Gjykata e Lezhës ka rivlerësuar masën e dhënë më parë nga Gjykata e Apelit në Shkodër ndaj nën kryetarit të bashkisë Lezhë Enver Hafizi, mbi akuzat për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Gjykata ka vendosur që masa e dhënë me parë me ‘arrest shtëpie’ të zëvendësohet me masën ‘detyrim paraqitje’. Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari i çështjes Artan Hajredinaj.
Enver Hafizi së bashku me kreun e bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe 12 zyrtarë të tjerë u vunë në pranga pas hetimeve, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.
o.j/dita

sa mire keni bere!! se gjithe mashtruesit e pronave jetojne te qete ne shtepite e tyre….por pronareve te ligjshem, ju nxi jeta nga ky shtet !!!!