Abuzoi me detyrën, SHÇBA ndalon efektivin e qarkullimit rrugor

redaktor

Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ndaluar 47-vjeçarin, S.S., me detyrë efektiv i policisë rrugore në Komisariatin e Librazhdit, pasi dyshohet se ka neglizhuar me punën e tij.

Me 10 gusht 2015, rreth orës 17:30, shtetasi  A.M, 50 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me bordurën, ku ka pasur dëme materiale.

Efektivi i policisë nuk ka kryer veprime në lidhje me këtë aksident dhe më datë 12 gusht 2015, ka përpiluar praktikën e aksidentit, duke falsifikuar datën në procesverbalin e konstatimit të shkeljes në ditën e aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *