Këngëtarja nga Prishtina, Adelina Berisha, i ka hedhur kategorikisht poshtë pohimet e Noizyt nëpër mediat shqiptare se ka pasur marrëdhënie seksuale me të, duke thënë se ajo është takuar vetëm dy herë me reperin dhe ka raport shoqëror me të.
Adelina ka deklaruar se ajo ka qëndruar vetëm dy herë me Noizyn dhe ato herë në prani të nënës së saj. Ajo thotë se është prej këngëtareve më të moralshme në estradën shqiptare.
“Gjithë suksesin tim ua dedikoj prindërve të mi. Në krah të tyre, unë kam arritur këtu ku jam”.
“Është e papranueshme që mediat të transmetojnë pohime të tilla të një njeriu, i cili është takuar vetëm dy herë me mua në dy koncerte dhe atë në prani të nënës time. Jam shokuar nga këto pohime. Nuk mund të flas për këngëtaret e tjera të përmendura nga ky njeri, mirëpo unë jam një prej artisteve me moralin më të lartë në gjithë estradën tonë. Ato deklarata janë të papranueshme për mua, të gjithë që më njohin e dinë se jam femër tipike parimore shqiptare”, është shprehur Adelina. / Telegrafi

Adeline, qe je e bukur kjo nuk do shume per tu kuptuar, por qe je edhe shume e kerkuar edhe kjo kuptohet sepse je shume e bukur dhe artiste mjafte e mire…….por ne kuptojme dhe ate qe ky Noizi, qenka nje djale pa piken e dinjitetit dhe te moralit…….dua tju kujtoi se ne te tilla raste si te ketij Noizit, thuhet : ” kur te iken fuqia per te bere sekse, te shtohet ne gjuhe……”. Adelin, je nje femer kaq e bukur sa……te gjuajne me gure……te respektoi shume…….