Abuzimet me besimtarët, Pompeo i drejtohet Vatikanit: Mos rinovoni marrëveshjen me Kinën

Edlira Shehu

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo është shprehur në favor të katolikëve në Kinë duke kërkuar bashkëpunim nga Selia e Shenjtë dhe duke mbrojtur katolikët në Hong Kong.

“Dy vjet më parë, Selia e Shenjtë ka arritur një marrëveshje me Partinë Komuniste kineze, duke shpresuar që do të ndihmonte katolikët kinezë. Por abuzimet me besimtarët nga ana e Kinës janë përkeqësuar”, ka shkruar në Twiter Sekretari amerikan i shtetit duke shtuar se nëse do të rinovonte marrëveshjen, Vatikani do të vinte në rrezik autoritetin e tij moral.

Në qëndrimin e tij, Pompeo citon edhe situatën në Hong Kong, ku katolikët përfaqësojnë disa nga zërat më të fortë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. “Personalitete si Martin Lee apo Jimmy Lai janë arrestuar, spiunuar dhe torturuar, vetëm me krimin e supozuar se kanë promovuar lirinë”, ka shkruar Pompeo.

Më tej, ai i bën një thirrje të drejtpërdrejtë Vatikanit: “Kemi qenë gjithmonë një zë i fortë për lirinë religjoze në Kinë dhe do të vazhdojmë të marrim masa për të dënuar cilindo që abuzon me besimtarët. I kërkojmë Vatikanit të bashkohet me ne në krah të katolikëve dhe besimtarëve kinezë”.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *