
        Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
        Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
        Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
        Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
        Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
        Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
        Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”.

        • V koqja ;;; NE 1946 ENVERI VRAU ELITEN INTILIGENTEN E SHQIPERISE … EDHE HITLERI NE 39 VRAU CIFUTET INTILIGENCEN E GJERMANISE DHE SHUME POETA PIKTORE FILLOZOFE CIFUTE SHKUAN NE AMERIKE … SEPSE ENVERI HITLERI KISHIN TE NJEJTEN POLITIKE .. FUTNI NE BURG INTILIGENNCEN DHE VENIN NJEREZ COBANE FSHATARE PA SHKOLLE NE QEVERI ..KESHTU I XHIRONIN ME SHUME … POR NJE COBAN SI JU SI KUPTON KETO GJERA … NJE ANGLEZ KA SHKRUAR POZITIVE PER HITLERIN E SHQIPERISE …. PO MORE SHOKU .. KA BUDALLNEJ PARTOUT …. PERSE NUK ERDHI TE JETONTE MJERIMIN EN SHQIPERI FILLOZOFI ANGLEZ TE SHKONTE NE PUNE ME BICIKLETA E MAOS ..TE RRINTE NE RRALLE PER VAJGURI 2 ORE NE DITE . TE HANTE BUKE ME KOS ..ME DJATH … DHE KY ANGLEZI I ZGJUAR ..KUR TE BENTE 10 VITE BURGU SE DEGJONTE MICHEL DE BIDELLSAVE OSE RROLLING STONES .. JAM I SIGURTE SE DO TE NDERRONTE MENDIM … EDHE NE FRANCE KA PARTI KOMUNISTE …. POR E THONE TROC SE PARTITE NE LINDJE ENVERI ME SHOKE ISHIN TERRORISTA NUK ISHIN KOMUNITAT QE ENDERRONTE MARKSI ..JO . DHE SADAM HYSENI KADAFI KANE MASAKRUAR POPULLIN E VET .. DHE KRIMINELAT E KANE VENDIN NE BURG …. SI SE KE KUPTUAR NJE GJE KAQ NORMALE …. SE PA CE QUE JE NJE TIP PA KULTURE ..PA MORALE ….. JETOJ NE FRANCE DHE KUR SHIKOJ SI ESHTE TALLUR ENVERI ME NE ME RININE TONE ME JETEN TONE …. ME VJEN PER…….. KUR EUROPA JETONTE NE SHIKONIM BALLISTET E BLLOKUT SI BRIDHNIN ME BENZA NE BULEVARD .. KUR BOTA I MBUSHTE FRIGOT PER JAVE TE TERA …NENA IME E SHKRETE … I CONTE NE 4 TE MENGJEZIT PER NJE SHISHE QUMESHTI … DHE BORGJEZIA E ENVERIT .. I MERRTE ME KAMIONA USHQIMET … DHE ENVERI ISHTE ANALFABET ..SEPSE NE 5 VJET NE FRANCE SI MESOI CDO TE THONTE LIBERTE FRATERNITE EGALITE … DEMOKRACIE … TE JETOSH NE FRANCE 5 VJET .. DHE TE MOS MESOSH MINIMALEN ..ESHTE ANAFBABETIZEM PER NJE EUROPIAN … POR TI SMA HA MENDJA TJA DISH DIFERENCEN KETYRE FJAALEVE . SI JU E QUANI INTILIGENT NJE PERSON QE SE KUPTOI FJALEN DEMOKRACIE ….. .. SE QE JU ASGJE SKENI KUPTUAR NGA JETA …. TETE DE BITE … MERCI ..

      • Ti Eliot , je me gomari nga te gjithe komentuesit e rendomte ,sepse ….. , nuk je njeri normal , por shtaze !

  • Martiri i Qabalase o gazeta Dita jo i Qerbelase. Lexoni perpara se te jepni infot. Qabalaja eshte nje nga qytetet e Albanias ne kohen e pushtimeve Romake dhe ndodhej ku eshte sot Azerbaxhani me kryeqytet Baku. Asokohe ishte fundi i pushtimit Romak dhe u quajt shteti Albania pasi ishte ne kufi me pjesen lindore te pushtimit dhe meqe andej lind dielli u quajt Alba e me pas Albania. Thuhet se albanet kane ardhur andej ndaj dhe ne vendin tone ka shume Armen.

    • enverdjali, Shqiptaret jane ne trojet e tyre qe prej 3500 vite dhe nuk kane ardhur as nga lindja dhe as nga perendimi. Eshte populli me i vjeter i Evropes dhe flasin gjuhen me te vjeter ne kete kontinent. Me emrin Albani ka edhe nje shtet ne SHBA dhe jo vetem ne Azerbajxhan. Me poshte ke nje koment te he per he qe thote se “..ne keto troje ku kemi lindur disa shekuj perpara komshinjve tane… Po te studiosh apo edhe po te kerkosh ne internet mund te ndriçosh dijen tende. Xhevdet Shehu ven ne dukje vetem qe njerezit qe sakrifikohen per njeriun , nuk vdesin kurre.

  • Nuk ma merrte mendja kurre,qe nje individ si ky xhota,qe gazeta Dita,ja hap shpesh deren,te jete ne nje nivel te papare injorance dhe budallalleku.

  • Shkrim pa asnje vlerë pozitive , i ngjashëm me shkrimin e z.Krasniqi për studimin ” gjenial “, per ndarjen mbi bazë feje te parlamentit shqiptar! Mediat tona , duket se po kalojnë një periudhe krize të rende , Ngushellime ! ! !

    • O I shenjti Vaso pasha, mos I ngaterro gjerat, mos bej patriotin pa fakte,e hoqen thote bustin e skenderbeut Kur erdhi president I turqise, po mire ja bene, a e di ti se skenderbeu ashtu sic e shikon edhe nga emri I dyte I tij, ishte nxenesi I turqise, pra aty mesoi qe te behej njeri strateg dhe luftetar I zoti, packa se pastaj nga tamaja qe kishte per toka dhe pushtet u be vegel e vatikanit, I cili deri me sot e kesaj dite ja ka Vene flaken shqiperise, me thuaj se a ka njohur bota ndonje here deri me sot, Perandori me te drejte se osmanet? Ta them und pergjigjen, jo. Cilin shtet pushtuan katoliket (Vatikani) dhe nuk ja varen kryqin ne qafe? E pra ky Turku barbar sipas teje, 450 vjet e pati greqine, 500 bullgarine, por ata mbeten ortodoks,

  • Lexova artikullin e mesiperm dhe nuk kuptova asgje per vepren e Abaz Aliut ,per betejen e Qerbelase ,pse ky eshte nje hero I jashtezakonshem per Shqiperine ,cfare ka bere ky per vendin tone ose per popujt e tjere ,ne cfare fushe te aktivitetit te njeriut ka kontribuar ,dhe ne fund te fundit pse nderohet ne malin e Tomorit .Asgje . Jemi ne v.2017 dhe jo me 1817,prandaj para se te shkruani e botoni,mendohuni.

  • Bektahizmi eshte nje fraksion i fese myslimane qe u perqafua fillimisht nga jeniçeret qe luftonin per turqine. Dihej qe ata ishin te krishtere qe turku i konvektroi ne fene e tyre. per shkak se pasuesit e abaz aliut ishin me liberal dhe ne ritet e tyre pranoheshin shume shizma qe ndryshonin kryekeput nga islamizmi, si pija, qejfet e orgjite, per te cilat ata te gjote luftetare te ushtrise turke kishin nevoje, zgjodhen bektashizmin. Jeniçeret shqiptare e sollen pastaj me ritet e saj edhe ne shqiperi. Ne fakt beteja e qebelase ka qene nje perleshje midis familjes dhe pinjolleve te muhametit me pushtetin e el bakrit , njeriu qe e zevendsoi ate i cili e ndoqi dhe e persekutoi familjen e muhametit fatimene, dhenderin tahir e niper e mbesa. Por shqiptaret vdesin te hymnizojne luftetaret, kryesisht arabe dhe fete e tyre te shpikura nen hijen e budes dhe jezusit. Thjeshte per te mos qene mbrapa te tjereve….ne vend qe te hymnizojne skenderbeun, por edhe rilindasit tane qe me qiri iluministesh ndriçuan kohen dhe prosperitetin civilizues europian, pjese e se ciles na takon ne keto troje ku kemi lindur disa shekuj perpara komshinjve tane.

  • Bravo Dita qe i jepni INJORANCES hapesire te madhe bashke me kete Xh.Shehun se ka plot dhe si ai.
    .!!!
    1-)Naimi,Samiu etj i kenduan Betakshizmit si nje FE jashte Kontureve Myslymane.
    Bektashunjte jane sekt Mistik qe nuk kane te bejne as me Kuran e as me Bibel.
    2-)Tomorri eshte DODONA o te mjere,atje ku Prifterinjte flisnin me Boten e Pertejme,eshte Mali Tomorrit,Dodona Pellazgjike 1 nga 9 Orakujt e Botes e cila eshte ne kendin 90° me Piramiden e Keopsit.
    3-)O Dita o Thano….
    Mos i lini me Hapesire Injorances,po rrinise se hashashit te Rripjelljes dhe Sales….shkruajuni per Aristidh Kolen,Dodonen,Thotin…
    eth,perpare se kjo rrini te bjere ne injorancen e pseudo Intelektualeve neper webe.

    LALAI.

  • MALI I TOMORIT KKA QENE I SHENJTE MIJRA VJET PARA SE TE LINDETE ABAZ ALIU . KESHTU THOTE HISTORIA E LASHTESISE E PERCJELL NEPERMJET MITOLOGJISE PELLAZGO HHELENE .

  • Cfare injorance, cfare driteshkurtesie.

    Imagjinoni per nje moment se cfare “kombinimi perfekt”, ka mes analfabetizmit, varferise dhe perrallave te tilla me arabe.
    Eshte lidhje direkte, pa kthim prapa, pa shenje permiresimi per pacientin.
    Eshte nje ofendim per mendjen e shendoshe te cdo lexuesi, ky nivel i DITA, nepermjet Xhevdeteve apo Bedrive.
    Kufiri midis te qenit gazete e perditshme informacioni dhe pacavure, qenka i rrjedhshem per redaksine e kesaj gazete.
    Tregu shqiptar i “informacionit”, nuk njeh meshire. Ose fitohet leku me fotografite e kembeve perpjete, ose me fotografite e thenies se trurit lamtumire.
    DITA, paska vendosur te marre drejtimin e kesaj te fundit.

  • Cfare jane keto injoranca keshtu ?
    Kush eshte Abaz Aliu ?
    Ku ka Abaz Ali shqiotar ?
    Kur do shkeputet ky popull nga kurthet dhe prangat turko-arabe- islamiko-ekstremiste?
    Keto vende te ashtuquajtura te Shenjta me Abaz Alia kane qene vende te shenjta e hyjnish iliro-shqiptare dhe qe u deformuan nga turko-arabet me SHEHET dhe SHEHLERIZMIN islamik.
    Ky eshte nhe turp.
    Populli duhet te ndergjegjesohet dhe te kthehet me fytyre te shqiptarizma Iliro-shqiptare dhe ji te vazhdoj me me forma torko-arabe.

  • Shqiptaret fatkeqsisht nder shekuj u jane nenshtruar nga frika dhe dhuna kultures se pushtuesve te huaj te cilet kane patur si qellim kryesor shkatrrimin e identitetit te lashte pellazgo ilir.shkatrruar
    Abaz Aliu ose Ali Abazet e rinj jane nje problem sot,bashk me ndikimin ne rritje te fese islame ne shoqerin shqiptare,atyre u shtohet ne menyre te kamufluar Erdoganizmi dhe Xhihadizmi,i hoxhallarve dallgauke dhe sharlatane qe helmojne mendjet e rinise shqiptare.

  • degjo ore ti eliot, ose saktesisht; “qeramudin mahmuti” : para socializmit utopik dhe atij shkencor, shoqeria njerezore ishte elite (aristokraci) dhe plebe, (skllav, bujkerob dhe proletar) . ne qofte se ti mendon, se elita ka vuajtur para komunizmit dhe ka bere qejf plebeu; ti trurin duhet t’a kesh te koqet dhe ate lloij truri qe kane koqet, duhet t’a kesh siper trupit, ne koke . mund te jesh “sperme elitaresh” ketu ke te drejte, po mos kerko te te respektoj une, krijuar nga sperma e plebeut, se deshira im eshte te t’i rjep shtate lekuret per 700 qind brezat ne vazhdim !!!!!!!!.

  • Rrembimi i Dodones:E prune perendite ne malin e larte,/ ne malin e shenjte me emrin Tomorr,/ dhe njerzit vrapuan qe ta shihnin,/ ti luteshin e ti faleshin,/te bukures , te shenjtes Dodone.
    Por vite me pas, erdhen pirate ,/ erdhen pirate, nga jugu i detit te kaltert/ i detit te kaltert me emrin e bukurJon/ e muaren me force , te bukuren , shenjtoren , Dodone!!

  • I madhi Konica i lodhur nga injoranca e bashkepatrioteve te tij do te shkruante ” Shqiperi te kam dhjerre nuk te kuptova asnjehere ”.Sado te renda e te vrazhda na duken keto fjale per fat te keq jane te verteta.Asnje komb ne bote nuk eshte zhvilluar e perparuar duke adhuruar heronj te popujve te tjere qe me te drejte apo jo jane kthyer ne idhuj.Cdo popull ka heronjte e vet qe nder shekuj jane nderuar per flijimin qe ata kane bere per popullin e tyre.Edhe shqiptaret nuk kane nevoje per idhuj te popujve te tjere e aq me shume per ata idhuj qe u kane sherbyer kulteve fetare qe per fatin e keq tonin asnjehere nuk na kane bashkuar por vetem percarje kane mbjelle midis nesh.Sa per kohen e sotme qe po jetojme do te thosha se nuk eshte koha e patrioteve qe derdhnin gjakun e tyre per komb e Atdhe por eshte koha e zuzareve dhe e tradhetareve qe per para e pasuri kane shitur nder e Atdhe.

  • enverdjali, Shqiptaret jane ne trojet e tyre qe prej 3500 vite dhe nuk kane ardhur as nga lindja dhe as nga perendimi. Eshte populli me i vjeter i Evropes dhe flasin gjuhen me te vjeter ne kete kontinent. Me emrin Albani ka edhe nje shtet ne SHBA dhe jo vetem ne Azerbajxhan. Me poshte ke nje koment te he per he qe thote se “..ne keto troje ku kemi lindur disa shekuj perpara komshinjve tane… Po te studiosh apo edhe po te kerkosh ne internet mund te ndriçosh dijen tende. Xhevdet Shehu ven ne dukje vetem qe njerezit qe sakrifikohen per njeriun , nuk vdesin kurre.

  • “Xhevdet Shehu ven ne dukje vetem qe njerezit qe sakrifikohen per njeriun , nuk vdesin kurre.”
    o Nje shqiptar
    çdo gjëje po të duash ti vësh një kuptim!?
    ja vë!!
    edhe pordha e ka kuptimin e saj,se përndryshe nuk do të dilte!!

  • …”Pushtimi turk i kthyer ne GENOCID ZHDUKES, aq i rende dhe i thelle ka qene, sa me te drejte eshte quajtur …APOKALIPS per kombin shqiptar…” Kadare..Dhe eshte aq e vertete kjo per mbetjet, jashteqitjet e koleres turke dhe gjakprishurit shqipfoles, sa zhdukjen e identititetit te vet mundohen ta kompensojne me ate te pushtuesit…Dhe kjo fatkeqesi, fatkeqesisht i perket kombit tone….!…….!!

  • …”Pushtimi turk i kthyer ne GENOCID ZHDUKES, aq i rende dhe i thelle ka qene, sa me te drejte eshte quajtur …APOKALIPS per kombin shqiptar…” Kadare..Dhe eshte aq e vertete kjo per mbetjet, jashteqitjet e koleres turke dhe gjakprishurit shqipfoles, sa zhdukjen e identititetit te vet mundohen ta kompensojne me ate te pushtuesit…Dhe kjo fatkeqesi, fatkeqesisht i perket kombit tone….!…….!!..

  • Si permbledhje e komenteve:Xhevdeti ka bere nje shkrim per Abas Aline.Shkrimi ben analizen perse mijra shqiptare fetar dhe pushtetar shkojne ne malin e Tomorrit cdo vit!!!Gjithashtu Xhevdeti komenton nje liber te nje Iraniani qe e lexon nje bote e tere…Nje pjese se duan ta besojne Abas Aline,nje pjese per kulture!….Po ne shqiptaret cfare bejme???Cdo fjale na behet zagal!!! Miza qe pickojne kalin dhe gomarin dhe qe i ben ata te hedhin shqelme…! Kjo eshte kultura e shqiptareve,keshtu ka qene edhe ne shekuj,prandaj kemi mbetur si bota e trete!!!

  • Ik or se late name me budallenjt atehere del se nuk jemi shqiptare mjaft me prralla duhet Enveri prap per kto mjekrrosh parazit dhe dembela

  • shko ha mish pi uje të ftohte e nisu per shtepi .Abas koke tas hiq gomarin se ta vras se me hengri bimen o të qifsha vrimen

  • Meqe ju te nderuar keni keqintepretuar fjalet e Naimit,mos jeni ju gje me te zgjuar Apo e mbani veten per te tille.Hatere thurrni vargje si ai dhe ta shohim Sa larg do shkoni,ju plehra qe nuk dini te respektoni as te respektoni njerzit qe sakrifikuan jeten e tyre dhe familjen e tyre per kte kombin shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *