Abazovic: Do heqim taksën 15 euro, urë për të lidhur Ulqinin me Velipojën

Ornela

Dritan Abazoviç që bëri histori duke u zgjedhur shqiptari i parë si zëvendës kryeministër në Malin e Zi, zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Tiranë ku u takua me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-se Lulzim Basha.

Dritan Abazovic tregoi projektet e diskutuara me kryeministrin Rama.

“Rikonstruksion të hekurudhës, pika dalëse e autostradës së gjelbër dhe ndërtimi një ure për të lidh Velipojen me Ulqinin”.

Zëvendës kryeministri Abazovic premtoi heqjen e kartonit jeshil me vlerë 15 euro për qytetarët shqiptarë që shkojnë në Malin e Zi.

“Ne hoqëm me Kosovën ka për të ndodh edhe me Shqipërinë”.

Ndryshe nga qeveria e mëparshme e Gjukanovic që nuk ishte nje mbështetëse e fortë e shengenit Ballkanit, Dritan Abazoviç e përkrah pa rezerva.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • RROFTË ❤ DRITAN ❤ ABAZI ATDHETAR ❤ dhe PATRIOT ❤ SHQIPTAR !! Të tillë POLITIKANÉ me INTEGRITET i NEVOJITEN SHQIPÈRISÈ tonè tè DASHUR , mè SHUMÈ se KURRË

  • Mos na ngaterroni me hekurudha ne shqipot e ketyre aneve se nuk kemi nevoje per to! Kemi furgona “si pikat e shiut” qe edhe Afrika na i ka zili, kemi edhe rruge pa rruge e autostrada te mbushura me lapidare si askush tjeter prandaj, edhe ate Ulqinin duhet te na e ktheni mbrapa qe brenda pese vitesh ti bejme nje betonizim te tipit Sarande apo Lalez, qe ti leme te gjithe me goje hapur!

  • Ura lidhese e Ades me Velipojen eshte nje dhurate e madhe per banoret ne dy anet e kufirit. Eshte ure qe do te sjelle shume zhvillim turizmit ne tere bregun e Adriatikut. .I lumte te dy kryeministrave.

  • Shqiptaret e Shqiperise, pjesa me e madhe e tyre dhe komplet mender “Rilindja” nuk din dhe nuk e kane idene se çfare duhet bere per te ngritur nivelin e ekonomise, te transportit etj.
    Sepse po te keshe ne krye nje trap si EDMUT RAMAVICI e ka mendjen vetem per PPP, koncesione, tendera, per te vjedhur se aty shkon 1 km rruge e re 20 mijelion evro. Keshtu nuk vidhet thjeshte me duar, por me thase.
    Prandaj nga kjo klase politike te tipit PD dhe PS nuk kemi as zhvillim, as arsim, as kulture, as shendetesi dhe as mireqenie.
    Keto nuk jane asgje me shume se shkerllatokraci. Me aq pare sa jane harxhuar keto 30-te vjet per rruget, do ishte sot Shqiperia e kompletuar me te gjitha nivelet e rrugeve. Eshte turp qe sot Tirana nuk ka stacion treni dhe i eshte shkaterruar hekurudha.
    Ne si popull jemi baraz me popujt e varfer te kontinentit afrikan, duke qene ne evrope.
    Nuk jemi ne gjendje per te bere nje proteste sepse jemi langaraq. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *