Adele pas divorcit me një të dashur të ri

Bora Basholli

Vetëm para pak ditësh, avokatët e Adele kanë deklaruar publikisht se këngëtarja i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me Simon Konecki.

Ylli i muzikës botërore dhe Konecki janë prindër të një djali 6-vjeçar, që quhet Anxhelo. Por cila ishte arsyeja se përse dyshja u nda?

Sipas disa burimeve për revistën “People” arsyeja e ndarjes ngjan shumë me atë të Lady Gaga-s. Duke qenë se Adele së fundmi i duhej t’i dedikohej me kohë të plotë profesionit të saj, kjo ndikoi në zbehjen e marrëdhënies që kishte me partnerin.

Mirëpo pavarësisht gjithçkaje, Adele ka vazhduar përpara me jetën e saj dhe madje ajo është parë duke u puthur me të dashurin e ri në New York.

Një burim ka pohuar për “Daily Star” se këngëtarja u ka thënë personave të afërt që tanimë ajo është e divorcuar dhe po mundohet të normalizojë jetën e saj të re.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *