Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
11 Dhjetori ishte si një udhëtim në kohë për të cilin nuk besoj se shqiptarët i kishte marrë fort malli. Ashtu siç ishte përbetuar, ish-kryeministri Berisha ia doli të mbledhë Kuvendin e Foltores në stadiumin Air Albania. Me pjesëmarrje të konsiderueshme të ndjekësve të tij, në mesin e të cilëve mund të jetë edhe shifra e përmendur e delegatëve, ai implementoi pa e ndjerë të nevojshme as të ngrejë dorën ndryshimet që kërkonte në statutin e Partisë Demokratike.
Në vijim, u shkarkuan në mungesë e pa fort mund kryetari, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, një proces i shpejtë dhe mjaftueshëm transparent, në sinkron me organizimin e suksesshëm deri në detaje, çfarë të bën të mendosh se këtyre zotërinjve, ashtu si homologëve të tyre të kahut tjetër, nuk u mungojnë aftësitë organizative, por kur janë në pushtet, me sa duket, u qërrohet dëshira për të bërë diçka të qenësishme për këtë vend.
Në ditën e të ashtuquajturit ‘Rithemelim të PD-së’, z. Berisha mbajti edhe fjalimin e rradhës që ishte jo vetëm një përmbledhje e 27 foltoreve por edhe një ripërtypje e fjalimeve të tij ndër vite. Siç pritej, në të, nuk munguan as armiqtë e shpikur nga miqtë e vjetër, as qëndrimet e paepura me mitin e Davidit në sfond, as kërcënimi i rikthimit të Shqipërisë në kohë të errëta me sovranitet të diskutueshëm; të gjitha, të përforcuara nga unifikimin e figurës së vet prej shpëtimtari të ripërsëritur.
E ndonëse fituesi i duelit brenda PD-së nuk dihet, pasi as humbësi i përsëritur Basha, as i dorëhequri non grata Berisha nuk duan të hapin rrugë, e vërteta është se Berisha ia doli mbanë për të paktën tre muaj që të jetë sërish qendra e vëmendjes.
Diskursi populist mediokër, por që i ka bërë punë historikisht, thatësira në ide e njerëz që nuk mbizotëron vetëm partinë e tij, mungesa e zhvillimit, korrupsioni, rënia e mirëqënies që nuk justifikohen vetëm me pandemi e tërmet, ia kanë shtruar rrugën ish-kryeministrit.
Absurde, që vajza ime sot pothuajse në të njëjtën moshë që kisha unë në vitet ’90 po ‘dënohet’ të jetojë nën të njëjtin presion që jetova unë; të “uraganit të pandalshëm” që merr me vete çfarë i del përpara; detyrohet të kyçet në shtëpi si dikur unë, sepse tubimet me thirrma revolucionare mund të precipitojnë në mënyrë të paparashikueshme; e gjithashtu si unë në ’90, mund t’i duhet të mësohet edhe ajo me zhargonin poshtërues drejtuar kujtdo që nuk pajtohet me “uraganin”; e të jetojë me idenë se mbarë vendi duhet të bëhet pjesë e luftës së një individi për të pastruar emrin e vet përtej oqeanit.
E gjitha kjo jo thjesht se “liderit historik” i shkrepi të vazhdojë të bëjë histori, as sepse për pasardhës politik zgjodhi një figurë të zbehtë që mund ta drejtonte si të donte apo ta fshinte në pak javë, por sepse liderat “tanë” historikisht bezdisen shumë nga potencialet që mund t’i zëvendësojnë.
Berisha ka të drejtë – it’s the final countdown. Por jo për riciklim kultesh; për të ardhmen, na duhet një lider.

Vertet, sa e trishte…
Nje shoqeri e kapur peng kaq e paditur
Eshte kendeshem te lexosh gra teper te kultivuara por nuk i shmangen dot snobizmit…dhe aty bien mendoj ne nivelin horizontal te shoqerise..!
Perse duhej ne fund shprehja ne anglisht?
Po vajza e lodhur nga persiatja e njerezve udheheqes, demon te mbir vrullshem ne nje toke shterp per njerez normal, nuk mundet te orientohet drejt, nuk kemi ndertuar habitat per femijet tane dhe me e dhimbeshmeja se nuk mundemi, keta jemi ne…
Me vjen mire qe perdorni nje gjuhe te mprehte pa efekte anesore….
E zgjuar por duhet te japesh alternative, ashtu thjesht si do mendoje per vajzen tende….
jot eme vlen si alternative??
Kot po pyes, po avash o evlat, cfare ke me nenat? Ti vete ke nene, jo se po te kesh i bie qe edhe ajo te jete alternative, apo jo? Thjesht po ndjek logjiken qe ke perdorur ti se une per nenen tende kam shume respekt.
Hartim i dobet. Mungojne fjalet e reja si ” dakordesim”, “e trishte”, “jam i apo e keqardhur”,
Se ku pashe nje foto te Azemit, djalit te Azemit dhe i gjithe ky rrugetim 31 vjecar i PD me ngjau si nje kthim tek heroi i gabuar. PD, nga Azemi tek Azemi. E formoi Ramizi, e ushqyen me biberon amerikanet, por asnjehere PD nuk u be nje alternative politike e vertete. Shikoni programet e bera shkel e shko, premtime per reforma sociale nga nje partì e djathte?!Kur s’pati me durim, i ndjeri Pashko nxori nje flete te bardhe dhe defteu; na kane dhene cekun e bardhe! Nga keta drejtues te papergjegjshem u uzurpua PD. Azemi, Berisha, Pjetrat, Zhulalet, etj e kthyen PD ne organizate terroriste. U vulos ne 2 prill. Ruli, Meksi e plotesuan ne kuadrin ekonomik. U falet per cfare nuk dinin, por te futnin miliarda ne xhepa e mesuan shpejt. Cikli i PD u mbyll, tamam-tamam nga Azemi tek Azemi. Do degjoni Bashen te justifikohet, te thote qe asnjehere s’ka qene minister prej verteti, kur dihet se Sala vendoste per te gjitha. Por s’mjafton kjo. S’mjaftojne as amerikanet. PD eshte si nje shtepi e bere keq qe ne fillim. Duhet nisur nga e para. Kjo qe ishte cofi dhe Ca si vone, po shyqyr qe u gjet sebepi. Ne planin personal, Bashes i ndodhi si Neronit, qe kur ishte 30 vjec shkoi ne Delfi, ti shtinte fall orakulli. Ky i thote qe te kishte kujdes nga mosha 73 vjec. Kthehet tere qejf ne Rome Neroni, ohu, kishte plot kohe sa te arrinte 73 vjet. Nderkohe – thote Kavafis, ne Spanje po mblidhte trupat kunder Romes nje filan mbret qe ishte fiks 73 vjec. Bashes do i kene thene te kete kujdes nga mosha 77 vjec, Hahahahah. Kam bere dikur nje vjershe te shkurter, aty nga ’90. Tani qe jam 50 cuditem se e paskam shkruar qe ne fillim fallin, pa’ e mare seriozisht: “Orakujt s’premtojne dashurine e kerkuar/ perplasen gjithmone te kundert tek ti. Ti qahesh, ankohesh, psheretin e deshperuar/ me siguri mendon se te kane bere magji”. 31 vite te shkuara, qe i premtuam vetes qe do gezonim shpejt arritjet e nje shoqerie me standard me te mire. Perkundrazi, ankohemi, e kemi me orakullin dhe Jo me paaftesine tone per te rrezuar boten e servileve dhe te paafteve. Boten e spiuneve qe presin te behen kryeminister nga ambasadat. Fatet e vendit varen nga faqja personale fejsbuk apo Instagram e Rames. Presidenti idiot Meta nxjerr foton me mace si nje plak i semure me Alzheimer, Berisha nxin si tenxhere alumini e kohes se menses se Enverit. Basha qesh si kinezi ne pazarin e xhingla-minglave; ky qe premtimi i brezit tone?! E me keq se kjo, brezi qe vjen pas nesh mbush me like dhe lavderime boshe boten virtuale dhe aspak reale te tre-kater kryetareve qe jane pergjegjesit kryesore te kesaj apatie dhe mizerjeje demagogjike e varferie te shumanshme.. Normalisht, te gjithe jemi pergjegjes. Te vetmit, qe ne njefare menyre bejne drejtesi, jane “biznesmenet” nga Mamurrasi, Nikla e Shkodra, qe here pas here i fusin plumbin njeri-tjetrit. Pa’ ndonje shpenzim publik kur heqin qafe “biznesmenin” me “emer te njohur” nga policia.
Asgje absurde fare Edona Llukacaj, sepse personazhet e atij dhjetor-1990 mbajne peng prej 30 vitesh qeverisjen e Shqiperise!
Presidenti aktual, nje i futur ne politike ne dhjetor-1990 si “student i dhjetorit”
Kryeministri aktual, nje i katapultuar ne politike ne dhjetor-1990 si “radikali qe do varte komunistet’
Ketyre u duhet edhe kryeopozitari nje i seres tyre, pra personazh i atij dhjetor-1990 qe te mbajne akoma mundesisht edhe nja 30 vite tjera Shqiperine peng aty ku ja la Ati i tyre qe i futi ne politike, Komunisti Boshnjak Ramiz Alia 30 vjet me pare.
Edona nenkupton nje emer, por kesaj radhe simbolizon nje gazetare naive qe nuk e shikon pluhurin komunist qe u shkermoq ne Air-Albania. Nje partie e re po lind ne Shqiperi-Partia Demokratike e heroit Lulzim Basha.
Po ky berberi Gjerman, sot e gjeti te marri parate e sherbimit?
Edhe Dritan preshi aty ?
I paska vajt mendja per sallator, ksaj rradhe
Filloni flisni shqip se e keni shtrembruar fare me anglisht sikur te jemi koloni angleze. O ju të shout ju qft kina
Edona,
Eshte shkrimi i pare qe lexova, pas disa shkrimesh qe keni bere ne DITA. Shkruar bukur duke pershkruar realitetin e kohes dhe figurat politike me aftesite e tye me te keqia per drejtimin e shoqerise. Ky diskutim apo kjo lufte per pushtet nga ata qe ishin bashke ne cdo veprim dhe ne cdo krim, eshte shume i peshtire…Ndoshta do te dalin te rinj e te reja qe te drjtojne opoziten.
Por situata e femijve 9-vjecar nuk mendoj se do te ndryshoje edhe ne te ardhmen sepse ky eshte sistemi global i tregut, ose sistemi kapitalist i kthyer tashme ne GLOBAL…