Ambasadori rus në Tiranë kritikon sjelljen e qeverisë shqiptare ndaj kompanive të rëndësishme ruse dhe botërore. Në një intervistë për Shqiptarja.com, ambasadori Leonid Abramov tha se mes Rusise dhe Shqipërisë ekziston një shkëmbim i thjeshtë primitiv tregtar.
“Gjatë kohës që unë jam në Shqipëri, të paktën dy kompani ruse kanë ndërmarrë përpjekje për të ardhur në tregun shqiptar. Kjo kishte të bënte me sektorin e produkteve minerare. Këto kompani arritën në një përfundim se shpenzimet nuk ishin shumë efikase dhe uikën nga Shqipëria. Ato janë kompani me përmasa të mesme”, tha ai.
Abramov thotë se gjatë dy viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar përfaqësues të kompanive të mëdha ruse, mes të cilave “RusHydro” dhe “Lukoil” apo edhe “Gazprom Neft”, e cila ka marrë pjesë në tenderin për privatizimin e Albpetrolit.
“Që të gjitha këto janë balerinat e biznesit rus dhe biznesit botëror. Këto ishin vizitat e para të këtyre përfaqësuesve dhe interesi qëndron edhe sot e kësaj dite, por gjithmonë është në varësi të palës shqiptare, që ky interes të realizohet konkretisht”, tha ai.
Z.Ambasador mos te jeni qejfmbetes me shqiptaret por me politiken qe vendos per cdo gje. Me bene cudi qe ju jeni afruar dhe Saliu ju ka zbuar.Ndonje pazar nuk ka shkuar mire ose buzeqeshjet si nga Lindja e Perendimi.Populli shqiptare nuk e denigron ndihmen e sinqerte te popullit Rus gjate diktatures komuniste .Duhet qe dhe ju te beni hapa te sinqerta ne politiken ndaj shqiptarve si brenda dhe ne Kosove e Maqedoni .Ju dilni hapur politikishte ne mbrojtje te serbve kur behet fjale midis shqiptarve dhe serbve.Ne nga ju kemi mesuar se serbet jane te ardhur e jo shqiptaret kane zaptuar teritore serbe.Nese studimet tuaja kane ndryshuar duhet ti beni prezente qe te vertetat te ndihmojne klimen ne Ballkan e jo ti drejtojme tyten njeri tjetrit .Si fuqi e madhe qe jeni duhet te mbani qendrim dinjitoz ndaj dasive Ballkanike .Jo ti diferenconi nga preferencat por nga realiteti .Hidheni ju hapin te paret se ne do tju vime pas. Ky eshte mendimi im qe ju njohe qe kur ishja femije e lozja me moshataret e mi rus.
Qeveria shqiptare, politikanë, gjyqësia dhe policia punojnë si terroristë kundër investitorëve. shikoni Currila – zonë private turistike e qeverisë shqiptare. Megjithatë, për më shumë se 15 vjet kundravajtësit pyje, rrugë, detit, zona e peshkimit shkatërruar keq si Taliban.Nun fillon procedurën Abitrage kundër kriminelëve të PD-së, dhe politikanët që shkatërrojnë tokën dhe për të ndërtuar atje ilegalisht.