ADI: Elhaida Dani fituese në Eurovision 2015

Dita

Elhaida Dani shfaqet si këngëtarja e preferuar për të fituar Festivalin e Këngës Eurovision 2015, sipas një analize të bërë nga Adobe Indeksi Digital.

Analiza i referohet lëvizjeve në mediat dhe rrjetet sociale (klikimeve, shikimeve, komenteve etj) rreth garuesve të Eurovisionit, para dhe pas gjysmë-finales të prezantuar gjatë kësaj jave. Sipas kësaj analize, Elhaida Dani shfaqet si këngëtarja më e preferuar, për të fituar Eurovision 2015.

Para gjysmë-finales, Australia me Guy Sebastian ishte në krye të listës së lëvizjes sociale, por referuar analizës më të fundit të bërë menjëherë pas gjysmë-finales duket se u rrëzua lista e mësipërme me hyrjen e Shqipërisë.

430_eurovision chart 2.1“Nëse Eurovision vendoset nga popullariteti, fituesi i finales së madhe mund të jetë Elhaida Dani nga Shqipëria,” tha Philippe Laguerre-Auguste, Drejtor i Komunikimit EMEA në Adobe.

Analiza ADI nxjerr të preferuar Elhaida Dani, duke iu referuar lëvizjeve të shumta të cilat shprehen në rrjetet sociale duke përfshirë: Facebook, Google, Reddit, Twitter, Dailymotion, Flickr, Instagram, Tumblr, VK, Disqus, Metacafe, WordPress dhe YouTube, si dhe Blogs.

Share This Article
3 Comments
  • fluturim me presh i thone kesaj. Kenga ishte mavri dhe kengetarja murmuriste me shume se kendonte dhe mbi te gjitha turp qe kendohet ne anglisht sepse jemi nder gjuhet me te vjetra ne bote dhe eshte shans qe bota ta degjoje gjuhen e perendive.

  • Qenkeni koqe fare dhe ju njesoj si lumpeni shqiptar e sidomos ai shkodrano-mysliman qe nje zecjerre e paraqet si talente te madhe.Budallenj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *