Një i ri shqiptar, i apasionuar pas alpinizmit, humbi jetën teksa ngjiste malin e Olimpit në Greqi.
26 vjeçari Ilia Dhimitri, kishte organizuar një udhëtim me mikun e tij, me të cilin studionin së bashku në Selanik, që me sa duket ishte i fundit për të.
I riu nga Korça gjeti vdekjen, pasi u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash në greminë, ndërsa miku i tij mbeti i lënduar.
Bashkëudhëtari i tij arriti të mbahet në një pemë, ndërsa fatkeqësisht Ilia nuk mund të gjejë ndonjë mbështetje dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen

Babai i djalit që arriti të mbijetojë ka thënë për gazetën greke Protothema, se me gjithë përpjekjet për ta shpëtuar, i biri nuk mundi. “Djali im zbriti, shkoi tek miku i tij, i lidhi kokën dhe e mbajti atë në duar derisa arritën shpëtuesit. Por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë”, u shpreh ai.
Gazeta greke shkruan se 26-vjeçari kishte ëndërr të udhëtonte në botë dhe të pushtonte sa më shumë maja të larta, por ëndrra u pre në mes pikërisht në malin ku sipas gojëdhënave jetojnë perënditë.
