Abuzime në Agjencinë e Mjedisit, Gjonaj: Paralajmërohen 3 specialistë

Bora Basholli

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat deklaroi se Task Forca Antikorrupsion ka marrë 7 masa ndëshkimore gjatë kontrollit në Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Tiranë.

Gjonaj tregoi se për shkak të abuzimeve, 4 specialistëve të mjedisit do t’i mbahet deri në një e treta e rrogës për 4 muaj si dhe tre të tjerëve i është bërë paralajmërim për shkarkim.

“Për të metat e konstatuara janë rekomanduar 7 masa disiplinore. Mbajtja deri në një të tretën e pagës së plotë për një periudhë 4 muaj për 4 specialistë të mjedisit, si dhe masë disiplinore vërejtje me paralajmërim për shkarkim për tre specialiste të tjerë të kësaj agjencie”, tha Gjonaj,

Ndërkohë që theksoi se “në javën që lamë pas janë evidentuar 19 vepra penale ku janë proceduar penalisht 35 autorë dhe janë arrestuar 5 prej tyre”.

Gjithashtu ministrja i ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e aferave korruptive në portalin “Shqipëria që Duam”.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • po me ARM dhe Inspektoriatin e Mjedisit Elbasan kur do te merresh moj zonja ministre.

    ne elbasan jane llum llumhane te gjithe. shkarkoi te gjithe sepse 1 milion bakshishe marrin cdo juaj nga te gjitha subjektet private

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *