Adem Demaçi: I lumtë Edi Ramës!

redaktor

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka vlerësuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Beograd. “Unë e kom ditë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është një burrë shteti serioz dhe seriozitetin e vet e tregoj mas gjithë atyre që ndodhen në ndeshjen Shqipëri-Serbi, pranoj të shkoj dhe ta vizitoj Serbinë. E kam ditë që Rama ka me fol fjalë të vërteta”,- ka thënë Demaçi në një bisedë për Indeksonline. Ai thotë se Rama u tha serbëve fjalët e duhura dhe të vërteta. “I lumtë Edi Ramës, vetëm në këtë mënyrë Europës i tregohet se Serbia ka qenë shtet çetnik. Andaj, kjo është mirë të shkojmë në Serbi dhe të flasim fjalë të vërteta”, – ka theksuar Demaçi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *