Abbiati flet hapur: Tifozët gabuan pasi Donnarumma…

Leda Hysa

Menaxheri i klubit të Milanit, Christian Abbiati foli për çështjen “Donnarumma”.

Gjatë një prononcimi për Rai Sport, Abbiati tha se tifozët nuk duhet ta lëndojnë portierin e talentuar i cili po mendon vetëm për Milanin.

Ai mund të qëndrojë në Milano edhe për shumë vite. Ai ka një kontratë të gjatë me ne, punon shumë. Ai po mendon për Milanin dhe po përpiqet të ndihmojë ekipin të arrijë rezultate pozitive. Tifozët nuk duhet ta lëndojnë sepse ai po bën një punë të mirë”, theksoi ai për mikrofonat e Rai Sport.

Kujtojmë që Gigio Donnaruma për shkak të ofendimeve të tifozëve “shpërtheu” në lot në dhomat e zhveshjes përpara fillimit të ndeshjes Milan-Verona.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *