PERDITESIM: Kryebashkiaku Veliaj ka njoftuar sot lirimin e trotuareve ne Njesine 5.
Kjo që shohim në foto, njihet nga të gjithë si “Komuna e Parisit” (njihet edhe si segmenti Medar Shtylla) rruga me e populluar e Njesise 5.
Statistikat thonë se e gjithë zona mban 80 mijë banorë. E nëse statistikat nuk gabojnë kjo do të thotë që janë edhe nja 10 mijë makina në qarkullim.
Për nga kapaciteti është sa një qytet i madh i Shqipërisë, Shkodra apo Vlora. Megjithatë rruga nuk është më tepër se 6 metra e gjerë, ku herë hapet e herë ngushtohet. Përfundimi: nuk është as më pak e as më shumë se sa një rrugë fshati e asfaltuar.
Realisht kjo është fytyra e vërtetë e kapitalizmit urban shqiptar, një idiotësi totale dhe e papërshkruar.
Anash rrugës së ngushtë janë ndërtuar vetëm pallate 10-14 katesh.
Në bllokun masiv me rreth 80 mijë banorë kanë preferuar të jetojnë ministra e ish të tillë, deputetë e ata që nuk kanë më mandat, e deri para pak kohësh po aty jetonte dhe presidenti aktual i Republikës, Bujar Nishani.
Epopeja e lavdishme, nisi pas viteve 2000. U dhanë leje ndërtimi pa kriter. 9 kate, përcaktonte ligji. Edhe me parking poshtë. Kujt i thua… Pak ndërtues e kanë respektuar, për më tepër i kanë futur dhe nga 2-3 kate shtesë.
“Komuna e Parisit” është një vend ku fëmijët nuk kanë asnjë mundësi për të luajtur e argëtuar, nuk ka terrene. Është vendi ku makinat mund të parkohen mbi njëra-tjetrën, minimumi mbi trotuare. Është vendi ku telat e telefonisë fikse dhe kabllot e sistemit të ndriçimit gjithashtu varen ngado.
Do punë kjo rrëmujë por kryebashkiaku i ri Veliaj mund ta nisi nga një copë trotuar.
Për cfarë bëhet fjalë?
Përgjatë rrugës Komuna e Parisit, ngrihet shkolla Kristaq Rama. Duket e pabesueshme por trotuari përballë është vetëm pak centimetra.
As një grua me karrocë fëmije nuk mundet të kalojë pa mbajtur njërën rrotë në trotuar dhe tjetrën në rrugën ku kalojnë çdo sekondë makina. Për shkëmbime këmbësorësh as që bëhet fjalë. Nëse janë përballë njëri duhet të zbresë patjetër në rrugë.
Fotot flasin vetë. Mijera banorë presin prej vitesh lirimin e ketij trotuari.







CFARE MASAKRE!
QESHARAKE
E PANKOCEPTUESHME PER ASNJE KRYEQYTET NE EUROPE
me paskeni lexuar mendimet…..sot kur po kaloja ne kete pjese te rruges po mendoja te njejten gje! dhe jua siguroj se ato qe jane prishur sot nuk shkaktojne asnje problem krahasuar me pjesen qe shihet ne keto foto! kjo eshte pjesa me e veshtire. une kam nje vajze te vogel dhe kur e nxjerr me karroce me duhet te dal ne rruge te kjo pjese e rruges! tani, z. Rama, je i lutur te riparosh nje padrejtesi qe e lejove kur ishe kryetar bashkie. nuk ka problem per mua, mjafton vetem te besh drejtesi!! shpresoj mos te jete rasti i atyre nderhyrjeve selektive!
Ju ftoj te beni nje vizite ne LAGJEN Yzberish(jo fshatin Yzberish),ku pallatet jane ndertuar ngjitur me njeri tjetrin,balte ne dimer dhe pluhur ne vere ke me shumice,uji mezi vjen ne cezma dhe ai tere gelqere dhe vetem per te lare WC-ne!
Plehrat mbulojne zonen,lokalet kane zaptuar te gjithe trotuaret dhe nenat me femije NUK KANE ASNJE COPE VEND jo per t’u argetuar,por as per te kaluar!
Policia e rendit dhe sidomos ajo RRUGORE as qe merret me kete zone dhe CUBAT me autoveturat fluturojne ne te vetmen rruge duke ngritur RETE E PLUHURIT sikur te kete shperthyewr ndonje vullkan!
Tek ne banoret fatkeqe te kesaj GETOJE gezimi me i madh eshte kur pas nje pritjeje 30-40 minuta vjen autobuzi urban nga fshati Yzberish!
Edhe Skenderbeun nuk do ta prisnim me me gezim se kete autobuz rrangalle!
Transportin urban e komandon komuna e Kasharit,por sikur jetojme ne Afrike,se as BILETA nuk japin e as abone nuk pranojne!
Se sa fitojne fatorinot e se kush i kontrollon zhiron AS DREQI NUK E MERR VESH!!!
Autobuzet jane aq te vjeter,AQ PIS sa sediljet mund te jene lare te pakten vetem kur jane prodhuar!!!
Te ecesh ne kembe nga Yzberishi ne rrugen Kombinat-Tirane do te duhet te kalosh nje rruge 2 k/m pa trotuare me keq se kjo e Komunes se Parisit!
E kur mendon se aty kalojne qindra femije per ne shkollen 9 vjecare aty ne buze te kesaj rruge,merret me mend TORTURA e tyre!!
Te gjitha keto ekzistojne se tejk ne NUK KA SHTET,QE T’I KONTROLLOJE HAJDUTET E VET KOMUNARE!!!
O SHTET KU JE!!!
Ne Yzberish nuk ka shtet,por MAFIE!!!
Miliona leke fitohen ne dite nga transporti urban,por askush nuk i kontrollon keto vjedhje!
Shikoni rrugen Robert Zhvarc, rruga paralele me Rr. Medar Shtylla, apo ish-Komuna e Parisit. Ajo rruge te con te shkolla 9-vjecare “at Zef Pllumi, nje emer i madh i kombit shqiptar. Aty ku trotuare nuk ka, ku llumi i ujrave te zeza nga punimet tejet te zvarritura te unazes se madhe vershon mbi rruge, ku vargu i makinave gershetohet me shtyllat e Elektrikut mu ne mes te rruges dhe problemi eshte shume here me i madh. Une coj vajzen ne shkolle aty dhe te ecesh ne mes te ujrave te zeza, me qindra femije… ua kam bere me dije fiks fare, etj etj, por asgje nuk funksionon.
Kjo situate eshte kudo ne Tirane, pse jo edhe ne gjithe Shqiperine. Mungesa e shtetit apo abuzimi me pushtetin sigurisht qe do te kishte pasoja. Dhe per kete fajtoret jane me shumice e kudo. Problemi konkret ka qene dhe eshte lehtesisht i rregullueshem. Pavaresisht emrit qe mban objekti (shkolla) ai (shtesa) duhet prishur, ashtu si cdo gje qe ze hapesira publike. I pari duhet ta kishte bere Rama, dhe nese nuk e beri apo e lejoi kur ishte kryebashkiak, tani ka rastin ta korigjoje.Por une cuditem se si e ka lene ashtu Florenc Hoxha, kryepolici bashkiak i Tiranes kur kryetar ishte Basha. Kjo nese, pervec emrit te Kristaq Rames, ky objekt mund te kete dhe lidhje te tjera ineteresah me Edi Ramen apo familiaret e tij, do te ishte nje arsye me shume! Te shihim se cdo te beje Veliaj dhe jo vetem me kete rast po per fenomenin.
Ore pse nuk na thoni se kush ka dhene Leje per keto ndertesa e per kete Lagje Bunker e pastaj flasim
Mjafte me respect per papergjegjesine apo rezikshmerine shoqerore te disave qe kane vepruar ose per interes ose se jane debila.
Komuna e Parisit, ose komuna qe nuk ka asnje lidhje me Parisin 🙂
Komuna e Parisit, ose komuna qe nuk ka asnje lidhje me Patosin
Rama duhet te nderhyje se pari ketu qe te tregoje qe askush nuk eshte mbi ligjin dhe interesin publik.
As shkollat qe mbajne emrin e babait te tij
Komunalja e Parisit eshte lagjja – bunker e Tiranes.Kush di te me thote se ku ka nje lulishte dhe park lojerash ne kete lagje?
Mire eshte te nderhyje edhe ne kete vend per te treguar Rilindje Ne rast se gjerat nuk do jene selektive do jete gje shume e mire Le te beje ate qe beri per Tiranen kur ishte kryetar i bashkise dy mandatet e para Po veproi keshtu do lere emer sic la per Tiranen ndryshe do lere emer te keq sic la ai maloku qe iku Sa here ka ikur nga pushteti ka lene toke te djegur ne te gjithe vendin .
Me siguri Rama do te nderhyje vete.Pastaj nuk eshte prone e tij,vetem emrin ka.
Me sa e di une ky problem eshte trajtuar edhe here tjeter per kete Shkolle, por dikush qe e dinte mire jepte sqarim qe godina eshte e tjeterkujt por pronaret e institucionit -Shkolle- jane qeraxhinj ne kete ndertese.
Pra nuk duket asnje pengese nga EDVIN KRISTAQ RAMA.
Lagjia e famshme lalo-labe…ka bere kerdine morri i kuq!
E dhimshme.
Ca i keni bo ksaj Tirone ?
Ata qe katandisen Tiranen ne kete gjendje dritheruese,
nuk jane ne gjendje te kuptojne, te miren dhe te keqen.
Jane njerez te pa pergjegjshem. Animal.
Tirana (dhe jo vetem) u shkaterua qellimishte.
Por kjo nuk me pengon te perserise, ata qe zbatuan ligjin
per shkaterrimin e Tiranes jane te pa pergjegjshem, kafshe
e pse jo kriminele.
Qytetaret e Londres, Parisit, Milanos,Madridit, Athines, Berlinit
Romes,Vjenes e tj. e enderojne nje qytet si Tirana e viteve 70-80
ku mbizoteronte blerimi dhe mungesa e makinave d.m.th. mungesa e
smogut
Makinat mungonin se nuk kishte nga varferia jo prej zgjedhjes dhe kultures. Po ti ke te drejten ta mendosh si te deshirosh.
sallakja ,,ke te drejte ;;;por parisin milanon brukselin berlinin nuk e komandojne katunaret ;;;RAMA KUR ISHTE I PARI I TIRONES QS QE BERI NDONJE RRUGE ..VETEM PALLATE PER TE MBUSHUR XHEPAT …DHE BASHA BEN NJESOJ SI RAMA PALLATE VJEDHJE DHE ASNJE LULISHTE …CFARE TURPI .DHE DO BEJNE NJE XHAMIE KETO KATNARET ..NE VEND TE RREGULLOJNE RRUGET ..TE BEJNE PARQE PER FEMIJET ..TE BEJNE PALESTRA PER SPORTISTET …CFARE BEJNE PALLATE …XHAMIA ..SI DONI JU TE ECI PERPARA VENDI ME KETO COBANE TE KORRUPTUAR …..MJERE JU NE SHQIPERI SI NUK VRITNI VETEN ME KETO ……..BUONNE COURAGE ..
Kjo lagje eshte ndertuar kur zoti Rama ka qene K-Bashkie dhe eshte lagjia qe duhet te prishet e gjitha por koston e prishjes ta paguaj Rama se ai e ka lejuar dhe sot ka marre matrapikun dhe shkaterron te gjithe Shqiperine ,ku ishte z,Rama kur ndertoheshin pallatet dhe grabiteshin hapesirat publike te femijeve tane.Sot z,Rama na ben sikur ka ardhur nga planet tjeter mjer ky popull kush e qeverris si nga PS&PD.
Zoteri, kjo eshte lagje e ndertuar nga Tan Dulaku, Avenir Kika, dhe cobanet e Fierit & Patosit. A ke pare gje Edin ti me meter ne dore kur u ndertua kjo katrahure? A i ke pare ndonjehere pallatet e “Arabit” ose Z. El-Sayed se ne cfare gjendje kane perfunduar? Shkurt muhabeti mos ia hidh fajin personit qe ka dhene lejet e ndertimit kur arkitektet dhe ndertuesit e kesaj lagje jane ngren dhemb me dhemb per te zaptuar cdo cm te mundshem…
Nuk eshte detyre e kryetarit te bashkise dhe strukturave perkatese respektimi i lejes se ndertimit? Se shume mire qe po prishen ndertesat pa leje po te mos harrojme qe deri para 2 vjetesh ne krye te bashkise dhe qe i ka lejuar dhe dhene leje per keto ndertesa eshte pikerisht ai qe po i prish me pompozitet tani. Minimalisht eshte paradoks, por njerezit kane kujtese te shkurter ne kete vend.
Une banoj te kjo lagje dhe problemin e kam vuajtur dhe e vuaj edhe sot si te gjithe por ,Institucionet e arsimit ne fjale,nuk jane ndertuese dhe pronare te objekteve ku ushtrojne aktivitetin prandaj shkruesi i artikullit te mos ja fuse kot duke ju “terhequr veshin ” e mandej te aludoje pa lidhje. Thjesht kane marre me qira ambjentet qe te tjeret i kane ndertuar.
Komentuesi Lorenc bën një vërejtje me vend lidhur me pronësinë e këtyre objekteve. Mirëpo, ç’rëndësi ka vërejtja e tij me vend?! Ajo nuk e ndryshon thelbin.
Këtu bëhet fjalë për ndërtesa problematike nga pikëpamja urbanistike, të cilat duheshin shembur kur z.Rama, qysh kur ka investuar për atë rrugë me cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Përse nuk i prishi siç ka bërë para 4 vitesh për ndërtesa të tjera, madje edhe me leje. Të paktën kështu ka bërë në rastin kur bënte trotuaret e unazës, madje edhe duke “grabitur” pa shpronësim trojet në pronësi private pas prishjes së objektit me leje, çka përbën shkelje 2-fish të ligjit. Një herë sepse dhunon privatin duke i prishur objektin me leje dhe duke i marrë pa të drejtë truallin për qëllime publike (qëllimi publik u shërben të gjithëve, por bëhet me ligj dhe duke e shpronësuar më parë privatin), ndërsa më pas hedh para publike mbi ato troje që janë në PRONËSI PRIVATE, në kundërshtim të plotë me nenin 173 të kodit civil “Fitimi i pronësisë me bashkim e përzierje”, që thotë:
“Mbjelljet, si dhe ndërtesat e çdo vepër tjetër që ndodhen mbi ose nën sipërfaqen e tokës, i përkasin pronarit të saj, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë Kod e në dispozita të tjera ligjore.” Do të duhej të ishin vënë në zbatim dispozitat ligjore për shpronësimin publik, me të gjitha pasojat negative dhe pozitive për pronarin, që të ishim brenda kuptimit togfjalëshit “parashikohet ndryshe në këtë Kod e në dispozita të tjera ligjore”, si dhe që ky investim publik të justifikohej si i ligjshëm. Por gjërat nuk janë bërë kështu atëherë, e as sot nuk po bëhen në përputhje me ligjin, kur, në vazhdën e veprimeve partizançe të guerileve të INUK-ut, po dhunohen edhe objekte me leje, në këtë vazhdë prishjesh të drejta për t’i kthyer Tiranës frymëmarrjen e merituar.
Nuk e votuam Ramën që të vijojmë të jemi viktima të arbitraritetit të SHTETIT TONË, që mbahet nga ne dhe ka kuptim vetëm prej nesh, por për të kundërtën, mirëpo mesa duket edhe këtë radhë jemi treguar syleshë…
Kush i ka dhene lejet e ndertimit per keto pallate? Perse nuk eshte vepruar kur jane verifikuar shkeljet?
Keto jane disa ne dhjetera raste qe bene shkolle kur pane se Rama njehere qe fuste ryshfetin ne xhep nuk e cante me koken se cfare behej.
Po Ramiu si Gjika ne Vlore nje mut jane.
Tani perballe Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit ne Vlore, pas Bolonjes jane ndertuar dhe dy ndertesa te reja. Me e fundit bie permbi rruge ne ish shetitoren e skeles per ne Uje te Ftohte.
Llahtarizma te tilla kur zihen sheshet dhe parqet e qytetit ndodhin vetem ne Vlore,,ne Tirane te pakten vetem trotuari eshte zene
Do ishte ma mire ti hiqej emri asaj shkolle se lirimi i trotuarve.Te kjo shkolle ka Rama dore,se ndryshe paska qene zog gomari ai qe i ka vene ket emer.
Mark, ajo “shkolle” ka qen kafene per studentet e “universitetit” perballe.
O Markuc more derrkuc
Tu ka mendja Saluc
Tu ka ba koka karuc
Kjo lagje eshte Favela e pare Braziljane e turpshme e Tiranes dhe e Shqiperise , nen shembullin e kesaj sketerre e Epokes vandale te Piramidave te famshme te kapitalizmit Berishjan filloj zaptimi dhe mos kthimi i prones tek i zoti , ky shembull makaber u zbatua ne te gjithe Shqiperine si nga te ashtuquajturit te djathte dhe ata te majte , ta gezoni kete krim qe bete vet me gjithe kusuret e saj , ne kete pjese te bukur te Tiranes une kam lindur e kaluar femijerine ne ate lendine qe ishte dhe fillimi i fermes se pare shqiptare GJ.Dimitrov , u ndertua liqeni me 64-66 , kopeshti zoologjik e me pas ai botanik , plantacioni me pemet Mimoza ku me pas u bene Pishinat , Ku i ka Tironci i vertete ???? . Katundaro-qytetaret migratore te sotem te Tiranes i gezohen kesaj katraure si sukses se kan mrrit me jetue ne qytetin Kandaharsberg , keshtu eshte e gjithe kurora e fshatrave te gjebera te Tiranes , Durresit , Vlores , Shkores , Elbasanit e gjithe Shqiperise , turp dhe krim per ne qe u lindem ne ate qytet te bukur , te dashur e tolerant , te kulturuar , na edukoi ai qytet qe dhe ne mergim gezojme respekt dhe atje ku jetojme .
Ndjehem vërtet i prekur nga ky shkrimi yt i ndjerë dhe i vërtetë, mërgimtari. Fatkeqësia kombëtare me emrin Berishë dhe berishizmi i bjeshkë të namuna ra si nji mallkim në kokat e qytetarëve shqiptarë, i cili ngriti në pjedestal kusarinë dhe hajdutërinë e malokëve.
Shiko Berisha eshte djalli vete dhe s’kam asnje kundershtim. Por tiranen sic e sheh e projektoi dhe modeloi kryeministri aktual duke qene se Rama ishte kryetar bashkie per 11 vite. Hiqeni perden qe ju ka veshur syte se nuk jane me te mire se te tjeret as keto e as ato.
nuk e prish dot Erjoni kete kot ia kerkoni.
Ka vite ajo pune dhe kur nuk e prishi vete Rame me keto aksionet e fundit te INUK asgje nuk ben dot Erjoni.
Duhet te kete mik te forte ky tipi qe mban peng 80 mije njerez per nje dyqan privat
Mergimtari Fv…… Tironci nuk eshte Korcar apo Shkodran qe jane mbajt heret per Kultur qe ti po na e MBURR e thur Levdata. Tironci eshte 1 katnar ku E.Hoxha e Emancipoi me Dhune. Praktikisht po te shohesh Katnaret e Tiranes dhe Kavajes jane me te trashet ne Shqiperi edhe Tironci i till ka qene. Prurjet e Viteve 60 e Emancipuan edhe keto te 90 e bene metropol nuk them se e bene Perfekt se perfeksioni nuk Ekziston, por i dhane Dimension tjeter e funizuan me Energji te Reja qe po te Administrihet mir i jep kuptimin e mirfillt Metropolit. Shkurt me pak mund e djerse me ca me pak te Babzitur edhe Tirana behet
Tashti sa kalova andej, nuk janë ndërtime mbi trotuare por kanë zgjeruar “frymëmarrjen” duke vënë një mur e duke zhvatur hapësirën publike (që mbase më parë ka qenë private), por tashti i takon rrugës, madje ka edhe të tjera zgjerime si këto në këtë rrugë. Turp e faqja e zezë. Sa mijëra këmbësorë kalojnë në ditë dhe rrezikojnë duke vënë njërën këmbë mbi “trotuar” e tjetrën në rrugë, ku mezi kalon një makinë.
denonconi edhe te tjera si keto, kudo ne Shqiperi
Kapje dhe zvogelim trotuaresh ka gjithandej ne Tirane dhe ne qytete te tjera,edhe ne rrugen “Budi”,eshte ngushtuar trotuari dhe eshte ngritur nje shtese pallati.Te gjitha keto lloj ndertimesh jane object prishjeje.Keshtu eshte kur jepen lejet e ndertimit pa studim urbanistik,apo kthehen pronat tek privati kur ajo prone eshte per sherbimin e publikut.Ne keto raste prona nuk mund te kthehet fizikisht,por duhet te shperblehet pronari me vleren e saj te plote ose mund te kompensohet.
KETO DUHESHIN TE SHEMBESHIN TE PARAT, PAMVARESISHT SE C’EMER KANE DHE CFARE PERFAQESOJNE. ESHTE SKANDAL PER ATA QE I KANE LEJUAR TE NDERTOHEN.
PO NUK VEPROI KUDO NJILLOJ inuk DREJTESIA ESHTE E KOMPREMENTUAR RENDE DHE NUK MUND TE BEHET FJALE ASNJIHERE PER DREJTESI.
Shyqyre qe e ngritet kete problem. Sa here shkoje ne Tirane ku aty afer kam dhe shtepine asnjehere nuk e kam kuptuar si jane lejuar te dyja ndertimet. Aty nuk kalon dot “skic” si i thone pale te jesh me karoce me femije apo me karroce te paralizuari.
epo me ne fund u shkruajt per problemet e Komunes e Parisit. Sa probleme te tjera ka kjo lagje. Futuni ne brendesi te lagjes dhe shikoni.
Brenda pallateve qe ka ndertuar Dulaku eshte nje tmerr i vertete, nuk kalon dot nga makinat e parkuara, sheshpushimi eshte i mbytur nga balta. Dy shkollat perballe njera tjetres jane nje katastofe ndertimore ku kembesori mund te eci mbi trotuar vetem me njeren kembe. Megjithe prishjet e ndertimeve ne kete rruge keto dy godina nuk kishin luajtur asnje tulle. Te shpresojme se do jene ne planet e INUKUT!!!!
Me ka rujt zoti qe para 10 vjetesh nuk e bleva pallatin tek Favela-Komuna e Parisit, por diku tjeter.
Gjithsesi Rama duhet te beje nje sqarim te sinqerte dhe serioz pse e lejoi kete Favela.
Kush i dha lejet e ndertimit dhe sa euro ka marre per nje leje ai qe e ktheu ne Favela braziliane kete zone?? Sbesoj se eshte sh i veshtire verifikimi te pakten per lejet se per eurot po mbyllim nje sy, sic ka bere gjithmone populli i trashe shqiptar. Pas verifikimit, te cohet dosja ne prokurori. Prokuroria e con ne gjykate dhe gjykata ti japi denimin e merituar. Kesaj i thone Rilindje, jo cfare po ben ky psikopati, qe po na del me psikopat se ai te cilit i zuri vendin. Vajmedet
Pervec ndertimeve qe aty eshte bere nje katraure e vertete urbanistike nje
“perdhunim”i ambienteve publike ,kaloni dhe shikoni sesa plehra ka neper rruge,habitem si nuk ju bene pershtypje atyre njerzve qe jetojne aty,te pakten per higjenen dhe shendetin e femijve te tyre.Thjesht vetem per te ardhur ne tirane dhe pa kerkuar fare as cilesi as sherbime as shkolla dhe as shendetsi,ndone i kane paguar edhe shtrenjte ato pallate qe shume shpejt ju karene suvaja shumice prej tyre.Keta politikane qe kemi qe ne te vertete jane vetem hajdute ordinere qe ushqehen me korupsion nga ky lloj populli dalin qe nuk kane asnje kerkese per nje jete me te mire ndaj vetes,keshtu qe mos prisni te kemi politikane te rene nga qielli qe te mendojne per kete vend,keta pra jane qe dalin nga hici dhe behen deri edhe president…
e njejta mase trotuari e vogel ekziston edhe pas ish-ekspozites “shqiperia sot” inuku e ka me lehte te prishi tenda qe perpara ketyre ndertimeve nuk jane asgje ndertime qe kane grabitur ashiqare hapesiren publike por politikanet shqiptare mbyllin syte kur vijne edhe hane dreka tek “grepi i arte”,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
e kemi peshqesh nga kryeministri kur ishte kryetar bashkie ese mister 20%
..KANCERI po u kap ne fillim edhe kurohet,por pas 20-vjetesh..se di,.. duhet mençuri,pa demtuar nevojtaret.
Hapni defteret, shifni lejet, ne qofte se ka zene truallin publik, llogaritjani cdo m/2, me cmimin e tregut plus shkeljen e ligjit, nga koha kur eshte zene kjo hapsire publike, deri ne lirimin e saj, do te shihni qe fatura do te jete fantastike dhe e paperballueshme dhe si pasoje, vjen sekuestrimi.
Po nuk pa shqiptari gjemen me syte e tij, nuk beson me llafet.
Ja prish dhe nuk jep llogari, kjo eshte qesharake.
cuditerisht kjo rruge u ndertu ne vitin 2004, kur kishte pak pallate anes, por grykesia e k/bashkiakeve ishte aq e madhe sa nuk mendonin per perspektiven por per te dhene sa me shume leje nertimi qe natyrisht mbushej edhe xhepi i tyre. Pallatet jane ngjitur sa mund te kalosh nga nje dritare pallati ne driteren e pallatit ngjitur ne kendet ku bashkohen, ky eshte degjenerimi i lejedhenesve, “cfare kenaqesie kur del me breke ne ballkon se te fton komshija tek shtepija e saj”
Kjo eshte njesoj si te pyesesh a do te marre guximin Veliaj t’i kundervihet Edi Rames qe e promovoi si mashen e tij ne krye te Bashkise se Tiranes. Kur eshte dalluar Veliaj per dicka te guximshme pervecse disa karagjozlleqeve me shume zhurme e skenografi po pa asnje rezultat konkret.
Info analileshi , para se te flasesh per Erion Veliajn , duhet te lash gojen tende te qelbur dhe te zbrazesh mendjen tende nga ideologjia antishqiptare berishiste . Kur duhej te bente Veliaj diçka te guximshme , kur ishte ne barkun e nenes ? Erioni eshte 35 vjeç , ka qene dalluar shume si minister per aq pak sa ndenji dhe tani , po e kthen Kabulin qe la Basha juaj , ne nje qytet ku mund te jetohet normalisht . Pse , more analileshi nuk thua nje fjale per kokelepirin e PD-se , Lulushe , qe e mori qytetin Tirane dhe e dorzoi Kabul ? Ka vetem 10 dite dhe E. Veliaj beri , aq sa Lulushja per 4 vjet dhe ne çdo cep rruge , njerzit e takojne , e falenderojne dhe e pershendesin ; po i jep keto kronika edhe Klani i PD-se , se s’ka nga ja mban , vetem analileshi vazhdon te shaje Erionin . Hajt , ne djall te shkosh , bashke me djajte e tjere berishiane , injorant .
Prape me lesh ti?! Po eshte vape o derezi apo ku pyet ti nga vapa me ate koke qe ke je gati ti biesh murit me koke dhe akoma nuk je ne gjendje te kuptosh qe vret.
Kabulin e ke peshqesh nga Rama ndersa Basha ka faje te tjera po ku mbush rradakja jote.
Tirona osht perdhunu duke e dendesuar me ndertime, si nga Rama, dhe nga Basha! Veliaj ka ne dore minimalisht te ndaloje kete ritem shkaterrues, sepse per ta rregulluar e gjitha ajo lagje, si dhe 3/4 e qytetit duhen rrafshuar, dicka e pamundur per momentin. Sa keq qe eshte katandisur, aq dhe me shume mbase mileti fillon te luptoje me ne fund qe duhet te ndermarri nje rol aktiv ne ndalimin e katrahures. Gjithe keta komentues ketu, si dhe plot te tjere duhet hapur tu kundervihen gjithe palacove politikane qe japin leje te atilla. Nje moratorium ndertimesh per disa vite do bente pune, ashtu si dhe nje prishje ne mase e pallateve te ndertuar jashte kritereve apo ne zona pa mjedise jeshile. Tirana nuk duhet dendesuar, por jeshiluar! Nderkohe ndalimi i hyrjes se makinave ne lagjet me rruge te vogla do te ishte nje tjeter mase emergjente deri sa te zgjerohen rruhet ne nivele te sigurta. A ka bythe Veliaj ti beje keto? Nuk ma ha mendja, por ama ne duhet tua kerkojme ketyre bilbilave qe na shurdhuan kur na deshen voten.
O Tirons Alidems, qe Veliaj ka bythe nuk diskutohet, por bythen e ka per te tjera pune. Po keto jane ceshtje te thella, probleme LGBT-je, qe ti si Alidems nuk i kupton dot.
Drejt, komentuesit kane te drejte te irritohen,
tek emisioni Opinion Frangaj akuzoi ish nenkryetarin e bashkise Artan Lame per lejet te Komuna e P..isit, Lameja iu pergjigj duke thene E çfare eshte ajo.. hiç gje..
Kuptohet Lamja (qe bertet aq shume per urbanistiken) ka hedhur firmen nen presionin e ish kr te bashkise Ed Rames..por edhe vet mund te kete kenaqur ndonje oreks tijin..
Te jemi realiste.. kjo eshte ajo qe mund te prodhojme ne, dmth megjithese patem ne dispozicion eksperiencen mijravjecare te botes, perseri degjeneruam ne standarte si tek Komuna e P..isit, e njejta gje tek Don Bosko, dikur fusha pa fund, sot vetem 4-5 m rruge.. madje edhe aty, nje cope toke qe mbeti bosh se i shpetoi Rames dhe Lames para institutit te sizmikes, nje tjeter ish kryetar qe qesh pra Luli i vocerr (duhet thene nje tjeter shqiptar), e ktheu ne pallat..
Korrupsioni, eshte sheshit 10 – 15 kate i larte.. te dyja palet te perlyera dhe pa piken e turpit akuzojne njera tjetren madje edhe per abuzime qe i kane kryer vete..
Por, ju lutem kushdo nga ju qe protestoni sot me komentet tuaja, ne rradhe te pare pyesni veten.. a keni votuar per njeren apo tjetren pale? Se keto pallate te korrupsionit nuk u ngriten pikerisht dje.. por ka vite.. dhe kushdo qe ka shkuar dhe ka votuar per cilendo pale, ju lutem kerkoni falje dhe nuk keni te drejte morale madje as per komente..