Ademi: Duhet të kenë frikë nga gjithë ai refuzim i madh

Edona Llukacaj

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën e saj për të zgjedhurin e 30 qershorit. Në një intervistë për Opinion, Ademi nuk dha një përgjigje të saktë se si do të rezistonte, por u shpreh e bindur se nuk do të lironte zyrën, megjithëse ishte herët për të folur.

Ajo tha: “Ne jemi drejt rrugëtimit të fundit të një marrëzie. Që do të thotë pavarësisht gjitha presioneve…Gjatë gjithë këtij procesi, kam zbatuar vetëm ligjin. Rezistenca ime ka qenë e thjeshtë. Unë i jam referuar vetëm ligjit. Unë di të them atë që më kanë thënë përfaqësuesit e OSBE/ODIHR.

Ajo tregoi edhe bisedën me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, i thanë se pjesëmarrja në votimet e së dielës ishte 7,9%.

Ademi shtoi: “7.9%, që do të thotë ajo që kanë vlerësuar ata. Rreth 10 mijë veta. Rezistenca ime në këtë rast edhe më përpara 30 qershorit, edhe përpara, edhe sot është ligjore”.

Ademi u shpreh për lirimin e zyrës: Ju mendoni se do të vijë me dhunë policia dhe do të më nxjerrë? Si mund të lejohet që kriminaliteti të uzurpojë bashkinë. Kjo nuk mund të ndodhë. Unë akoma besoj se sistemi do të funksionojë. Unë sot kam apeluar. Janë 95% e qytetarëve të Shkodrës që kanë refuzuar. Duhet të kenë frikë nga gjithë ai refuzim i madh. Jemi akoma herët për të shkuar në një konkluzion të tillë”.

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Kuklla mercenare Ademi!

    Sklleverit ARNAUT e bojkotuan SISTEMININ KOLONIAL edhe ne CIRKO-VOTIMET e kaluara.

    Komplet SISTETMI KOLONIAL eshte i pa ligjeshem dhe i DISKRETETUAR

  • Nuk ke bythe per ate vend.se edhe kur e more e din se si emore.Do te nxjerrin per bythesh.ose do te kapesh vete bythen tende dhe do ta nxjerrsh perjashta.Qenushkat qe lehin nuk te hajne.

  • Qeveria ti baje transferim bashkise se Shkodres ne nji lagje tjeter dhe Voltana te rrije ne zyre ku asht mos ta leshojne per jete te jetes.

  • Voltanes duhet me ba kontroll shteteror se ka abuzu me postin qe nuk ka bere asgje per Shkodren edhe me keq se parardhesit e saje ka drejtuar me mendimin se ne Shkoder mbizoteron hajduteria demokratike megjithese Shkodra per 30 vjet ka mbete si fshat i stermadh te rrethuar me plehra e me liqen e lumej te moçalizuar perseri Voltane don kryetaren ne maje te plehut .Duhet larguar nje ore e me pare..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *