Abramovich, 90 milionë £ dëmshpërblim për trajnerët e shkarkuar

Dita

Maurizio Sarri është prezantuar këtë të shtunë zyrtarisht si trajneri i Chelsea-t, pas firmosi një kontratë tre-vjeçare.

Italianit i shtrohet një mision i vështirë përpara; atij i duhet të ringrejë skuadrën në nivelet më të larta.

Sarri është renditur në vendin e dhjetë në listën e teknikëve, që janë punësuar nga Roman Abramovich për të drejtuar klubin londinez.

Maurizio Sarri  ka ardhur në postin e trajnerit fill pas largimit të Antonio Contes, i cili raportohet se ka marrë një shpërblim të majmë nga miliarderi rus.

Në total, Abramovich ka shpenzuar plot 90 milionë paund për të dëmshpërblyer 9 trajnerët që ka shkarkuar përpara se të vinte Sarri në krye të Chelsea-t.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *