Adhurues të çokollatave, mblidhuni këtu

Mila Hysotoci

Pa përjashtim, të gjithë jemi nga pak “të çmendur” kur vjen puna tek konsumimi i çokollatave. E flakim tutje në moment dietën dhe nuk bëjmë kompromis me shijen, sepse ëmbëlsisë së tyre vështirë se mund t’i rezistosh.

Sa herë kemi pasur një coffee break gjatë punës, apo pushime të ndërmjetme gjatë ditës dhe me vrap jemi “vërsulur” tek dyqani më i afërt, apo kemi nxjerrë nga çanta atë copën e vogël të çokollatës që na ka mbetur nga dita e mëparshme. Të gjithë bëjmë mëkate të kësaj natyre. E pse jo në fund të fundit! Studimet pohojnë që çokollata është mjeti më i mirë i luftës kundër depresionit. Pavarësisht në ç’formë vjen, është e paketuar, apo e nxehtë, ju mund ta pini në filxhan çaji, ose ta përhapni mbi fetën e bukës, efekti që do të merrni më pas është i njëjtë, ëmbëlsi dhe shije në një.

Falë konsumimit të tepërt në të gjithë botën, çokollata është bërë elementi qendror i shitjes dhe tregtisë në shumë shtete e kontinente të ndryshme. Por, ne të Class jemi ndalur në këtë ditë të prag fundjavës për t’ju treguar diçka më shumë: vendet më IN në botë, ku mund të blini çokollatat më të mira. Këto dyqane tashmë, janë edhe atraksione turistike. Ndryshe, konsiderohen si kopshtet e Edenit në Tokë, sepse janë mini parajsa ku mund të ndani gjithë dashurinë që ju keni për çokollatën e preferuar tuajën.

Nëse këto destinacione ju duken larg, mos e humbisni shpresën! Gjithmonë ka një zgjidhje alternative. Mund t’i porosisni online, mund të udhëtoni këtë verë gjatë pushimeve tuaja, ose mund t’jua sjellë një i afërm juaji që jeton aty.

Jeni gati për të parë guidën bashkë me ne? Janë vërtet interesante!

Domori, Torino

Godiva, Bruksel

Paula A. Yong, Londër

Puccini Bomboni, Amsterdam

Stick with me, New York

SpagnVola Chocolater, Maryland

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *