Abuzimet në komuna, nën hetim 2 mijë akte të dhënies së pronësisë

redaktor

Pranvera Kola

Zgjidhja e problematikave sa i takon lëshimit të titujve të pronësisë po has në pengesa të shumta institucionale, të cilat shfaqen jo vetëm pranë strukturave të pushtetit vendor, por edhe atij qendror në zyrat e Hipotekës. Kundrejt problematikave të hasura mbi procesin e verifikimit të titujve të pronësisë, Prefekti i Qarkut të Tiranës Sadri Vorpsi, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se janë konstatuar një sërë pengesash nga pushteti vendor dhe zyrat e hipotekës në dhënien e informacioneve të kërkuara rreth titujve të pronësisë që kanë lëshuar. Në bazë të referimeve të bëra nga verifikimet e komisionit vendor të hetimit, Vorpsi ka konfirmuar se aktualisht po kryhen verifikime mbi një sipërfaqe prej 2 milionë metrash katrorë, si pasojë e problemeve të shfaqura me lëshimin e akteve të marrjes së pronësisë. Në shumë raste është vepruar në mënyrë abuzive me dhënien e pronësisë mbi sipërfaqet publike subjekteve private. Konkretisht bëhet fjalë për rreth 2 mijë akte të marrjes së tokës në pronësi, për të cilat komisioni do të japë vlerësimet përkatëse pasi të jenë mbyllur procedurat e verifikimit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *