Ademi-Ramës: Zbrit me këmbë në tokë, s’mbahet vendi me batuta

Bora Basholli

Pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste, se kjo forcë politike do arrijë të fitoi edhe bashkitë e djathta, vjen reagimi i Voltana Ademit.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, e fton të parin e qeverisë të ulet me këmbë në tokë. Vendi thotë ajo nuk mbahet me batuta.

Me batuta nuk bëhet vendi. Ka bërë krahasime mes Vlorës e Shkodrës, s’dua ta besoj kurrësesi që jemi si Vlora ku njerëzit vetëm zhduken. Nuk kemi parë as ndryshim as vëmendje nga ai. Njerëzit i dinë investimet këtu, në fund të fundit vendi nuk bëhet me batura e ironi, kryeministri duhet të ulet më këmbë në tokë”, tha ajo.

Ademi theksoi ndër të tjera se Rama nuk i ka dhënë asnjë investim Shkodrës, por se pavarësisht kësaj njerëzit kanë besim tek ajo.

Kryebashkiakja, që pritet të rikonfirmohet nga të djathtët njihet për replikat edhe në të shkuarën me numrin një të qeverisë.

 

b.b/dita

Share This Article
11 Comments
  • Po foli keq fidelshpellarkastro Edi eshte OK.
    voltanka ademka ,kam hapur nje folder vetem
    per fjalet tende te rralla.Dhe thone qe Shkodra s’ka edukate ?
    Ti je jo me kembe,por e zvarritur ne gjuha shqipe.Ti je e marre a shtihesh ????

  • Shkodra nuk ka banda fare. Ne Shkoder ka qe nga koha e pavaresise qe nuk ka vrasje!!!
    Ik o Voltane be ndonje pune komunalje se as per drejtore komunale nuk ben ti.

  • Me sa duket , zonja Ademi , duke ecur ne gjurmet e Lulushit , qe nuk la asgje ne kater vjet k/bashkiak i Tiranes , kerkoka nje mandat te dyte , qe ti mbushij mire te gjitha vrimat e lena bosh ! Shkodra “demokrate: e meriton nje monster te tille , ndaj mos u kurseni ju shkodranet dhe besojeni kur ajo betohet se eshte e “virgjer” !

  • Shkodra eshte qytet i madh dhe bashki e madhe.
    Voltana nuk ka nivel e vizion per te drejtuar kete bashki.
    Voltana nuk e kupton fare lu eshte por keta qe e votojne dhe mbeshtesin pse nuk ja thone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *