Letër e nënshkruar,
Muhamed Fyshku
Kam dëgjuar shpesh në biseda apo debate “rruge” ku në prag zgjedhjesh marrin njëfarë rëndësie, menyrat se si njeriu mund të vendosë qoftë edhe një gur në themelin e së ardhmes së tij. Në shumicë flasin e betohen për abstenim apo mos votim në qershor. Kategorikisht jam kundër kësaj mendësie. Të japësh mendim, cilido qoftë ai, është shprehje personaliteti. Mendoj se absenimi është një farë kurthi politik. Një “grua” e mirë ka thënë dikur: Ajo që bën njeriu në jetë është një pikë ujë në oqean, por pa të nuk do të ishte as pika e bile as vetë oqeani. Nuk më duket aspak i drejtë mohimi i vetvehtes për asnjë arsye. Të japësh mendim tregon civilizim e qytetari. Po e përsëris edhe një herë. Nuk më pëlqen ta mohoj e as do ta mohoj kurrë vetvehten në asnjë rrethanë normale. Vepra e fjala ime jam unë. Ç’do të isha pa to?
