Ad-hock do të nxjerrë “pulën nga kopshti”?!

Dita

Më në fund nga analet e djallëzisë së doktorit doli edhe një “ad-hock”komision që do të jetë “lideri”i hapave reformative në drejtësi. Si nuk paskan të sosur dreqnitë e sojit të keq. Si nxënës i atyre që i ka shërbyer me puthadorë është justifikues. Por ka diçka që ai nuk po arrin të kuptojë apo më mirë nuk dëshiron ta kuptojë.

Koha e tij e të barkës së Drilonit kanë kaluar për të mos u kthyer.”Ad-hock-u” është as më shumë e as më pak, por një kapje e mirëfilltë dhe e institucionalizuar e politikës së mbrapshtë e të urryer që shpresojmë mos t’ia dëgjojmë më emrin. Nuk ka filozof në botë që të mohojë influencën e një fenomeni a një personi në krijimin e premisave për veprimet që njeriu kryen apo ngarkohet të kryejë. Meqë edhe gjykatësit janë njerëz, janë nën këtë ndjesi. Masa e ndikimit varet nga integriteti personal. Desha të them se mënyra si zgjidhet një gjykatës nuk mund ta shpëtojë atë nga ndikimet.

Por ama indirekt dhe me hallka të tjera filtruese absolutisht jo politike e aq më tepër të institucionalizuara si ky komision i turpshëm. Si mund të besojë kush sado naiv qoftë që ai ad-hock do të nxjerrë ndonjëherë “pulën nga kopshti”?! A nuk jemi dëshmitarë se sa qesharakë e mos produktivë janë komisionet? Mund të më thotë kush nga njerëzit e thjeshtë se çfarë mbajnë mend nga puna e tyre? Pikërisht tani sikur këta të fundit mos të mjaftojnë, del Basha me Bylykun me propozimin e “ndritur” të hock-ut të tyre. Si në çdo rast tjetër qëllimi është i qartë.

Vonesa deri në zgjedhjet e ardhshme se mbase mund të ndodhë diçka që u shkon për shtat për të shmangur atë që mund t’u ndodhë për zullumet që i kanë shkaktuar këtij vendi. Kushdo në vend të tyre, kështu do të vepronte. Ama duke i vënë vetes njollën e zeze të turpit (në paçin) të përjetshëm në sytë e shqiptarëve e të miqve tanë. Megjithëse zor se u besohet atyre që u ka plasur cipa me kohë. Paçin fatin e tyre, por ama një “të shtyrë”e duan për t’u gremisur në humnerën e krijuar nga ata vetë. Shpresojmë që edhe ajo (shtysa) nuk do t’u mungojë. Atë që kërkon, e gjen një ditë. Uroj të jetë sa më e shpejtë. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *