Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, bëri sot të ditur rezultatin për analizën e detajuar për abuzimin me recetat e lëshuara, për barnat e rimbursuara në Tiranë, ku janë konstatuar disa lidhje klienteliste mjek-farmacist. Gjatë një takimi me mjekët e shërbimit parësor, Beqaj tha se një monitorim i tillë do të kryhet për të gjithë zinxhirin mjek-farmacist edhe në rrethe të tjera, ku fenomeni është edhe më i përhapur.
Beqaj solli rastet e mjekëve të Qendrës Shëndetësore nr 4, pranë Dispanserisë së Tiranës, dhe në Qendrës Shëndetësore nr 1 në Shkozë.
“Kemi një mjek me emrin E. N. që punon te Poliklinika Nr.4. Në 55% të recetave të lëshuara ka lëshuar vetëm alternativën më të shtrenjtë. Dhe na rezulton që sasia e të gjitha recetave që lëshon ky mjek, në 94% të rasteve përfundojnë vetëm te farmacia NEK. Mjeku B. T. në Shkozë, gjithë recetat e tij përfundojnë te farmacia GENI & LORI, 80%, edhe pse Shkoza ka 10 farmaci. Fillimisht po ju tregojmë që duhet të filloni ju vetë të vetëpastroheni dhe të vetërregulloheni. Informacioni është aty, nuk mund t’i shmanget më askush”, tha ai.
Ndërsa drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci, bëri me dije kallëzimet penale për 6 raste, ku pjesë e abuzimit në një rast është bërë dhe pacienti. “Dy mjekë, njëri i Bathores dhe tjetri i Paskuqanit, në bashkëpunim me dy pacientët e tyre, janë dërguar në Prokurori me kallëzimin për falsifikim dhe shpërdorim, dy të parët, ndërsa pacientët vetëm për falsifikim. Mjekët dhe pacientët, në mënyrë abuzive, merrnin dy preparate të shtrenjta, të regjistruara në dy zona apo fshatra të Tiranës, duke ndarë lekët njëri me tjetrin, dhe duke i hequr të drejtën e trajtimit një pacienti tjetër. Te kallëzimi në Prokurori për shpërdorim detyre të një drejtori në ISKSH, të një drejtori spitali, të një depoje farmaceutike dhe të një mjeku nga Ballshi. Këto janë 6 rastet që nga Fondi janë kallëzuar në Prokurori dhe ndaj të cilëve verdikti do të jepet nga Prokuroria”, tha Beci.
Pervec Liri Berishes dhe mbeses se saj askush nuk do lejohet te abuzoje me recetat e barnat.
Zen te dhjefsha mamin…se babain e shurrosi Rama.
Zoti MINISTER!
Flisni per te tilla abuzime, por ju rekomandoj nje fakt trondites: Ne kliniken nr. 10 ne Tirane, recetat nuk leshohen nga mjeket, por nga innfermieret e tyre se ata me shume nuk rrine se sa rrine ne vendin e punes. Infermieret kan vulen, recetat, fallsifikojne firmen e mjekut( sigurisht me miratimin e tyre ) dhe pleqte marrin barnat pa u vizituar fare. Kjo ndodh cdo dite ketu, nene zyrat ku ndodhet edhe Urdheri i Mjekut ( ne katin e trete). Mjeksia po iken poshte e me poshte ndersa ju beni parada koti! Mos genjeni veten se ne qytetareve nuk na genjeni dot, pasi i shikojme me mire se ju problemet( verc nuk kemi force t’i zgjidhim).