Abramoviç gati të shesi Çelsin për 3 miliardë euro!

DITA Online

Roman Abramoviç, manjati rus që zotëron klubin anglez të Çelsit, po mendon seriozisht ta nxjerrë në shitje skuadrën e vetme londineze në histori që ka arritur të fitojë një Champions League.

Abramoviç e bleu skuadrën nga Kin Bejts për shifrën e 140 milionë paundëve dhe në pak muaj e shndërroi Çelsin në një superfuqi botërore, duke fituar 5 tituj kampionë dhe kupën me veshë të mëdha në vitin 2012.

Sipas “The Sun”, Abramoviç mendon ta shesë klubin për një shifër rreth 3 miliardë euro, ndërsa kandidat i mundshëm për blerjen e bluve është Xhim Ratklif, një miliarder anglez me një pasuri që arrin në 25 miliardë euro.

Por pavarësisht kësaj, Ratklif nuk duket i bindur për të shpënzuar shumën fillestar që Abramoviç kërkon.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *