Abuzimi me Florije Peçin, policia austriake dyshon tek 3 persona

redaktor

Autoritetet austriake janë duke vijuar hetimet, për të zbuluar identitetet e personave që abuzuan seksualisht me 23-vjeçaren që mbijetoi në tragjedinë e Himarës. Abuzimi seksual i saj ndodhi pikërisht në kohën kur Florije Peçi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Austri. Familjarët e të abuzuarës, herë pas here kontaktojnë me Prokurorinë e Tiranës, për të marrë një përgjigje në lidhje me procesin e hetimeve. E vetmja përgjigje që marrin, është se nuk kanë mundur të gjejnë abuzuesin dhe se hetimet po vazhdojnë. Si pasojë e këtij abuzimi, studentja mbeti shtatzënë dhe më pas solli në jetë vajzën që e quajti Gladiela. Burime nga Prokuroria e Tiranës bënë me dije se autoritetet austriake, po vazhdojnë hetimet dhe si të dyshuar kryesorë janë tre personat që kanë qenë pranë Florije Peçit, gjatë kurimit në spital. Hetuesit dyshojnë për mjekun e 23-vjeçares, rojën e spitalit dhe pastruesin. Aktualisht priten edhe përgjigjet zyrtare të analizave të ADN-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *