Ndryshon formati i aboneve të urbaneve në kryqytet pas datës 5 prill. Shoqata e Transportit Urban ka hedhur në treg një abone me karton ku poseduesi i saj duhet të japë të dhënat e tij personale, emrin mbimrin si dhe ne të të jetë e përfshirë edhe fotografia. Sipas shoqatës kjo lloj aboneje është hedhur në treg për arsye sigurie por edhe për të minimizuar abuzimet nga ana e qytetarëve në linjat urbane.
“Thjesht ne kemi vënë një dokumet ose karton shoqërues, që të rriten elementët e sigurisë, me qëllim që të mos falsifikohen e të përdoren nga më shumë se një person njëkohësisht”, thotë Ibrahimi.
Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë për nxjerrjen e këtij kartoni të ri nga subjektet e transportit publik.
‘Derisa bashkia të bjerë dakord për një format të kartonit që lufton informalitetin dhe nuk krijon praktika monopol apo antikonkuruese, cdo veprim i njëanshëm nga subjektet e transportit publik do të cojë automatikisht në hapa të menjëhershëm për heqjen e licencës. Ky ka qënë, është dhe mbetet qendrimi ynë i pandryshueshëm”, shprehet Bashkia e Tiranës ne nje njoftim per mediat.
Për rreth 60 minuta kreu i Shoqatës së Shërbimit Urban, Ferdinand Ibrahimi ka qënë në Policinë e Tiranës për të kërkuar mbështetjen e forcave blu për ndalimin e shitjes së abonesë së studentit nga persona të pautorizuar dhe me cmime spekulative në dëm të studentëve.
“Me këtë shkresë drejtuar drektorisë së policisë i njoftojmë të marrë masa, sepse abonetë e studentëve shiten rrugës me cmime më të larta, nga njerëz të paautorizuar”, tha ai më tej.
Më herët Shoqata e Transportit Urban ka kërkuar edhe rritjen e cmimit të biletës si dhe të aboneve, gjë e cila nuk eshtë miratuar nga Bashkia e Tiranës./News24