Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Abuzimi me ndihmën ekonomike, 623 kallëzime vetëm në Komunën e Paskuqanit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Abuzimi me ndihmën ekonomike, 623 kallëzime vetëm në Komunën e Paskuqanit
AktualitetLajm i fundit cicerr

Abuzimi me ndihmën ekonomike, 623 kallëzime vetëm në Komunën e Paskuqanit

anazapta
Published December 12, 2013
Share
SHARE

Shërbimi Social Shtetëror i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka konstatuar raste të tjetra të shkeljes flagrante të ligjit nëpërmjet abuzimit me ndihmën ekonomike. Raste të tilla janë konstatuar së fundmi në shkallë të gjerë në Komunën e Paskuqanit. Nga kontrolli i ushtruar nga ekipi i auditit të Shërbimit Social Shtetëror në Komunën e Paskuqanit u konstatua se 623 persona përfitonin ndihmë ekonomike në shkelje të kritereve ligjore për përfitimin e saj.

Verifikimet e kryera nxorën me dhjetëra familje që ishin regjistruar si përfituese në skemën e ndihmës ekonomike, të cilët rezultonin të punësuar ose si zotërues pronash përtej kritereve të përcaktuara për personat që duhet të marrin ndihmë ekonomike. “Sipas një vlerësimi paraprak të dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit rezulton se vlera shkon deri në 2.759.884 lekë.

Në përfundim të këtij kontrolli, Shërbimi Social Shtetëror ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal ndaj administratorëve socialë të Komunës Paskuqan dhe personave të tjerë që mund të rezultojnë përgjegjës gjatë hetimeve. Pjesa më e madhe e denoncimeve për Komunën e Paskuqanit kanë ardhur nga vetë qytetarët, të cilët kanë denoncuar rastet në faqen e internetit www.denonco.al, e hapur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si një dritare transparence për të gjitha rastet e korrupsionit lidhur me ndihmën ekonomike dhe pagesat e aftësisë së kufizuar. Shërbimi Social Shtetëror vazhdon kontrollet e skemës së Pagesave të Aftësisë së Kufizuar dhe Ndihmës Ekonomike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

anazapta December 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?