Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Më në fund nga analet e djallëzisë së doktorit doli edhe një “ad-hock” komision që do të jetë “lideri”i hapave reformative në drejtësi. Si nuk paskan të sosur dreqnitë e sojit të keq. Por ka diçka që ai nuk po arrin të kuptojë. Koha e tij e të barkës së Drilonit kanë kaluar. “Ad-hock-u” është veç një kapje e institucionalizuar e politikës së mbrapshtë. Si mund të besojë kush, sado naiv, që ai ad-hock do të nxjerrë ndonjëherë “pulën nga kopshti”?! A nuk jemi dëshmitarë se sa qesharakë e mos produktivë janë komisionet? Si në çdo rast tjetër qëllimi është i qartë. Vonesa deri në zgjedhjet e ardhshme se mbase mund të ndodhë diçka që u shkon për shtat. Paçin fatin e tyre, por ama një “të shtyrë”e duan për t’u gremisur në humnerën e krijuar nga ata vetë. Atë që kërkon, e gjen një ditë. Uroj të jetë sa më e shpejtë. Profeti.
