Mbreti Huan Karlos i Spanjës ka abdikuar dhe lajmi u bë publik nga vetë Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoi. Huan Karlos, 76 vjec, ka qenë në fron që nga viti 1975, duke marrë kontrollin e vendit pas vdekjes së diktatorit Francisko Franko. Pasardhësi i tij në fron do të jetë djali i tij, princi i kurorëzuar 45 vjecari Felipe. Huan Karlos ka qenë një nga monarkët më popullorë në botë, por kohët e fundit spanjollët e kanë humbur besimin ndaj tij. Reputacioni i tij u trondit më shumë edhe pas hetimeve për korrupsion ku u përfshi vajza e tij me bashkëshortin.

hajt pension te mbare………….