Abstenimi ndaj Palestinës në OKB, Berisha: Nuk anashkalonim dot SHBA-në

anazapta

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të artisë Demokratike, kreu i saj, njëkohësisht kryeministër i vendit, Sali Berisha, argumentoi abstenimin e Shqipërisë në OKB, për dhënien e statusit të vendit vëzhgues Palestinës.

Berisha tha se Shqipëria është një ndër vendet që e ka njohur shtetin e Palestinës, por abstenimi erdhi për shkak të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit me SHBA-të.

Gjithashtu, kryeministri komentoi edhe zhurmat në shtyp për një presion të ushtruar nga Ankaraja mbi Berishën për të votuar pro Palestinës.

Kreu i qeverisë përsëriti se Turqia mbetet aleati ynë, ndërsa kryeministri Erdogan mik i Shqipërisë.

Palestina u anëtarësua në 30 nëntor në OKB me statusin e vendit vëzhgues. 138 shtete votuan pro, 41 abstenim dhe vetëm 9 kundër. Mes shteteve abstenuese ishte edhe Shqipëria. SHBA-ja dhe Izraeli ishin dy nga kundërshtarët më të fuqishëm të anëtarësimit të Palestinës në OKB.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *