Abuzim seksual me pacienten, policia e Tiranës nis hetimet

Dita

Pas Ministrisë së Shëndetësisë, edhe Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa persona që manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar, në ambjentet e Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Përmes një njoftimi për shtyp, blutë bëjnë me dije se po punojnë për identifikimin e autorëve, mbi të cilët rëndon akuza “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”.

Deklarata e policisë së Tiranës

“Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambjentet e Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale. Hetimet kanë nisur për veprën penale “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”. Materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *