Në marrjen e parë në pyetje të pas arrestimit të tij ditën e premte, Salah Abdeslam i dyshuari kryesor për sulmet e nëntorit në Paris ka thanë: “Doja të hidhja vetën në erë në stuadiumin “Stade de France”, por më pas ndërrova mendjen”.
Kjo e dhënë është bërë e ditur në një dalje për shtyp, të prokurorit të Parisit, Francois Molins.
Ai ka shtuar se këto deklarata duhet marrë me shumë kujdes. Duhet pyetur vetja përse perzenca e Abdeslam, u njoftuar dhe në disa pika të tjera Parisit si në Montmartre dhe në “Bazilikën e Zemrës së Shenjtë”, ku ISIS ka tentuar të realizojë atetntate, por që nuk ka mundut t’i çojë deri ne fund.
Marrja në pyetje është bërë në prezencë të një gjykatësi bleg dhe avokatit, Sven Mary.
Sipas avokatit, Abdeslam do të kundërshtojë kërkesën e Francës për ekstradim dhe do të bashkëpunojë me drejtësinë belge.
Akuza për të nga ana e drejtësisë belge është ,”Masakër terroriste” dhe “Pjesëmarrje në aktivitetin e një grupi terrorrist” “.
Salah Abdeslam dhe Amine Choukri tashmë kanë lënë siptalin e Saint-Pierre në Bruksel. I vetmi i mbijetuar i terroristëve të sulmeve në Paris dhe bashkëpuntori i tij, janë transferuar në zyrat e policisë federake në Bruksel për t’u marrë në pyetje. Arrestimi i tyre u bë i mundur falë një njoftimi nga brenda njerëzve te besuar, ndërkohë që Parisi kërkron me ngulm ekstradimin e tij.
