Kanë kaluar 3 vjet që nga hedhja në treg e albumit të parë, që shumë shpejt e shndërroi, në këngëtaren më të dashur në mbarë botën. Por nëse Adele vendosi të shkëputej nga karriera e saj muzikore për t’iu përkushtuar familjes, të ardhurat e saj vazhduan të rriteshin. Pra edhe pa punuar fare 25-vjeçarja ka arkëtuar plot 36.2 milion euro ne vitin 2013, kryesisht nga të drejtat dhe shitjet e albumit të saj të dytë, “21”.
