Ademi Bushatit dhe Mesit: Jeni një me Bardh Spahinë, jeni shkodranë

Edona Llukacaj

Ndërsa mitingu elektoral po zhvillohet nën brohoritjet e simpatizantëve të PS-së, pak metra më larg, kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi po udhëheq protestën e opozitës, kundër këtij mitingu. Ajo mori sërish fjalëndhe i bëri thirrje ish-ministri të jashtëm Ditmir Bushati dhe ish zëvendës kryeministres Senida Mesi..

Ademi tha se Bushati e Mesi duhet që të mos bëhen palë me krimin. Ajo shtoi se ata duhet të jenë një me Bardh Spahinë, mikun e tyre, bashkëqytetar.

“Ditmir Bushati dhe Senida Mesi duhet ta dinë se me Bardh Spahinë janë miq, komshinj, jeni shkodranë. Ju si të njohur, si kolegë, ju duhet të distancoheni nga krimi, nga përgjimet që dëgjuam gjatë gjithë këtyre që dëgjuam. Mua më vjen zor që ju jeni përkrah këtij krimineli. Të gjithë ju qytetarë të Shkodrës, ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtën tonë.

Bardh Spahia është në burg. E ju vazhdoni. Jemi kthyer në kohën e Sul Bushatit. Ai ndonjëherë edhe përpiqej, ishte i matur, ndërsa ju jeni bërë më keq. Nuk kërkojmë asgjë. Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë. Lironi deputetin, lironi qytetarët. Ju nuk mund të burgosni politikisht. Asesi. Ti Senida je një vajzë e mirë. Ne të gjithë mund t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit”, tha Ademi, nën thirrjet “Rama ik”.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Baxhelle Vicidoliste. Nuk ja vlen te merresh me kete mase amorfe qe quhet Vol tanga

  • Si ka.mundesi qe kjo Voltana qenka kaq e semure si milotante partie.

    Kjo mendon se Shkodra eshte prone e PD dhe se shkodranet jane nje sekt qe duhet te marin urdhera dhe nuk kane te drejte te kene mendim ndryshe nga mendimi i kryetarit te sektit… !!!!!!!

  • Voltana Ademi mos e krahaso popullin e Shkodres me ty dhe kriminelet e PD,LSI E KOMPANI.JU JENI QE PO SHKATERRONI SHKODREN DHE TERE SHQIPERINE.NE KETE PERIUDHE 30 VJECARE ASNJEHERE PS KUR KA QENE NE OPOZITE NUK KA DJEGUR DHE SHKATERRUAR PRONEN TONE.JU NUK DONI TE DEBATONI ,JU NUK KENI GEN PRULARIST .DIALOGU DHE RESPEKTI ME DHE PER KUNDERSHTARIN POLITIK ESHTE ATRIBUT I QYTETERIMITJU NUK E KENI NE GJAK,AI ESHT ART NE VEHTE.OPSIONI I VETEM I JUAJI ESHTE :VRASJE ,VJEDHJE,E PLACKITJE VETEM E VETEM PER TE ARDHUR NE PUSHTET.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *