Abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan, Dashamir Xhika kërkon lirinë

Leda Hysa

 

Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Krimeve, Dashamir Xhika, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim të detyrës”, i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të 27 shkurtit, që la në qeli ish-zyrtarin e Lartë. Rekurs për vendimin kanë bërë edhe dy ish-vartësit e tij, të prangosur për të njëjtin hetim, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.

Rekursi në fjalë pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, nga një Kolegj i kryesuar nga gjyqtari Edmond Islamaj.

Nga ana tjetër, i dyshuari Alite, ka depozituar edhe një kërkesë për zëvendësim mase sigurie tek Krimet e Rënda. Kjo kërkesë do të shqyrtohet në 2 maj. Tre ish-zyrtarët e Rrugëve akuzohen për abuzime të kryera gjatë zbatimit të projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *