Abuzimi me pagesat e PAK, kallëzim penal kreut të komunës Dajç

anazapta

Shërbimi Social Shtetëror i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë vijon të konstatojë raste të abuzimit me ndihmën ekonomike dhe pensionet e personave me aftësi të kufizuara.

SHSSH ka kallëzuar sot në Prokurorinë e Rrethit të Lezhës, kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Dajç, si dhe ish-përgjegjësin e Seksionit të Ndihmës Ekonomike dhe të Personave me Aftësi të Kufizuar, me motivacionin e shpërdorimit të detyrës.

Nga kontrolli i ushtruar nga auditi i Shërbimit Social Shtetëror ka rezultuar se 60 familje në Komunën e Dajçit janë trajtuar me ndihmë ekonomike në kundërshtim me kriteret e përfitimit të saj dhe me mangësi dokumentesh në dosje. Shkelje të tjera u evidentuan edhe gjatë kontrollit të dosjeve të personave para dhe tetraplegjikë, të verbërve dhe dosjet e kujdestarëve të tyre, ku rezultoi se 21 persona kanë përfituar kompensim energjie në mënyrë të padrejtë.

Gjithashtu, u konstatuan 19 raste të pagesës së invalidëve të punës në kundërshtim me kriteret e përfitimit. Sipas vlerësimit paraprak, shkeljet flagrante të gjetura në dokumentacion i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit gjithsej një dëm prej 1 612 100 lekë.

Veprimet e mësipërme ngarkojnë me përgjegjësi ish-administratorin e Ndihmës Ekonomike dhe të Aftësisë së Kufizuar të Komunës Dajç, administratorin aktual, Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Dajç.

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Ai nuk eshte i vetem, ka me qindra administratore qe kane berete njejten gje ky i mesipermi.
    Perfitojne ndihme sociale njerez qe skane qene kurre te semure e ato qe e meritojne ta marrin
    su jepet. Krim si ky duket te denohet rreptesisht nese ka shtet te vertete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *