Shqipëria renditet si një ndër vendet me shifrat më të larta, ku për 1000 mijë lindje kryhen 230 aborte, ndërsa në vendet e tjera të Evropës për kaq lindje bëhen vetëm 28 aborte
Pranvera Kola
Pavarësisht punës së bërë, Shqipëria vijon të raportojë shifra alarmuese mbi kryerjen e aborteve. Ky fakt shqetësues konstatohet edhe në studimin më të fundit të kryer nga USAID-i, në të cilin rezulton se për 1000 lindje të gjalla në Shqipëri, kryhen rreth 230 aborte, ndërkohë që në vendet e tjera të Evropës përllogariten vetëm 28 aborte për 1000 lindje.
Mungesa e informacionit dhe frika mbi përdorimin e metodave të kontracepsionit, besimi i verbër tek metoda tradicionale e shmangies së shtatzënive të padëshiruara, si dhe kostoja e lartë e vizitave bëjnë që femrat shqiptare të përzgjedhin abortet për shtazanitë e padëshiruara. Studimi tregon se janë partnerët ata që nxisin gratë të mos përdorin metodat kontraceptive, duke ndikuar kështu në rritjen e numrit të aborteve.
Megjithatë, shifra e aborteve është edhe më e lartë se sa ajo e përmendur, pasi klinikat private në pjesën dërrmuese të rasteve nuk i regjistrojnë abortet e kryera. Duke iu referuar të dhënave, koordinatori i këtij studimi, Arian Boci, vë në dukje se kjo shifër e lartë nuk vjen vetëm nga mosinformimi për metodat moderne, siç është kontracepsioni, por edhe për shkak se shpesh mjekët gjinekologe u kërkojnë vizita të shumta ekografike pacientëve duke rritur koston.
Nga ana tjetër, edhe vetë mjekët nuk japin informacionet e duhura për pacientët. “Faktikisht nga pjesa e njohurive, vumë re se gratë kishin përsëri frikë nga përdorimi i metodave kontraceptive. Kostoja ishte një tjetër element. Në këtë studim u pa se kryesisht mjekët kërkonin më shumë ekografi dhe vizita pasuese për abortin apo fillimin e metodave kontraceptive, më shume se normat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Detyrimisht që këto vizita pasuese apo ekografi më shumë se normat e rekomanduara rrisin koston e metodave të planifikimit familjar”, shprehet Boci.
Një tjetër gjetje e studimit të USAID-it tregon se shpesh pacientët që kërkojnë të abortojnë, paguajnë para nën dorë te mjeku duke anashkaluar faturat e spitalit. Në sektorin publik, shërbimi i planifikimit familjar ofrohet falas, por procedurat për abort vullnetar kanë një tarifë prej 6 000 lekësh. Nga ana tjetër, pagesat informale për kujdesin shëndetësor në sektorin publik janë të zakonshme. Çmimi për këto shërbime në sektorin publik varion nga lloji i shërbimeve, por çmimet janë të pasqyruara në çdo klinikë.
Lidhur me ndryshimet që dikasteret duhet të marrin përsipër për ndryshimin e kësaj situate, ekspertët rekomandojnë që të synohet në tre drejtime që kanë të bëjnë me kёshillimin e klientёve tё abortit mbi mundёsitё e ndryshme tё kontracepsionit, me fokus tё veçantё nё uljen e miteve dhe frikёs mbi pёrdorimin e metodave kontraceptive bashkёkohore.
Më tej këshillohet se duhet bërë reduktimi i pengesave financiare mbi përdorimin e metodave bashkёkohore kontraceptive, si ato tё lidhura me vizitat shtesё dhe kërkesat pёr ekografi pasuese, nxitja e përfshirjes sё meshkujve nё edukimin mbi planifikimin familjar, si dhe zhvillimi i strategjive tё integruara pёr tё rritur komunikimin mes ofruesve tё shërbimeve shёndetёsore dhe klientëve apo partnerëve seksualë rreth planifikimit familjar dhe shëndetit riprodhues.
Frika nga përdorimi i metodave mbrojtëse
Faktorët që po mbajnë në nivele të larta numrin e aborteve rezultojnë të jenë informacion i ulёt mbi kontracepsionin bashkëkohor, si dhe frika që përdorimi i tyre do tё ketë efekte anësore mbi shëndetin. Megjithëse 69 për qind e grave të martuara në Shqipëri raportojnë përdorimin e planifikimit familjar, shumica e tyre përdorin tërheqjen (58 për qind) dhe vetëm 11 për qind e tyre përdorin një metodë kontraceptive bashkëkohore kundër shtatzanive të padëshiruara.
Kjo vjen si pasojë e frikës së konstatuar edhe në studime të mëparshme ku gratë shqiptare kanë frikë nga përdorimi i këtyre metodave për shkak të efekteve anësore mbi përdorimin e metodave bashkëkohore kontraceptivë. Keqkuptimet që hormonet shkaktojnë kancer apo sterilitet janë nga më të zakonshmet tek gratë shqiptare, keqinformacione të cilat shpesh mbështeten dhe nga disa ofrues shërbimesh shëndetësorë.
Mjekët nuk japin këshillat e duhura
Klientёt e përfshirë në studim raportojnë qё personeli mjekësor ёshtё burimi kryesor mbi marrjen e informacionit rreth planifikimit familjar. Gjithashtu mjekët obstetër-gjinekologë besojnё se ata janё personat e duhur pёr tё informuar klientët e abortit mbi planifikimin familjar, por pёrsёri ata nuk ofrojnë informacion tё mjaftueshёm pёr klientёt e abortit.
Përveç këtyre pengesave, ofruesit e shёrbimeve rekomandojnё mё shumё ekografi dhe vizita pasuese krahasuar me udhёzuesit e OBSH-së pёr gratё tё cilat fillojnё pёrdorimin e metodave bashkёkohore.
Nisur nga fakti i pagesёs pёr çdo vizitë nё sektorin privat, si dhe pagesat informale nё sektorin publik, analizat dhe vizitat shtesё pёr pёrdorueset e kontracepsionit bashkёkohor rritin koston financiare pёr kёta klientё.
Kjo shpjegon faktin se pse njё pёr qindje e lartё e grave mendojnё qё vendosja e DIU-s (një nga metodat e kontracepsionit) kushton mё shumё se aborti. Pёr mё tepёr, analizat dhe vizitat shtesё ka tё ngjarё qё tё rrisin frikёn qё klientёt kanё rreth pёrdorimit tё metodave kontraceptive bashkёkohore.
Kërkesa për shumë vizita
Mё shumё se 70 për qind e mjekëve rekomandonin ekografi pёr klientёt tё cilёt nisnin pёrdorimin e pilulave apo DIU-s; Organizata Botёrore e Shёndetёsisё nuk i rekomandon kёto praktika. Vetë mjekët pranojnё se zakonisht kёrkojnё 2,3 vizita pasuese pёr gratё tё cilat fillonin pёrdorimin e metodave kontraceptive bashkёkohore dhe rreth 2,5 vizita pёr gratё tё cilat vendosnin pёrdorimin e DIU-s. OBSH rekomandon 1-2 vizita pёr gratё tё cilat fillojnё pёrdorimin e pilulave dhe njё vizitё pasuese pёr pёrdorueset e DIU-s 10.
Pagesat nёn dorë në sektorin publik
Shumё pak nga gratё qё kishin kryer abortin nё sektorin publik nuk kishin paguar pёr kёto shёrbime (15 për qind). Midis atyre qё kishin paguar pёr kёtё shёrbim, mesatarja e pagesёs ishte rreth 6 159 lekë. Kjo pagesё ёshtё pak mё e lartё se tarifa zyrtare (6 000 lekё), por ёshtё mё e ulёt sesa mesatarja e pagesёs nё sektorin privat 9 240 lekë. Rreth 38 për qind e grave tё cilat kёrkuan kujdes shёndetёsor nё sektorin publik, kishin kryer disa pagesa informale pёr shёrbimin e abortit. Mesatarja e pagesёs sё klientёve pёr njё ekografi nё sektorin publik ishte 1 000 lekë. Nё rast se njё klient vendos njё DIU dhe pёr çdo vizitё pasuese (2,5 vizita) kryen dhe ekografi, atëherё do tё kishim njё kosto shtesё prej 2 500 lekёsh.
Grafiku: Pёrqindja e klientёve tё abortit tё kёshilluar mbi disa nga metodat e Planifikimit Familjar
Dy tё tretat (64 për qind) e klientёve mendonin se do tё pёrdornin njё metodё kontraceptive nё tё ardhmen, por vetёm 9 për qind e tyre morёn njё metodё kontraceptive bashkёkohore apo recetё pёr to nё ditёn kur kryen abortin. Tё gjitha gratё zgjodhёn pilulat kontraceptive apo prezervativёt.
Tre tё katёrtat (75 për qind ) e klientёve qё kryen abortin kishin folur me partnerin e tyre rreth planifikimit familjar dhe gjysma (46%) besonin se partnerёt e tyre preferonin përdorimin e tërheqjes nё krahasim me metodat e tjera bashkёkohore kontraceptive. Trembёdhjetё pёr qind pranuan se partneri ishte ndёr arsyet e mospërdorimit tё metodave bashkёkohore kontraceptive.
Arsyeja kryesore e dhёnё nga klientet mbi pёrdorimin e ulёt tё kontracepsionit bashkёkohor ishin mungesa e njohurive rreth planifikimit familjar dhe frika e efekteve anёsore pёr shёndetin e tyre. Vetёm gjysma (52 për qind) e mjekëve obstetër-gjinekologë tё intervistuar renditёn metodat e planifikimit familjar nё mёnyrё korrekte, sipas efektivitetit mbi parandalimin e shtatzёnisё (nga mё efektive e deri mё pak efektive: DIU, pilula, prezervativёt dhe tёrheqja).
Shumica e mjekëve obstetër-gjinekologë besojnё se vetë ata (95 për qind) dhe mjekёt e kujdesit parёsor (82%) janё personat e duhur pёr tё dhёnё informacion mbi planifikimin familjar. Vetёm 3 për qind e tyre pёrmendёn kёshilluesit me profesion jomjekësor si persona pёr dhёnien e kёshillimit mbi planifikimin familjar.
Kёshillimi pёr klientёt e abortit ishte tepёr i ulёt: rreth 44 për qind e klientёve pёrmendёn qё obstetër-gjinekologët diskutojnё me ta mbi planifikimin familjar, si pёrpara apo pas kryerjes sё abortit.
Edhe nё rastet kur u krye kёshillimi, ai nuk ishte i plotё. Vetёm 10 për qind e klientёve u kёshilluan mbi tre apo mё shumё metoda bashkëkohore kontraceptive. Nga ana tjetёr, mjekët ishin mё tё prirur tё diskutonin mbi pilulat kontraceptive dhe kontracepsionin e urgjencёs me gratё e moshёs 18-25 vjeç.