Abrashi shënon gol spektakolar dhe shpëton Freiburgun (VIDEO)

Dita

Amir Abrashi ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij SC Freiburg.
Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë titullar si gjithnjë në ndeshjen mes Dusiburgut dhe Freiburgut që përfundoi në barazim 1-1.

25-vjeçari ishte shpëtimtar i Freiburgut në këtë takim, pasi shënoi golin e barazimit në minutën e 62-të.

Ish-anëtari i Grasshopperit u ndëshkua tetë minuta më vonë me karton të verdhë, ndërsa pas kësaj pike të fituar Freiburg rikthehet në krye të tabelës me 26 pikë të tubuara.

Goli ndaj Duisburgut ishte i treti këtë edicion për Amir Abrashin, që po kalon një moment fantastik në Gjermani.

 

Goal Abrashi – Duisburg 1-1 Freiburg – 07-11-2015 by AlleTore

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *