Viktimat e abuzimit seksual që në moshë të vogël janë të rrezikuar ndaj shfaqjes së problemeve mendore. Trauma e përjetuar në fëmijëri është e destinuar të kthehet në depresion, varësi ndaj alkoolit apo drogës, probleme me ushqimin apo ankth të vazhdueshëm. Një studim i publikuar nga Instituti Australian për Studimet mbi Familjen thotë se abuzimet seksuale të kryera ndaj fëmijëve nga ana e priftërinjve apo të tjerë persona me autoritet mund të kenë pasoja shkatërruese për shëndetin mendor të viktimave në të ardhmen. Studimi është kryer nga Universiteti i Sidney-t, nën udhëhqjen e Judy Cashmore dhe Rita Shackel, eksperte pranë Fakultetit të Drejtësisë në këtë universitet.