Adi Krasta, një nga gazetarët më të diskutuar në vend ka bërë disa herë lëvizje të tilla dhe shprehja e tij “Nuk martohem me stacionin televiziv, por me projekte televizive” duket se jetësohet serish.
Në mes të thashethemeve së rretheve gazetareske se Krasta mund të ishte drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, prezantuesi i njohur të çudit me një lëvizje të re spektakolare pikërisht për faktin se fillon sezonin në Agon Channel, një stacion i ri televiziv krejt i panjohur.
Ka qenë shumë e diskutuar në publik ndarja e Krastës me Top Channel, një ndarje e hidhur, e cila u ballafaqua edhe në gjykatë dhe ku vazhdon të debatohet në shkallën e dytë.
Kësaj radhe, siç transmeton ikub, mesa duket është ndryshe, Krasta është larguar nga Vizion plus pas përfundimit te kontratës, dhe pas një kontrate te re, e quajtur e paturpshme nga pikëpamja financiare, siç thotë vete gazetari i njohur, ai ka vendosur që të kaloje në stacionin e ri te porsa hapur televiziv, Agon Channel, e cila është në pronësi të italianit Francesco Becchetti.

thoni c,te doni ate hitheni si te doni ai qendron ne kembe …ky eshte ikona e kultures dhe gazetarise shqiptare ,,, po ne vendin tone kane nder qelbesirat ,si ferzo si frangaj si ckullaket si zhejte ..keta njeres zbehin ,bukurite e gazetareve ,,mero thano halili e tje ..s,ke cben ate vend e e sundojne mediokrit me ne krye anadollakun ferzo
Adi Krasta, eshte nje nga moderatoret me te mire shqiptare, shume profesionist dhe eshte nje shkolle e gjalle e televizioneve shqiptare.
Kur shikoj Adi Krasten ne rolin e moderatorit, me duket sikur shof moderatorin e shquar gjerman Gunter Jauch, qe sot per sot mban peshen me te madhe ne emisionet gjermane.
S’gjeti rehat ky njeri.Iku nga Topi tek nje tv qe nuk e shikon njeri Vizion plus( me qe ra fjala ka nja 3 dite qe i ka ngecur figura).Tani paska shkuar tek nje tv qe nuk e njeh njeri.Do kete gjetur caj aty tek italiani.
Eh medet medet ku ka katandis ky vend! E kujt i plas trapi se ku shkon ky pepino i shemtut? Mua me ben alergji kur e shoh si spurdhjakset ne ekran. Shtrengohet e shtremberohet i teri sikur do dhjese xhevahire nga goja. Po ik o Krastavec gjej ndonje zanat tjeter, se s’behesh dot Jay Leno ti me ate surrat e me ate emer. Sot ne 2013 ata qe dun me pa televizor shohin direkt Jay Leno apo Conan apo te tjere emra qe jane “brands”. Gjej veten ku te ka humb o Ad katunari, se as katunaret nuk po te deshifrojne dot tani ne stillin alla-Krasta-chat show. Poplli do pislliqe, do legena si pune e Canit. Elitat duan cilesi nga emra te vertete, keshtu qe …nderro zanat dhe gjej rehat, se per TV s’ke takat!!
Nuk keni kulturën e duhur “zambaku i prizrenit” per te vleresuar adi krastën? Mësoni të flisni e te shkruani shqip me pare. Nuk je zambak por gjëmbaç. Populli nuk shkruhet poplli. Ke dhe shume gabime të tjera që te “dozojnë” kapacitetin……….!
AGON TV E KEMBEMBAJTUR NGA PLEHRAT E NANO-BERISHE-BASHES
Ja çfare shkruante me 3 korrik te 2004-shit gazeta me e madhe italiane “Il Corriere della sera” (Korrieri i Nates) per pronarin e AGON-tv me administrator Alessio Vincin mikun e zemres se Endrina Perparme Fuges.
ROME – ” Ideja erdhi tek unë dhe tek xhaxhai im se bashku” thotë krenar Francesco Becchetti , 37 vjeç , djali i vëllait të gruas se Manlio Cerronit, nipi i mbretit të Malagrottes, landfilli me i madh i plehrave te kryeqytetit italian, 260 hektarë në mes të Romës dhe Fregenes, 4400 ton plehra në ditë transportohen me kamionët e AMA-s, 44.000.000 € paguhet çdo vit nga Komuna e Romes.
Ideja e mrekullueshme quhet Shqiperia.
Çfarë lidhje ka Malagrotta me Shqipërinë? Asgjë per tani, jemi me shpresë.
Por mbeten edhe dy vite qe landfilli i plehrave te Romës, sipas parashikimeve, do të jetë aq i mbushur, sa nuk do ketë vend as edhe per një kilogram mbeturina, as per një qese me mbeturina, apo as per lekuren e nje molle.
Pra, çfarë duhet të bëjmë? Skenari apokaliptik. Roma e mbytur nga mbeturinat.
Mendoni emergjencën në Kampania disa javë më parë, shumëzuar me një mijë, madje edhe për një miliard.
Manlio Cerroni, megjithatë tashme e ka gjetur zgjidhjen. Zgjidhje e brendshme, të teknologjisë së lartë, ndotje zero: nje gasifikator mund të ndertohet në Malagrotta deri në fund të vitit 2005 për te kthyer plehrat në energji elektrike të pastër.
Një kile plehra për një kilovat të energjisë së rinovueshme, dmth 30 megavat në ditë, fuqia e aftë për mbulimin e nevojave me energji elektrike te një vendi me 10.000 banorë.
Projekti kolosal 500.000.000 € eshte financjuar tashmë. Ata presin në këtë pikë vetëm lejet e rajonit dhe të komunes se Romes.
Nëse do arrijne keto liçenza shpejt – arsyeton nipi i Cerronit (Francesco Becchetti .sh.im) -gasifikatori do të fillojnë të funksionoje pas një vit e gjysmë dhe perpunimi i plehrave në Romë do të jetë një problem i zgjidhur përgjithmonë.
Manlio Cerroni, 78 vjeç, njeri shumë fetar, ka shprehur për këtë dëshiren për të përuruar objektin në prag të Krishtlindjeve të vitit 2005, në fund të Meshës papes në Shën Pjeter.
Mbeturina te bekuara … Mire, por në qoftë se koha ndertimin e gasifikatorit do te shtyhet?
Mali i plehrave ne Malagrotta do vazhdojnë të rritet pashmangshmërisht.
Dhe këtu hyn ne loje hipoteza Shqipëria. Zgjidhje alternative, ide rezerve, thekson Becchetti: landfilli i Kasharit, kontrata e nënshkruar tashmë një marrëveshje me vlerë 180.000.000 € për “Albaniabeg”, shoqëria ne të cilen Becchetti është administrator (Ceo) dhe xhaxhai i tij Manlio është këshilltar, kompani e grupit “Cecchini Sorain” – thotë nipi i tij – kompania historike e familjes.
Brenda 6-8 muajve impianti shqiptar do të jetë i aftë të importoje nga Italia rreth 1000 ton në ditë nga ato “eko-bales ” që ne të gjithë kemi parë në televizion, në shërbimet e fundit per krizën e plehrave te Napolit.
Një Malagrotta Dy, atëherë, është e profilizuar ne horizont?
“As edhe si enderr – pret shkurt Becchetti – Për Romën … mjafton vetëm gasifikatori.”
E vërteta është se në Shqipëri sot, ekziston një bombë ambientale që quhet Sharra, nje landfill ne qiell te hapur, ku vazhdohet të grumbullohen ton dhe ton të plehrave, me rrezikun serioz të epidemive të rënda për popullatën.
Qeveria e Fatos Nanos, ka kërkuar ndihmë Italisë dhe Cerroni e nipi i tij kanë afruar “ndihmen”, sepse edhe Italia vuan krizen e plehrave, sidomos në qender-jugun e italise.
Në depoziten e plehrave te Kasharit duhet, në fakt, te përfundojnë në rradhe te parë plehrat e tepërta të Pulias, te cilat sot shpesh marrin rrugën e trenave per në Gjermani me një çmim shumë të lartë (Pothuajse 600 lireta për kilogram te mbeturinave – thotë inxhinier Mario Micheli, njeriu i besuar i Becchetti-t dhe mbikëqyrësi i ketij projekti – në Shqipëri, megjithatë kostoja e depozitimit te plehrave për rajonet italiane do kushtoje më pak se gjysma”).
Në këmbim për këtë “operacion”, kompania romane do të sigurojë për 13 vjet, per rrethet e Tiranës dhe Durrësit trajtimin e plehrave falas dhe përdorimin e një pjesë te energjisë elektrike të prodhuar nga termovalorizuesi (impiant per djegjen e plehrave) e cila do të jetë gati në vitin 2006 (Pjesa tjetër e energjise, megjithatë, do të kthehet në Itali – sakteson Becchetti – Ndërsa unë ju kujtoj se energjia elektrike e prodhuar nga plehe-djegesat e plehrave italiane te eksportuara në Gjermani mbetet e gjitha per gjermanët dhe falas … “) . Me pak fjalë, nipi i pronarit të Malagrottes ka ide të qarta.
Ai vetë thotë se ai ishte lindur, praktikisht në plehra:”Kur ishte 4 vjeç – thotë ai – shkoja për të luajtur me qenin tim Kasciù në landfillin e vjetër të Ponte Galerias dhe nuk mund ta mohoj se ajo erë aq e fortë e plehrave, që të tjerëve i ndillte peshtiresi, mua me pelqente jashtemase”.
“I perngjason krejtesisht xhaxhai i tij” shprehen ata që e njohin atë mirë.
Avokati Manlio Cerroni sot është një boss i fuqishem . Ai ka hapur impiante per trajtimin e plehrave në Brazil në Rio de Janeiro dhe Kawasaki në Japoni. Dhe pastaj në Kanada , Norvegji, ne Republiken Çeke, ne France. Me nje shtatorin e ardhshëm do të inaguroje një tjetër impiant, i pari nga shtatë qe do ndertoje, edhe në Sydney, Australi.
Manlio Cerroni ka 7.000 të punësuar në mbarë botën dhe një xhiros totale te llogaritur në rreth € 2 miliardë dollarë. Një perandori . Ai nuk ka pelqen shtypin, nuk i pëlqen të jete ne qender te vëmendjes (“Unë jam një nendetese qe noton pa zhurme, tha ai njehere, në një intervistë të rrallë).
Tani ai ka themeluar edhe një stacion televiziv “Roma Uno”, me lajme te pasura që flasin shumë rreth qytetit dhe grupeve të ndryshme etnike që jetojnë atje, nga kinezët cingalezet, nga magrebinet, filipinet.
Quajeni po te doni Televizion i plehrave..
Figure e neveritshme ne Tv,shemtire, shtremberon turinjte, pa le i shkreti me syrin.
Flet pa lidhje, konfuz,shume arrogant me koleget ne ekran, Tani nuk vlen as per biokimin,
Krasta eshte nje djalë i talentuar dhe elegant né artikulimin e shqipes. Njerezit nuk gjykohen nga pamja fizike por nga talenti. Krasta eshte i talentuar por me sa kam kuptuar nuk ka gjetur hapesire per lirshmerine e tij te natyrshme,as pavaresine e mendimit te tij disi te harbuar por gjithsesi natyral. Agon do te jete ndoshta kanali me i fuqishem televiziv ne vend… Kaq!
Adi Krasta eshte nje nga moderatoret me te mire shqiptare, prandaj ju qe flisni si kodra mbas bregut, mbylleni ate hale.
Mbylleni ate hale, se gjysmen e kultures qe ka ky shoumen i televizionit, te kishin shqiptaret, ne sot sdo te diskutonim integrimin ne BE, por do te ishim bere me kohe faktor stabiliteti ne Europe.