Ademi: Covid-19 po përhapet në institucione, duhen testime

redaktor

 

Duke përsëritur edhe njëherë thirrjen për qeverinë që të bëhen sa më shumë testime në të gjitha institucionet e vendit, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka kërkuar që në këto testime të përfshihet plotësisht policia, ushtria si dhe personeli shëndetësor. Ajo thotë se është jetike që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur që Covid-19 të mos përhapet akoma më tepër.
Posti i plotë në FB:
“Sot, fatkeqësisht, janë regjistruar dy raste të reja të personave të infektuar me COVID-19 në institucionet që Shkodër.
Është një personel i reanimacionit në Spitalin e Shkodrës dhe një personel i FNSH-së Shkodër.
Përsëris edhe një herë apelin tim publik për marrjen e masave shtesë për shërbimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, kërkesë testim me URGJENCË të personave që janë në terren çdo ditë:
-Personelin shëndetësor në të gjitha institucionet e nivelet
-Policinë e Shkodrës
-Forcat e Ushtrisë
-Personat që punojnë e veprojnë në territor në asistencë e mbështetje të shtresave më në nevojë.
Është JETIKE që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse COVID-19 po përhapet në institucione të rëndësishme si ato të shëndetit dhe ruajtjes së rendit.
Testimi është e vetmja rrugë për të frenuar përhapjen e COVID-19, bashkë me distancimin fizik e social. #qendronineshtepi duhet të shoqërohet me testimin në shkallë të gjerë, por edhe me pajisjen me mjete mbrojtëse të personelit shendetësor, policisë, ushtrisë dhe personave që veprojnë në territorin e Shkodrës!”

 

e.k. / dita

Share This Article
3 Comments
  • E perhape mire neper tregjet e Shkodres,neper rruge,ne xhiron tradicionale,ne kafene dhe mejhane dhe tani po jep mend.
    Vetem ti nuk mund te japesh mend per ket situate.

  • skandalin e infeksionit te qytetrve te shkodres

    kjo Kerme e vegeel qorre e sharlatanit basha PD-

    (qe jane te interesuar peer sa me shume Viktima )

    s’mundet ta justifikoj me sot
    me ” testimet ” !!!

    Eshte koha te dali Pergjegjesia e infektimit ne mase

    te Shkodres .

    Keshtu eshte kur kur injotantet qe drejtojne

    institucione si ai i Bashkise Shkoder

    injorojne rregullat e

    mbrojtjes -udhezimet si veproj gjithe Bota .

  • Mos lihni kot si jeni mesuar me leh.Ne asnje bashki te vendit nuk i ka marre masat bashkia por Rama me policine e tij keshtu qe eshte faji i Rames qe e ka lene mbas dore Shkodren me qellimin e keq qe te diskretitoje P D-en por nuk ja arrin dot sepse eshte kjo e fundit qe nuk ka pushuar duke kerku qe ti behen tampone njerezvepor Rama e ka mendjen tek vjedhja dhe jo tek njerezit kurse ju rrogtaret e tij meqe nuk mund te jepni argumenta kunder Voltanes filloni e ofendoni ashtu si dini vetem ju femijet e jetimores qe njihni te gjithe per babe Edin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *