Drejtuesit e eventit më të rëndësishëm të muzikës britanike, “Brit Awards”, duan me patjetër që Adele të performojë gjatë ceremonisë së ndarjes së këtyre çmimeve.
Dhe për t’ia arritur qëllimit, ata i kanë bërë këngëtares një ofertë të cilën ajo nuk ka mundur t’i rezistojnë.
Sipas “The Sunday Mirror”, Adele, e cila u rikthye në mënyrë sensacionale në industrinë e muzikës me singëllin e ri “Hello”, ka pranuar të performojë në këtë event.
Kjo do të jetë performanca e parë e 27 – vjeçares që prej vitit 2011, kur këndoi “Someone Like You”.
