Gjykata e Kavajës ka lënë në fuqi masën e mëparshme të sigurisë për biznesmenin Idlir Karkini, “arrest me burg”, për akuzën e abuzimit me pronat në Spille të Kavajës.
Në seancën e sotme, gjykata ka dhënë masat e sigurisë edhe për personat e tjerë veç biznesmenit Idlir Karkini, ku përkatësisht, ka vendosur “arrest me burg” për shtetasit Asim Arkaxhiu, Aldo Kila, Shpendi Dema, Arben Daja, dhe Artur Tosku.
Po ashtu është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” për Julian Zhelegun, ndërsa “detyrim paraqitje” u dha për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini, dhe për shtetasin Arben Kaja.
Për Arbër Aliun u vendos masa pezullim nga detyra.
o.j/dita
